Konspiracion apo epidemi?

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Nga: Usama NEBIL

Me shtimin e frikës nga shndërrimi i sëmundjes së gripit të derrit në epidemi të pashërueshme, me ardhjen e pranverës, me akuzat të cilat përfshijnë politikanë dhe biznesmenë të kompanive të barërave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se ata propagandojnë për një sëmundje që në realitet nuk ekziston, për të fituar pasuri si dhe për të përdorur atë si trysni politike, ndërmjet kësaj e asaj u rrit hamendja e popujve të botës, ndërmjet interesimit për ta ndalë këtë sëmundje apo neglizhimi i saj i plotë në mënyrë që kompanitë propaganduese që kanë thurë komplot të mos fitojnë asgjë.
Në kohën kur apelojnë Kombet e Bashkuara për domosdoshmërinë e interesimit për ta marrë vaksinën për këtë sëmundje, u shfaq një numër i dijetarëve, ekspertëve dhe analistëve të cilet konfirmojnë se biseda rreth gripit të derrave nuk është tjetër veçse shfrytëzim i të varfërve të botës, e që gripi i derrave nuk është tjetër veçse një përpjekje tjetër për të përhapur panik dhe kaos ndër popull dhe njëherit përpjekje për t'i detyruar ata të vaksinohen, e që është e domosdoshme për çdo njeri të jetë në dijeni për përmbajtjen e vaksinës së merkurit, i cili shkatërron sistemin nervor dhe shkakton kancerin.
Në kohën kur vrapojnë shtetet e botës së tretë për të marrur me vështirësi vaksinën e kësaj sëmundjeje, vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë sinjalizojnë se aftësia e prodhimit botëror të vaksinës së gripit të derrave në kushtet më të mira deri në 5 miliardë doza në botë, përafërsisht.
Konspiracion amerikano-çifut
Si duket çështja nuk ndalet tek përhapja e sëmundjes dhe përpjekja për ta ndalë atë, pasi që gazetarja austriake Jan Berger Meister e akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Këshillin e Kombeve të Bashkuara, presidentin amerikan Barak Obama, një grup të lobit çifut të cilët i mbikëqyrin bankat më të mëdha në botë e ata janë David Rothschild dhe David Rockefeller dhe Xhorxh Sorosi, me akuzën se këta janë duke e përgatitur terrenin për të kryer gjenocid, në një ankesë paraqitur tek Byroja Federale e Hetimeve (FBI), sipas gazetës "agimi" në Algjeri".
Kjo ankesë e re është koherente me një akuzë tjetër të ngritur në prillin e kaluar kundër kompanive farmaceutike siç janë: "Baxter", dhe "Green Hills afire dhe teknologji",e për të cilat gazetarja mendon se janë përgjegjëse për prodhimin e vaksinës kundër gripit të shpezëve,e cila mund të shkaktojë epidemi globale,dhe për të hulumtuar për pasuri në të njëjtën kohë.
Gazetarja në akuzat e saj përmend një grumbull justifikimesh që asaj i duken se janë objektive, kjo konsiston në faktin se të akuzuarit kanë kryer të ashtuquajturin "Terrorizëm Biologjik", gjë që e shtyri t'i konsiderojë ata se përbëjnë një pjesë të "Mafias Botërore" e cila si profesion ka kryerjen e akteve kriminale përmes prodhimit, avancimit, magazinimit të vaksinës e cila është e destinuar kundër gripit, me qëllim që ta përdorin atë si një "Armë biologjike" për eliminimin e banorëve të globit në mënyrë që të arrijnë përfitime materiale.
Berger Meister e konsideroi gripin e derrave si një "panik", duke i akuzuar ata që janë të përmendur emrat e tyre në ankesë, se janë duke bërë komplote dhe duke u përgatitur për të bërë vrasje masive të banorëve të globit, përmes imponimit të vaksinimit të obligueshëm kundër njerëzve, ngjashëm me atë që po ndodhë në Shtetet e Bashkuara, duke u nisur nga bindja e saj se imponimi i këtyre vaksinave me qëllim ndaj njerëzve shkakton sëmundje fatale, gjë që e shtyri atë ta përshtat këtë akt si shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut dhe fillim i përdorimit të "armëve bioteknologjike".
Duke u nisur nga kjo, Jan Berger Meister në ankesë mendon se, akte të tilla nuk mund të klasifikohen ndryshe vetëm si "terrorizëm dhe Super Tradhëti".
U shndërrua objekti i kësaj ankese, në një çështje reale të cilën e ngritën organizatë profesionale dhe të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës dhe në krye të tyre shoqata franceze "Ace or Ace për drejtësi dhe të drejtat e njeriut", e cila shpejtoi duke bërë apel që të hapet hetim penal me qëllim që të ndal ndodhjen e një krize shëndetësore të rrezikshme, dhe theksoi nevojën e kufizimit të projektit në përmasa të gjera të planifikuar në fillim të stinës së kësaj vjeshte.

Sipas një specialisti gjerman te sëmundjeve të mushkërive, vaksina përmban qeliza kanceroze nga kafshët, siç është vërtetuar se vaksina e gripit derrit i cili pritet të nisë në tetor, rrit rrezikun e kancerit.
Shtoi doktori gjerman Dr.vidarxh: "Kjo është biznes i madh për industrinë farmaceutike, gripi I derrit nuk ndryshon shume nga gripi normal, dhe në të kundërtën, nëse shikoni në numrin e rasteve kjo s'është asgjë në krahasim me sezonin e gripit te rregullt," dhe nuk shkaktojnë vetëm se simptoma te gripit normal dhe se nuk kerkon vetëm se pak dite pushim.
Studiuesi Blay Lock thotë: "Vaksina e gripit të derrit e kompanisë Baxter e cila quhet Celvapan, përmban qeliza nga majmunët e gjelbër afrikanë të cilët janë kontaminuar më parë me bartjen e shumë vaksinave të infektuara me viruse të tjera si HIV-i, për më tepër se ato shkaktojnë një numër të konsiderueshëm të sëmundjeve kanceroze".
Ndërkohë, një numër i madh specialistësh të Virologjise thonë: "Programi i vaksinimit të detyrueshëm kundër gripit të derrit, kur të vështrohet me kujdes, bëhet e qartë se virusi H1N1, është shkaktar i sëmundjes nga viruset e kombinuara gjenetikisht dhe se ai është lëshuar me qëllim që ta arsyetojnë vaksinimin".
Dhe pyesin: "Prej nga mund të ndodhë që ky virus të jete prezent te të gjitha këto gjene?!.." Ata thanë: "Analiza e saktë e virusit tregon se gjenet origjinale të virusit janë të njëjta me ato qe ishin në virusin epidemik qe u përhap në vitin 1918, duke shtuar gjene nga virusi i gripit të shpezëve H5N1 avian influenza, dhe tjetra nga dy gjeneza të reja të virusit H3N2, kështu të gjitha faktet sinjalizojnë se gripi i derrit faktikisht është një virus i kombinuar dhe i prodhuar gjenetikisht.

Konspiracion kundër të varfërve të botës
"Kjo që po ndodhë nuk është tjetër veçse një konspiracion për t'i shfrytëzuar të varfrit e botës... " me këto fjalë e shpjegoi sociologu zvicran, Jan Ziegler, konsulent në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, interesimin e Shteteve të Bashkuara dhe të ndihmëtarëve të tyre nga lobi çifut, për rrezikun e përhapjes së sëmundjes dhe përpjekjes së shpërndarjes së një vaksine të veçantë për ta penguar këtë sëmundje apo për ta ndalë atë.
Ziegler Thotë: "Gripi i derrit shfrytëzohet në kurriz të të varfërve të botës, ndërsa mediat janë çuar në këmbë për shkak të vdekjes nga virusi të 45 personave gjatë javëve të para, për çdo ditë njëqind mijë njerëz vdesin nga uria dhe pasojat e saj të drejtpërdrejta.
Ai shtoi se kjo është një "mburrje", që një përgjegjës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të dalë para mjeteve të informimit duke thënë: "Virusi H1N1 i kërcënon 2 miliardë njerëz", ai aludon me këtë se përgjegjësit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme me deklaratat rreth rrezikut të virusit.
Ai shtoi se nuk e mohon faktin se Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe e detyruar të kontrollojë shëndetësinë botërore "mirëpo ajo nuk duhet ta stërmadhojë ilustrimin e gjërave", mirëpo ajo duhet t'i jap çdo ngjarjeje vlerën e domosdoshme, e mos të fusë frikë në zemrat e njerëzve, sepse ajo di për faktet e sëmundjes më shumë sasa dinë njerëzit.
Ai theksoi se 953 milionë njerëz vuajnë përgjithmonë nga kequshqyerja, po ashtu çdo pesë sekonda në botë vdes nga një fëmijë nën moshën dhjetë vjeçare, ai shtoi duke thënë: "Ne e pranojmë këtë sikur kjo të jetë diçka shumë normale".
Ai theksoi se "nuk ka konferenca për shtyp në lidhje me këta njerëz, as mobilizim ndërkombëtar për ta, në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë i thërret mediat për çdo ditë në rezidencën e saj kryesore në Gjenevë, për t'i njoftuar më të rejat e gripit të derrave"; Ziegler tha: "Kur çështja ka lidhje me të mëdhenjtë, ndërgjegjja ndërkombëtare shkundet, kjo tregon për verbërinë e cila na ka goditur neve, si dhe për ndjenjat tona të ftohta dhe të ulëta skajshmërisht dhe ironinë tonë ndaj realitetit".
Po ashtu profesori zviceran thotë se kjo është për tu habitur, që të orientohen mediat, të merren me krizën e derrave, ai tha: "Nuk do të habitet nëse më vonë do të del në shesh se kompanitë e mëdha farmaceutike janë ato që e kanë në dorë këtë orientim të mediave në dritën e ngecjes ekonomike që i goditi ato gjatë krizës financiare dhe ekonomike globale.
Ziegler shtoi duke thënë se gripi i shpezëve u solli miliarda kompanive farmaceutike gjigante nga shitja e barërave, pas "grumbullimit" të zbulimeve të cilat i posedojnë ato, dhe veçanërisht të barërave kundër gripit.
Një plan për të na shkatërruar neve
Si konfirmim i asaj që u theksua më lart, raporte arabe të informimit vërtetojnë se vaksina e gripit të derrave të cilën janë duke e përgatitur kompanitë farmaceutike gjigante, po punojnë pa pushim për të prodhuar sasi sa më të mëdha nga kjo vaksinë, gjate disa muajve, që mjaftojnë për të vaksinuar banorët e globit, kjo nuk është tjetër vetëm se plan për të na e shkatërruar mendjen tonë, shëndetin tonë dhe aftësitë tona seksuale, përmes një fushate të gjerë të vaksinimit global dhe kjo përmes përdorimit të materieve shtesë të veçanta të cilat quhen materialet ndihmëse, synimi teorik për shtimin e këtyre materieve është shtimi i fuqisë së vaksinës.
Raportet bëjnë të ditur se edhe përkundër asaj se ekzistojnë shumë materie ndihmëse të sigurta të cilat mund t'i shtohen vaksinës, ata vendosën të shtojnë materien squalene që është një materie e rëndësishme dhe shumë e shpërndarë në trupin e njeriut të cilën e merr nga ushqimi, kjo është materia themelore nga e cila trupi prodhon një numër të konsiderueshëm të vajrave, thartirave yndyrore të ndryshme të rëndësishme për të kryer funksione vitale të rëndësishme, në pjesë të ndryshme të trupit, kjo është materie bazë nga e cila prodhohen të gjitha hormonet seksuale, si të mashkullit ashtu edhe të femrës, kështu që është përgjegjëse për fertilitetin e meshkujve dhe të femrave, po ashtu kjo është e rëndësishme për qelizat e trurit për të kryer funksionin e tyre në formë të rregullt, gjithashtu luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qelizave nga plakja dhe mutacionet gjenetike, ndërsa është vërtetuar se injektimi i elskavalinës si materie ndihmëse me vaksinat shkakton kundërpërgjigje imunitive të përgjithshme kronike të sëmurë në tërë trupin kundër materies elskavalinë.
Raportet konfirmojnë se numri marramendës që përmend Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) rreth goditjes me grip të derrave nuk është i saktë... e vërteta është diçka krejt tjetër, këtu lind pyetja: pse e gjithë kjo?
Përgjigja vije se, disa shtete siç është Britania tani i regjistron të gjitha rastet e gripit sikur ato të gjitha janë grip i derrave... dhe kjo duke u mbështetur në sondazhe të cilat bëhen përmes internetit, jo më shumë!!! Nuk është për tu habitur nëse shumica e këtyre rasteve nuk janë tjetër vetëm se ndonjë grip normal.
Raporte gazetareske botërore vënë në pah se bëhet fjalë për një konspiracion mbrapa të cilit qëndrojnë shtete të caktuara të cilat planifikojnë zvogëlimin e shpërthimit të banorëve në botë që është në rritje të vazhdueshme në mënyrë kolektive dhe të shpejtë, po ashtu dëshirojnë të arrijnë brenda trupit të njeriut që ta kontrollojnë atë mentalisht, emocionalisht dhe fizikisht... kjo është ajo që e arsyeton shpërthimin masiv të vaksinimit të fëmijëve në vitet e fundit. Islamtoday.Com
 
Titulli: Konspiracion apo epidemi?

Besoj qe tani eshte sh e qart qe eshte epidemi....
 
Back
Top