Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Konkursi i letërsisë ~shtator~2025

Voto krijimin që të pëlqeu

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 0 0.0%
  • Vetëm …

    Votat: 0 0.0%

  • Totali i votuesve
    1
  • Ky votim do të mbyllet: .

Gi de Masha

Anëtar i ri
VOTO 2 NGA 3

Për shkak se u bë shumë vonë, nuk po arrij ta rregulloj teknikisht, por do ta rregulloj nesër ( faktikisht sot ) më vonë.
Ndjesë!


PËRMBAJTJA

Aeroporti i Zaventemit

Të harrrova, se të dua

Vetëm …
 
Redaktimi i fundit:
Aeroporti i Zaventemit (maj 2016)

Per shkak se duhej te ishim 3 ore para nisjes se avionit i cili nisej ne 6,30 te mengjezit, ate nate nuk fjetem fare. Ne 3,30 erdhi çuni me makine siç e kishim lene dhe u nisem direkt drejt aeroportit te Brukselit. Per gjysme ore arritem aty. Kordone ushtaresh dhe betoni te drejtonin se nga duhej te shkohej. Të dukej sikur po i afroheshe nje zone ushtarake. Te gjitha makinat, perveç taksive, futeshin ne parking, nje ndertese e madhe thuajse ngjitur me ndertesen e aeroportit. Ndonse ora shenonte 4 e mengjezit, katet e parkingut ishin plot me makina dhe njerez. Ashensoret e medhenj, ku futeshin nga 20 veta pernjehere me gjithe bagazhe, na nxorri perball nderteses se aeroportit e cila nuk ishte as 10 metra larg. Vetem rruga e makinave e ndante, veç me nje ndryshim se makinat nuk vinin me aty. Aty ishte bere nje gardh me hekura, ku duhej te kaloje ne nje si tend ku kishin vendosur kontrrollin e pare, skaneret e para. U afrova dhe vura re qe disa njerez kalonin jashte tendes, pa kontrroll fare. Ndalova dhe prita gruan qe po vinte mbrapa me nje çift shqiptaresh me nje femije te vogel qe po udhetonin per here te pare nepermjet Zaventemit.
-Grua kalojme ketu anash, se aty brenda vonohen, - dhe morra drejt, por nje police ma beri me shenje te futesha ne tende, drejt skanerit. Pashe qe radha aty ishte e gjate.
- Fakju, - shajta ate, me te vetmen fjale anglisht qe dija. Ajo u skuq dhe vazhdoi per me tutje. Isha nxehur keq, me dukej sikur do lija avionin, si shum te tjere qe e kishin humbur.

Cdo ushtar a polic qe kalonte afer meje, ndigjonte te vetmen fjale anglisht nga mua; Fakju. Gruaja po ma bente me shenje qe te mos i shaja ashtu, por une ia ktheja ne hollandisht; - ç'eshte kjo pune keshtu, disa kalojne tutje e disa rrijne ne radhe me ore. Isha gati te kacafytesha me ndonje aty, por jo, ata kishin marre urdher te mos konfrotoheshin me asnje qytetar, çfardo zemerimi qe te zbraznin udhetaret. Cdo minute me dukej si ore. Me ne fund kontrrolli aty mbaroi, e drejt nderteses se aeroportit.
- Fakju - i ngriva buzeqeshjen ne goje punonjesit te fundit qe drejtonte me dore udhetaret drejt deres, drejt hyrjes.

Sapo hyme ne sallen e madhe, pikerisht aty ku kishin plasur bombat, pame qe salla ishte zvogluar. Shume pjese te saj ishin mbyllur me kartoxhens, ndoshta punohej akoma aty. Chekinget ishin plot, shifja shoqeri fluturimesh, si Jetairfly, Aerflot, etj qe punonin me mbi kapacitet dhe pa e shenuar se per ku nisej avioni, per ku ishte destinacioni.
- Rri ketu malu se mund te jete edhe kjo, - pashe nje radhe prej 500 vetash qe rrinin tek tre sportele te Jetairfly-s, - sa te shoh nga krahu tjeter, se ku i dihet, - dhe u nisa tek rreshtat e tjere.
- Zonje ku eshte çhekingu i Jetairfly per Albanie.
- Eshte ne numrin 1 ne fillim fare.

Vertet ishte aty ku me tha ajo. Pashe shqiptaret e mij ne radhe. U ktheva mbrapsht e morra gruan dhe ate çiftin e ri. Ata te dy kishin ardhur nga Greqia, si shum shqiptare te tjere, qe pas 20 vjetesh kishin marre nenshtetesine greke. Djaloshi ishte rritur ne Greqi ndersa vajza ishte nuse nga Shqiperia. Do udhetonte vetem nusja me gocen e vogel. Sapo u afrova, vura re dy sportele bosh te Jetairfly e dy plot me udhetare qe rrinin ne radhe. U kujtova qe çuni seç kishte rregulluar me internet, dhe nxorra letrat e printuara e ia dhashe nje punonjesi te Jetairfly qe drejtonte pasagjeret drejt sporteleve.
- Ju kaloni ketu zoteri, ndersa ju zonjushe - iu drejtua vajzes se re- atje tek radha. Ne dhe te tjere qe e kishin bere onlajn çekingun, mbaronim pune shpejt, te tjeret ne radhe. U ulem ne nje stol, te prisnim ata, nderkoh qe burri i saj u nda nga ajo e neve.
- Ik pa merak, se e çojme ne deri tek avioni,- foli gruaja nderkoh qe une i tregova se si duhej te dilte.

Fillova te shoh bankinat e firmave te ndryshme, sportelet e te cilave rrinin hapur thjesht per informacion apo shitje biletash, por jo per çeking. Iu afrova sportelit te AerFlot-it, ku nje fytyr gruaje rreth te 40-tave e perqendrua mbi fytyren time. Ngeli nje pauz rreth 4-5 sekondash ku ajo po priste fjalen time.
- Viva socializem- buzeqesha, dhe vura re dhembet e saja te bardha. E kuptova qe mund te flisja me tej, çelsi qe kisha perdorur e hapi deren.
- Zonje po shoh qe dy shoqeri po e mbizoterojne kete mengjez aeroportin, Jetairfly dhe Aerfloti, une fluturoj me Jetairin per Allbanie, po ju te Aerflotit a keni lidhje me me aeroportin Nene Tereza ne Tirane.
- Ja ta shoh pak ne kompjuter, eeee, jo-jo, nuk kemi.
- Sikur ta dija, po mire pse nuk beni lidhje me Tiranen, pse e kane anashkaluar drejtuesit e Aerflotit Albanien, kete vend te varfer, te lire dhe plot diell,- vura re perseri dhembet e saja te bardha, biles edhe dhemballet.
- Po ku ta di une, mbase te dy vendet nuk kane relata, ndoshta, ndoshta s'kane marrdhenie te mira.
- Nuk e besoj, ne te dy vendet vijme nga i njejti sistem, dikur kemi patur mardhenie te shkelqyera se bashku, ah ç'me kujtohet kenga dhe vallja juaj Kalinka-kalinka, oh ç'kohera qe kane qene, - vura re qe ajo po shkrihej, - pale shkrimtaret tuaj Cehov, Tolstoi, Gorki, etj qe s'po me kujtohen tani nga vodka, - ne fakt vodken nuk para e pija.
- Me vjen keq edhe mua qe s'paska lidhje me Tiranen, por ndoshta s'ka pasagjere, s'ka te interesuar.
- Si s'ka, pse gjith ata ruse qe une shoh ne Allbanie, biles disa kane blere edhe apartamente ne plazh,- vura re habitjen e saj pa e hequr buzeqeshjen, nje pamje qe i ben femrat me terheqse, - po keta si vijne, me siguri me dy aviona,- rrudha buzet si i pakenaqur.
- Ndoshta vijne nga Italia, - po shifte kompjutrin ajo.
- Ose nga Belgradi.
- Po, ndoshta, po-po, ja me doli.
- Gjyhna qe gjith keta udhetare rus qe duan te vijne ne Albanie, nuk kane mundesi te vijne drejtpersedrejti, iu duhet te marrin dy aviona gje qe do te thote me shume para nga xhepat e tyre.
- Po ashtu eshte- vura re seriozitetin e saj qe komandohej nga fjalet e mia.
- Pse te mos vendosin drejtuesit e Aerflotit te bejne nje lidhje dretpersedrejti me Tiranen, per tua ardhur ne ndihme udhetarve qe duan te vijne ne vendin me te lire te Europes.
- Po une ketu nuk jam veçse nje punonjese e thjesht qe shes bileta.
- E di, por ju mund ti thoni shefit tuaj, si propozim, si ide, te fillojne me Tiranen nje here ne jave, se keshtu e filloi dhe Jetairfly-ja me Albanien, nje here ne jave, me vone e beri dy here ne jave dhe tani tre here ne jave, avioni plot, sa detyrohen njerzit te zene dhe stolin e wc, me radhe,
- Une do te doja te ndihmoja me gjith qejf, - s'po ju ndante buzeqeshja asaj, - por ne kete pozit qe jam une, por ju mund tu shkruani atyre, drejtuesve te Aerflotit.
- Natyrisht, natyrisht, veç me vjen keq qe ne shkoll fillore kemi ber rusisht, dhe ca fjale qe mezi i mesova, tani i kam harruar, po ju nuk keni shef ketu, psh, ata te dy qe jane aty mbrapa teje, - i tregova per nje burre e grua qe po bisedonin ne nje si zyre,- ata çfar jane, mos jane shefa.
- Ajo gruaja po, eshte shefja jone, nese do qe ta konsumosh me te kete ide, mund ta theras, - pa ajo koken time qe pohoi, dhe u drejtua nga shefja duke i thene diçka ne rusisht.
- Mirmengjez zoteri, po - pashe nje fytyr te dobet, fytyr zyrtari i socializmit.
- Mirmenjgjez zonje, me vjen keq qe udhetaret ruse qe duan te vijne ne Albanie, nuk kane mundesi te vijne direkt, Moska-Tirana, por vijne nepermjet Italise ose Belgradit. dhe kisha nje propozim, qe mendoj se eshte me interes edhe per juve, shoqerine tuaj, te vendosin nje lidhje direkte me Tiranen.
- Propozimi eshte interesant, une do t'ua transmetoj shefave te mij ne Moske, por nuk e di se sa do ta shohin ata te arsyeshme, - u perpoq te buzeqeshte ajo.
- Rendesi ka qe ju t'ua transmetoni zonje, per juve eshte me e lehte se mua, eshte gjuha juaj qe une fatkeqesisht nuk e mesova dot ne shkolle, dhe le te shpresojme se do ta marrin parasysh, eshte interesi juaj me shume, sikunder edhe i udhetarve qe do paguajne me pak, por eshte edhe interesi i jon, ndoshta vijne perseri ato kohet e arta kur ne shqiptaret kendonim e kercenim se bashku me ruset, Kalinken, - vura re buzeqeshjen e dy grave, te cilat nuk e dinin se ne ate kohe une nuk kisha lindur akoma. U ndava nga ato, dhe morra drejt vendit te shqiptarve, duke veshtruar ruset qe po mbanin radhe. Dukeshin njesoj si neve.
- Hej Thomas,- pashe nje shokun tim rus te punes, i cili ishte perjashtuar nga puna per ca allishverishte te vogla.
- Oo V..... ç'ne ketu, po shkon ne Rusi, - i dhashe doren atij dhe asaj qe kishte prane.
- Me pushime te vogla, - qeshi ai.
- Socialin a ta lidhen te pakten.
- Po-po me pak lufte, por ma lidhen, po per ku.
- Ti e di, atje ku shkelqen dielli, atje ku eshte me lire, Allbania - qesha duke pare rusen e dobet qe buzeqeshi, kur na pa qe ne po qeshnim, - me Aerfloti do udhetoni.
- Natyrisht, kush tjeter shkon ne Moske me lire se Aerfloti - qeshte ai.
- Tani sa takova nje shefe te Aerflotit dhe i shpreha keqardhjen qe nuk fluturon asnje avion i tyre per Tirane, gjynah, vijne ruset tek ne nepermjet Italise.
- Vijne edhe nepermjet Brukselit, me Jetairfly, se nje shoku im ka udhetuar me te.
U ndava me te dhe vajta tek stoli ku po rrinte gruaja. Per 1-2 minuta erdhi nusja e re me femijen e u nisem. As njezet metra dhe perseri postbllok me hekur qe hapej vetem nepermjet biletes. Diç me tutje, perseri dy ushtare dhe nje kolibe ku rrinte nje grua.
- O çuno per Shqiperi jeni juve,- na folen nja dy veta me theks veriu.
- Po - pame nje plake me veshje karakteristike te veriut.
- A do na e merrni pak plaken tone, se eshte vetem.
- S'ka problem, le te vije, - skanova bileten dhe hekuri u hap. Mbrapa meje po e provonte nusja me femijen e saj, por hekri s'po hapej.
- Ktheje bileten ne krahun tjeter, - i fola, dhe ashtu beri. Kaloi femija por ajo ngeli mbrapa hekurit qe u mbyll menjehere. E provoi perseri por hekuri nuk hapej. Nderkoh qe u afrua nje punonjese e aeroportit qe rrinte ne krahun tim, pas hekurave.
- Nuk e di pse nuk hapet per ate zonjen- i fola asaj.
- Natyrisht qe nuk hapet per dy persona, kaloni matane zonje- i beri me dore te shkonte tek kolibja, nderkoh qe une i perktheva. U detyrova te ndihmoj dhe plaken qe s'po dinte si te skanonte bileten.
- Zoteri largohu aty, se kalojne vet njerzit.
- Po kjo eshte e vjeter, ku di kjo te skanoj, une thjesh po e ndihmoj, po bej punen tende.
- Nuk eshte nevoja.
- Po keshtu si e keni bere ju, gjith keto hekura, - s'me pelqeu toni i saj.
- Po por ti s'ke qene ate dite qe shperthyen bombat, ne ishim ketu.

U largova nga ajo dhe u afrova kolibes, duke ia lene plakes femijen. Pashe qe punonjesja e kontrrollit po i thosh diçka asaj. Gruaja po ia perkthente. Po kerkonin bileten tjeter, per femijen. Nusja e re po i tregonte bileten qe kish skanuar, nderkoh qe punonjesja brenda kolibes po i thosh se kjo bilet ishte skanuar nje here. Nusja e re po thosh se kish dy bileta dhe filloi te kontrrollonte ne çante.
- Kjo po thote qe preu dy bileta zonje, - fillova ta sqaroj kontrrolloren brenda kolibes.
- Nuk me duhet se çfar thote ajo, me duhet bileta e dyte, - u shpreh ashper ajo. Per pak sa si ngrita gishtin e mezit, veç mermerita 'Fakju'. Nuk doja ta acaroja me tej situaten, aq me teper per te tjeret, se gjithmon e kisha pesuar ne kete jete, duke ndihmuar te tjeret.

Nderkoh nusja e re seç nxorri nje tufe me dokumenta nga çanta e saj e vogel, shpresa e vetme per te dale nga Europa veç per ca dite. Fytyrat tona po shihnin njeri-tjetrin, nderkoh qe hyrja ishte bllokuar nga kjo skene. Me ne fund kontrrollorja u bind dhe e la te lire nusen e re, duke pare ter inat drejt meje. "S'ke faj ti joo, ti e do nje bomb aty" mendova duke u afruar afer kontrrollit tjeter. Gjithmon kisha menduar dhe analizuar, se Europes, e keqja i vinte nga disa femra qe ta sillnin ne maje te hundes, qe nuk kishin sens njerzor, qe silleshin me njerzit pa takt.

Vume çantat mbi transportier e filluam te boshatisim xhepat.
- Rripin e hoqa zonjushe, pantallonat duhen hequr, - pashe buzeqeshjen e nje goce te re me uniformen e punonjeses se aeroportit. Sapo kaluam porten skaneroze, pam nje rradhe te madhe njerzish. "Po keta, ç'i kane mbledhur ter pasagjeret ne dy rreshta"" pashe qe njeri rresht ishte per qytetaret e EU dhe te tjeret ata jashte EU, rradha e te cilve ishte 4-5 here me e madhe se ne te EU. Para vetes kisha nja 100 veta, ndersa ata ekstrakomunitaret dhe refugjatet ishin nja 500 veta. Plaka dhe nusja u ngjeshen pas nesh, megjithse ua shpjeguam se duhet te kalonin ne radhen tjeter, ate te madhen. Te dyja udhetonin me pashaporte, jo karte identiteti, siç udhetonim neve, europianet. Ndoshta pas ca vitesh, edhe ato beheshin europiane me letra, ndonse ishin europiane gjeografikisht. Per gjysem ore arriti radha jone. Ne rregull. Qendrova per ndonje perkthim per dy pashaportat. Direkt, sapo polici i pa, i drejtoi me gisht per tek radha tjeter. Kush priste ato dhe 1-2 ore ne radhen tjeter. Si europian qe isha, veprova menjehere, i mora per krahu plaken dhe per dore femijen dhe i çova tek sporteli tjeter. Ndalova dhe po prisja sa polici te mbaronte me ata qe ishe i zene, dhe i shpjegova se zonja eshte e vjeter dhe duhej ta sillja ketu.
- Per çdo problem qe keni zoteri, me thoni se une jam perkthyes, - ben efekt fjalet e mia tek ai. I vulosi direkt pashaporten e plakes dhe filloi te mirrej me pashaporten e nuses se re. Seç po i thosh dhe u afrova.
- Nuk po e kuptoj kete zonjushen, - foli ai,- edhe pashaporte shqiptare edhe karte greke.
- Ah, po ka marre karte greke, por jo nenshtetesi dhe duhet ta shoqeroj me pashaporte shqiptare, si ne emigrantet ketu ne Belgjike qe kur marrim karte te bardhe, duhet ta shoqerojme me pashaporte te vendit te origjines.
- Aa haa, po sa kohe ka ketu dhe pse shkon ne Shqiperi.
- I thuaj qe kam 5 muaj, dhe po shkoj te shoh prinderit, - iu pergjigj perkthimit tim ajo.
- Ti themi me mire 3 muaj se te qisin probleme ndoshta- pashe aprovimin e saj me koke, - kjo po thote qe ka tre muaj, - pashe policin qe po veshtronte pashaporten shqiptare si ndonje bombe.
- Po pse se ka vulen e hyrjes ne Belgjike, - po na shifte te dy ai. Perktheva. Nusja e re seç po mermeriste, duke thene se nuk dinte gje.
- Kjo po thote qe ka hyre me makine me burrin,- improvizova menjehere i bindur se keshtu duhej te kish qene,- qe e ka rezident ketu, dhe ne te tilla raste nuk para vihet vule ne hyrje te Belgjikes, siç e dini edhe vete.
- Ee hee, - u ndigjua kercitja e vules dhe shenja me koke, qe vazhdoni me tutje. Ajo morri fryme thelle, dhe vazhdoi te me ndiqte pas.
- Kishte noi problem - pyeti gruaja sapo na pa.
- Jo-jo, por kish karte greke dhe pashaporte shqiptare dhe iu duk çudi atij policit, - nxitova hapat duke i kapur doren femijes se vogel, e cila per hapat e mij, si hapat e Koços se teta Ollges, filloi te vraponte. Tre grate e tjera, plaka, gruaja dhe nusja, me ndiqnin pas.
I bindur se nga sikletet e kontrrollit, grave, diçka do tu kish levizur tek plaçkat e barkut, i ndalova para nje WC.
- None, para se te hypim ne avion, eshte e mira te mbarojme pune ketu njehere.
- Oh sa mire, se dhe une desha te thosha nje here, - morri drejt wc ajo e pasuar nga gruaja dhe nusja me femijen. Une po ruaja plaçkat, jashte deres.

Rreth ores 6 te mengjezit ishim tek vendi, tek stolat tone, pika per Tirana. Pame rreth nja 30 veta. Te tjeret filluan te vinin me pas. Mua, si njeri qe s'me rrinte bytha rehat, fillova te leviz e te vezhgoj. Antalya, Moska, Barcelona, ishin destinacionet ku kish me shume pasagjere, se bashku me Tiranen, veç me nje ndryshim se me Tiranen ishte vertet plot, por tre here ne jave, nderkoh qe ne destinacionet popullore, ishte çdo dite, per te mos thene dhe dy-tre here ne dite.

Avioni u nis me vonese, rreth ores 7 , por shyqyr per dy ore ishim ne Tirane, ku nje kohe e vrenjtur na priti. Baxhanaku po na priste ne aeroport. Nuk u vonuam shume dhe u nisem drejt Durrsit, drejt plazhit. Nje shi filloi, sikur shprehte dhimbjen per kete vend ku vinim me qejf. Ndaluam ne Shijak per te mbushur kartat e telefonit e drejt plazhit. "O zoti im, ndaloje kete shi" ishte lutja ime.

Sapo mbrritem ne studion/gazonieren tone, u ndame me baxhanakun dhe filluam te hapnim plaçkat tona per te tjeret. Por shiu qe po binte na e nderpreu ne mes punen. Ujti po hynte ne studio ngaqe tubi i shkarkimit, nuk e percillte ujtin poshte por kthehej pikerisht tek vrima jone. Si duket, tubi ishte bllokuar. Filluam ta çponim me nje tel, pastaj me nje zorre ujti, dhe çoku fuksiononte deri-diku, por jo plotesisht. Ndrruam rolet, une duke mbledh ujtin me lecke me kove dhe gruaja me tel e zorre duke çpuar vrimen e shkarkimit. Shyqyr qe shiu filloi e ta ulte ritmin, qe te binim rehat. Ishte fillimi i luftes me ujtin.
Ne darke po ndigjojsha lajmet. Fjala e Palloshit per stimul financiar ndaj nxenesve te shkelqyer, po me pelqente, jo per gjo, por ishte nje nga mijra idete qe kisha hedhur une para shum vitesh, e botur me pas tek VQ. Po flitej per shkolla e klasa profesionale, per t'iu pergjigjur me mire tregut. Po me zinte gjumi si qingj, nuk e di, nga lodhja apo kenaqesia qe po ndigjoja tezat e mija. Bo vaki, fjala e Graves ose noi tjetri tek ta, kish bo pune tek mendjen kallpe te politikanve tane.
 
Redaktimi i fundit:
Të harrova, se të dua

Edhe kur të thosha që kam dikë tjetër ...
Pata frikë se mos humbja në ty .....

Dhe kur të thosha: më ngacmojnë vajza përreth ....
Doja të dukesha në ty ....

Kur s’ta hapja telefonin vonë...
Doja të dija a do t’i bjerësh përsëri ....

Kur dilnim bashkë ,
ti më shikoje në sy
dhe
unë mbaja shikimin drejt ...
nuk evitoja shikimin tënd ....
Por më pëlqente përkushtimi yt ...
Dhe ...
si narcist qe jam nuk desha të bija në sy ....
Kam qenë aq i dyzuar
saqë
ndonjëherë mendoja që dhe dy sy – unë
nuk e meritonin dashurinë nga ty ....

Une e dija që do të të shkatërroja ...
Dhe duke qenë ky - të harrova ty !
 
Redaktimi i fundit:
Vetëm …
( kur mbaron dashuria )

Në Burrel, një mbrëmje e ftohtë shtatori, qielli ishte mbuluar me re të dendura dhe shiu binte imët mbi rrugët e lagura. Dritat e pakta të qytetit dridheshin mbi asfaltin e njomë. Në apartamentin e saj në katin e katërt, Luiza rrinte ulur në dhomën e ndejes. Ora kishte kaluar tetën, dhe ajo ende priste Petritin.

Tavolina në kuzhinë ishte shtruar bukur: dy pjata të bardha, dy gota kristali, një shishe verë e kuqe që ajo e kishte kursyer për fundjavë, dy qirinj të hollë që ndriçonin butë, dhe një tufë me karafila të kuq në një vazo qelqi. Në furrë po piqej mish qengji, erë e dashur për Petritin, që përherë i kujtonte gosti familjare e festa të vjetra.

Por ora kalonte, dhe ai nuk po shfaqej. Luiza mori telefonin dhe thirri në zyrë. Zëri i vetmuar i zileve kumbonte pa pushim, por askush nuk iu përgjigj. Ajo uli receptorin ngadalë, duke ndier si i binte mbi shpinë një peshë e rëndë që nuk i ndahej prej muajsh.

Shkoi te dritarja. Nga jashtë dëgjoheshin pikat e shiut mbi llamarinat e ballkonit dhe zhurma e largët e ndonjë makine që kalonte rrugës kryesore të qytetit. Diku në errësirë cicëronin vonë disa zogj që kishin gjetur strehë në pemët e qytetit, si për ta ngushëlluar. Por ajo ndiente vetëm zbrazdësi shpirtërore.

Në orën nëntë, pas dy orësh pritjeje, Luiza u ngrit e lodhur dhe nisi të ecte para e mbrapa në dhomë. Iu mbushën sytë me lot, por inati ia përpiu dhimbjen. Goditi pantoflat e Petritit që qëndronin të hedhura në dysheme. Kur hapi furrën, mishi ishte tharë dhe nxirë. “E paske menderosur, Luizë,” pëshpëriti me hidhërim, dhe e mbylli me inat derën e nxehtë të shporetit.

Mbushi një gotë me verë, ngriti kokën lart dhe i tha me zë të ulët vetes: “Gëzuar, Luizë!” Qeshi hidhur, një qeshje që iu shndërrua në lot. Nuk mundi të hante. Fiku qirinjtë dhe u ul në divan me gotën në dorë. Jashtë, shiu vazhdonte të binte, dhe ajri i ftohtë hynte nga dritarja e paksa hapur.

Pas pak, në errësirën e dhomës, dëgjoi zhurmën e një makine që ndaloi poshtë pallatit. Zemra i rrahu fort. Ishte makina e Petritit. Ora shënonte gati dhjetë. Ajo mezi u ngrit, e rënduar nga vera, dhe shkoi drejt derës. Çelësi u rrotullua në bravë, dera u hap dhe Petriti hyri.

Ai e pa shkurt. “Ke pirë,” i tha me një ton të ftohtë e të thatë dhe e shtyu mënjanë. Luiza u ndez nga zemërimi:
- Ku ishe? Kishim marrëveshje!
Ai nuk u përgjigj, por shkoi drejt dhomës së gjumit, duke hequr xhaketën. Luiza i shkoi nga pas. Nga këmisha kundërmonte një aromë e huaj parfumi. Në zemër i rëndoi dicka si gur.
-A ke dikë tjetër? e pyeti dridhshëm.
Ai heshti një grimë, pastaj tha ftohtë: “Po. Kam.”

Ajo u drodh. Njëzet e katër vjet bashkë, tre fëmijë, një jetë e ndërtuar me mund dhe dashuri, dhe tani kjo përgjigje e shkurtër e shkatërronte gjithçka nga e kaluara.

E pyeti kush ishte ajo. Pas pak, ai foli:
- Po, quhet Mirela. Është nga Buzëmadhja.

E njihte prej dy vitesh dhe e donte. Luiza e pa në sy. Sytë e tij nuk ishin më të saj; ishin të ftohtë, nuk shprehnin dashuri për të, nuk kishte mbetur gjë nga ndriçimi i dikurshëm.

Nata kaloi mes grindjesh, lotësh dhe heshtjesh të gjata. Në mëngjes, kur rrezet e para prekën qytetin, Luiza ndjeu jastëkun e lagur nga lotët. Kur Petriti po përgatitej të ikte, ajo e ndaloi te dera.
-Mos më lër vetëm, - iu lut mes lotësh. Ai i tha se duhej të shkonte. Ajo u ul në dysheme duke e mbajtur për mënge të pantallonave, por ai e shtyu dhe iku.

Mbeti vetëm. Pas pak ra telefoni. Pas hezitimit, u ngrit me përtesë dhe kapi receptorin. Një zë i qetë gruaje tha:
- A mund të flas me Petritin?
Luiza u mpak.
- Je ti, Mirela?
- Po, u përgjigj ajo. Ku është ai?
- Te ti,- tha Luiza, si me ironi.
- Atëherë do ta pres, - u dëgjua përtej.
- Pse po ma merr burrin? - pyeti Luiza, me zë të dridhur e të përvajshëm.
- Sepse e dua, - tha Mirela.
- Edhe unë e dua!
- Por ai nuk të do më, - u përgjigj me qetësi.

Luiza uli receptorin dhe mbeti në heshtje. Shikoi fotografinë e dasmës së tyre mbi raft: ajo me fustan të bardhë nusërie, ai përkrah saj duke buzëqeshur, të lumtur. Shend e verë. Një jetë të tërë bashkë, e që tani nuk i përkiste më kësaj, i dukej i huaj.

Doli te ballkoni. Shiu kishte pushuar dhe mbi malin e Dejës qielli ishte çelur. Ajri ishte i freskët, zogjtë cicëronin mes degëve të lagura atë buzëmbrëmje. Mbi malin e Dejës hëna e plotë nxori kokën, ndërkaq shikimi i saj ra mbi një yll të ndritshëm që po vizullonte .

Vuri pallton mbi supe dhe vendosi të dilte për një shëtitje mbrëmjeje nëpër rrugët e lagura të Burrelit. Për herë të parë pas kaq vitesh – vetëm…
 
Redaktimi i fundit:
Bukur krijimet, bravo.
Krijimin e parë e fillova por më duhet një moment në mbrëmje dhe një gotë verë për ta lexuar të tërin.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 0 0.0%
  • Të harrrova, sepse të dua

    Votat: 1 100.0%
  • Vetëm …

    Votat: 0 0.0%
Back
Top