Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Konkursi i letërsisë ~Muaji dhjetor ( i vërteti 😛)

Voto krijimin e preferuar


  • Totali i votuesve
    19
  • Poll closed .
Mirëmbrëma të nderuar.
E hapim dhe njëherë konkursin për tri ditë.
Shpresoj pjesëmarrjen tuaj në votim 😊

1-U be kohe

U be kohe qe dielli shuhet ngadale qe ne oret e para te megjesit.
Shirat e vjeshtes jane te pa ngjyra, e po aq te pa shije, ditet vishen , zhvishen ne darke pa ngjyra vjeshte,te lodhura zbardhin e perendojne,njelloj si kjo ndjenje e imja per ty.
Neper duar ndjej brishtesin e saj diten kur lindi,kujtoj dhe diellin e asaj dite, nje diell i bukur , mbushur jete.Neper shpirt kerkonte dritare drite te pafundme, pretendonte nje pranvere sublime. Nje pranvere qe premtonte esenca lulesh ne cdo petale qeiellore qe kalonte rete per tu kondensuar ne forme shiu te imte ne zemren tende.
Ishin dite dashurie,dite me ngjyra ,ne nje univers qe premtonte, energjin e dashurise se perjetshme.
E tani ne keto dyer kohesh,qe hapen e mbyllen pafund, nuk kuptoj me ne cilen dere hyn apo del kjo ndjenje e lodhur, ka ngele vecse ne hije ne mirazhe kujtimesh.
Ndoshta eshte koha ta ftoj per nje kafe,ti jap lamtumiren!
Per ti lene vend nje hapsire boshe , te paqte.
Dyert te mbyllen,fryma e dimrit te fryje me denes, bora e bardhe floke bute te bie mbi cdo aort shpirti per te zbardhur erresiren e krijuar keto kohe te trazuara,si ne ikje dhe ne kthim.


2-Zbrazëti e pashpjeguar.

Tanimë fjalët janë memece,
si gurë të zhveshur nga çdo peshë.
Asnjë shpjegim, asnjë fjalë e fundit,
vetëm zbrazëti që rrëfen pa zë.

Kujtimet shfaqen herë pas here,
në rrugë a në librat mbi rafte.
Duken të largëta, si ëndrra të mjegullta,
si fletë ditari të grisura.

Ishte një histori pa fund,
apo një fund që s’pati kurrë histori?
Humbur si një hije në mes të kohës,
mbetet aty,
e pashpjeguar,
e paemër.

Ndoshta përgjigjja jeton mes heshtjes,
ose ndoshta... s’ka përgjigje fare.
Sepse ka gjëra që kur thyhen,
më kurrë nuk kthehen.


3-Fëmijëria ime

Në një shtëpi të vogël, mbi kodër të thatë,
Luaja me gurë, ëndërroja çdo natë.
Këpucët e grisura, duart me baltë,
Fëmijëria ime, pa diell ,e acartë

Kur dritat mungonin, yjet na ndiznin,
Në ëndrrat e mia, retë më prisnin.
Mbi barin e njomë, shpesh flija pa fjalë,
E hëna më fliste "dëshirat mos ndal"

Lodra s’kisha, as libra për të lexuar,
Me degë e me gjethe, ditën e bëja të gëzuar.
Një kukull prej lecke, një violin me shkopinj
Bashkë me shoqet këndonim për të bukurën fëmijërin

Kur shiu binte, kërceja në baltë,
Gjithçka përreth ishte një këngë e artë.
Zhurma e erës më bëhej melodi,
Fëmijëria ime, një simfoni në vetmi.

Kur dielli më ngrohte, një ditë ishte festë,
Një qeshje e thjeshtë ma mbushte gjithë shpirtin plot shpresë.
S’dija ç’ishin lodrat, as veshjet me ngjyra,
Por fëmijëria ime kish shpirt e pasqyra

Por zemra që rrihte, gjithnjë ishte plot,
Shpresat e mia s'vdisnin as mot.
Nga dielli mësova të jem e fortë,
Nga nata e errët, të kërkoj dritë pa frikë në botë.

Tani kur shikoj, e di që s’kam harruar,
Çdo dhimbje, çdo plagë më ka formuar.
Sado e thjeshtë, sado e vështirë,
Ishte burim force për të qen më e mirë .
E lodhur fëmijëria, por plot dashuri,
Më mësoi të dua dhe mes çdo varfëri.


4-Imja bukuroshe

A t’pashë njiherë, zemra m’u trand,
Porsi hana n’qiell t’kandshëm e bardh.
Shpirtin ma nxen si flakë prej dielli,
Dashnia jote, si këngë bilbili.
Kur ecë ti, toka për ty m’lodron,
Era n’fushë për erën tande kndon.
As lulja n’maj nuk t’rri përballë,
Ti je ma e bukra n’këtë tokë të gjallë.
Fjalët e tua, si burim i kulluem,
Shpirtin ma qetësojnë, m’djegin e m’dashurojnë.
Për sytë e tu, q'i ndriçojnë si yje,
Një jetë të tanë, e shkruej në vjershë hyje.
Jo veç hijeshia, po zemra e bardhë,
T’ban t’bukur si drandofille n’pranverë t’parë.
Ti je krijim i Zotit, veç Ai t’ka falë,
E unë jam veç rob, q'i të due pa fjalë.
Nji përmallim m’kaplo kur je larg,
Porsi deti q'i pret nji valë t’artë.
Dashnia për ty, s’ka kufi as vend,
Veç për të bukurën, kam gjithmonë nji andërr.



*Falenderoj të gjithë pjesëmarrësit 🤗
 
Sa te bukura! 🥰
E veshtire shume per te votuar.
Me rrembeu e dyta dhe shume e treta.
Por duke qene se e dyta ka ato nuancat e ngrirjes se mendimit,do i jap voten.
Urime te gjithe pjese marresve!
 
S'perfundova dot asnjeren deri ne fund.
Asnjëra nuk e meriton voten time.
Shkrime si perime pa shije.
 
S'perfundova dot asnjeren deri ne fund.
Asnjëra nuk e meriton voten time.
Shkrime si perime pa shije.
Mos u bej i keq. :p
Hidhe voten.
Bej detyren forumore!!
 
Mos u bej i keq. :p
Hidhe voten.
Bej detyren forumore!!

Kur më kanë pëlqyer nuk e kam kursyer votën e as komplimentat jo vetëm për atë që kam votuar por në disa raste edhe për ndonjë tjetër që po ashtu meritonte komplimenta. Kete rradhë, jo.

Ka një kategori me shkrime interesante shqiptarja.com quhet "Pikë e zezë" 😁
 
Kur më kanë pëlqyer nuk e kam kursyer votën e as komplimentat jo vetëm për atë që kam votuar por në disa raste edhe për ndonjë tjetër që po ashtu meritonte komplimenta. Kete rradhë, jo.

Ka një kategori me shkrime interesante shqiptarja.com quhet "Pikë e zezë" 😁
Nje konkurs modest eshte.
Me shaka e thash sigurisht.
Mua me beri me qesh krahasimi me perimet,te them te drejten. Mu duk i gjetur,por per mire jo per keq ahaha.
Pertej kesaj,e pranoj qe me ka pas munguar shume te jem tek ky konkures si anetare e jo si drejtuese,sepse si kjo e fundit s'mundesh te pozicionihesh qofte dhe ne nje koment sic ishte replika me ty. 🤗
 
S'perfundova dot asnjeren deri ne fund.
Asnjëra nuk e meriton voten time.
Shkrime si perime pa shije.
Uaaaaa uaaaaaaa ma theve zembrën 😂😂😂
 
Hahahah @A2. ytttt sa ta njoh dorën 😂😂😂
 
  • Haha
Reactions: A2.
Kur shiu binte, kërceja në baltë,
Gjithçka përreth ishte një këngë e artë.
Zhurma e erës më bëhej melodi,
Fëmijëria ime, një simfoni në vetmi
💯
 
Shumë të bukura të 4
Bravo krijuesve
Spo di kë të zgjedh midis 2 dhe 3 😁
E bukur dhe 4 🥰 me 1
Do i lexoj përsëri 🥂
 
4 eshte nje perle si fillim.
Nuk jam e dhene pas rimave, por nuk e di pse ajo poezi me kujtoi Gjergj Fishten 🤷‍♀️

Ndersa 1-shin e pergezoj per paralelizmin e sjelle nder fjali. Plus fastaj fragmentizimi ne cdo paragraf te sjelle. Super 👏👏

3 shi duket si nje enderr e cila te ben vertet te udhetosh ne cdo varg.👏👏

2shi me vjen fiks si tematika qe paska. E ftohte, pa shume ngjyrime, e sakte dhe e prere. 👏👏
 
Hahahah @A2. ytttt sa ta njoh dorën 😂😂😂
Une se dalloj dot. Po inshallah s'po fiton. Kushdo qofte 🤣🤣

@Anna* meqe fundvit te pergezoj per drejtimin e konkursit. 🌹 Dhe jo vetem kaq, por dhe per fleksibilitetin per te plotesuar te gjitha tekat tona. 🤣 (i referohem ketij muaji)
 
Sa te bukura! 🥰
E veshtire shume per te votuar.
Me rrembeu e dyta dhe shume e treta.
Por duke qene se e dyta ka ato nuancat e ngrirjes se mendimit,do i jap voten.
Urime te gjithe pjese marresve!
Dhe mua mu duk e veshtire. Fut ketu dhe faktin qe jane 4 vete qe pak a shume u kuptua kush ishin. 🤣🤣 ama per fat nuk po i kuptoj cili eshte e cilit. 🤣🤣 do doja tkishim 4 vota kte muaj 🤣🤣
 
1 2 3. prova teknike 🤨

...Per njat anderr qe ska mbarim
E lumtunon at shpirtin tim
E kur tshof tuj mu afru
Zemra po don me mpushue
Se ti ma shton njat cop jet
Gjall pa ty skisha met
Nkrat e tu t isha tret


p.s 4 nice
Fitoft ma e mira n katun 😁
 
1 2 3. prova teknike 🤨

...Per njat anderr qe ska mbarim
E lumtunon at shpirtin tim
E kur tshof tuj mu afru
Zemra po don me mpushue
Se ti ma shton njat cop jet
Gjall pa ty skisha met
Nkrat e tu t isha tret


p.s 4 nice
Fitoft ma e mira n katun 😁
Ti e ke shkru mo??
 
Jam kurioz me e njoft at antar/e qe ka shkru krijimin nr 4 ,se mos na ka fut mish dhiet ktu 😁
 
Une se dalloj dot. Po inshallah s'po fiton. Kushdo qofte 🤣🤣

@Anna* meqe fundvit te pergezoj per drejtimin e konkursit. Dhe jo vetem kaq, por dhe per fleksibilitetin per te plotesuar te gjitha tekat tona. 🤣 (i referohem ketij muaji)
Unë i gjeta të 4 autorët me krijimet e tyre😂😂😂

Ishalla humb @A2. . Se do bëj dënimin tim 😝😂
 
Beje tani e thuj Annes ta shtoje 😁
Heh e kam problem krijimtarin se mir qe i con per krijimtari...
Po cohet tjetri nga kafja lagjes le dominot e hajt ti bej nje kritike krijimit kurse tjetra le telenovelen turke apostafat vec ta hedhi naj llaf medemek mer vesh nga letersija 🤣🤣🤣
 
Kollaj. Mos e voto 🤣
Ahahaha do ti që më pëlqeu krijimi tij mua se më ka prek në tela 😂 ndaj spo votoj akoma unë 🤣
Do i lexoj prap e do bëj analizë më vonë 😂😂
Unë jam e humbur para tij 🤣 po ishalla se ka dorën e rënd për dënime 🤣
 
Ahahaha do ti që më pëlqeu krijimi tij mua se më ka prek në tela 😂 ndaj spo votoj akoma unë 🤣
Do i lexoj prap e do bëj analizë më vonë 😂😂
Unë jam e humbur para tij 🤣 po ishalla se ka dorën e rënd për dënime 🤣
Une votova direkte. Por vertet mkan pelqy. Ose i shoh une me sy romantik te 4tra 🤣
 
Heh e kam problem krijimtarin se mir qe i con per krijimtari...
Po cohet tjetri nga kafja lagjes le dominot e hajt ti bej nje kritike krijimit kurse tjetra le telenovelen turke apostafat vec ta hedhi naj llaf medemek mer vesh nga letersija 🤣🤣🤣
Epo tani këtu nuk jemi konkurs real 😁
Të gjithë japin mendimin e tyre me aq njohuri sa kan 😁


Paske frikë ti kështu 😁
Lëre @Soulmind se e ndjen konkurencën 🤪(ta vëm çik në sedër😝)
 
Une votova direkte. Por vertet mkan pelqy. Ose i shoh une me sy romantik te 4tra 🤣
Edhe mua më pëlqyen shumë 😂
Përballje titanësh moj pse kaq kollaj e dinte @A2. atë fitoren që ja ngecëm në "fyt" 😂😂😂😂
 
  • Haha
Reactions: A2.

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back