Përshëndetje të nderuar anëtarë.
Këto janë krijimet për muajin janar.
1-Endacaku
Më mori jeta çdo ëndërr të parë,
Më la në rrugë, në stuhi e acar.
Pa një fjalë të ëmbël, pa përqafim,
Rritesha vetëm, në heshtje plot trishtim.
Në çdo agim shpresoja më kot,
Një dorë të ngrohtë, një buzëqeshje plot.
Por jeta s’kishte mëshirë për shpirtin tim,
Veç lotë më fali, mall e pikëllim
Endem mes njerëzve, por jam i harruar,
Një shpirt i lodhur, por ende qëndruar.
Nga plagët e dhimbjes, mësova të dua,
Edhe kur zemra po digjej si prush nën mua.
O Zot lutem, më jep fuqi të qëndroj,
Në errësirën time, një dritë të krijoj.
Se s’dua trishtim, as dhimbje, as lot
Veç paqe në shpirt, e një strehëz të ngrohtë
Kur nata bie, në qetësi të thellë,
Shpirti më qan nën yje në qiell.
Një jetë pa prindër, pa një fjalë të ngrohtë,
Ëndrra të thyera ,acar i ftohtë.
2-Ky qytet i trisht.
U shuan rruget e kujtimve,sa trisht ngjan ky qytet.
I veshur mureve me vetmi,duket sikur fjalet e veta ,me si gjen.
Vertiten shpirtra te pa jete, rete e zeza bejne shoqeri.
Nga nje dite ne nje tjeter,vetem sa rritet ky trishtim.
Nder rruget e ti te vetmuara ,akoma enden disa kenge,njera flet per nje dashuri ne trishtim ,nje tjeter pret qe ajo te lind. Dikur zera te dashuruarish endeshin ne stolat ne park,lulet u benin shoqeri dhe hena i kundronte me dashuri.
Por me pas njeri tjetrin e braktisen,dashurit ngelen pa shpirt,si memorie guresh te bardhe, enden tashme ne kete qytet.
I lodhur ndihet ky qytet, shirat e kohes ju ben rrebesh .
Ne mengjeset e hershme te ti,degjohet tek lutet ne vetmi.
Diellin e ti ndricues pret, me shpresen se nje puthje e fjetur ,do i kthej ati, koherencen e vet.
3-Ndjenjë
Dridhem nga mendimi, zemra dridhet
Frika me pushton, nje hije pa kthim
Ankthi rritet si nje dallgë gjigande
Nderkoh deshira më tundon pa mëshirë
Kjo zemër një eikuilibër mes frikës dhe dëshirës, çdo rrahje të kërkon
frymarrjen tënde tek trupin ma përkon
Një thirrje që nuk mund të injoroj
Kjo dëshirë më shkund
Tërhiqem drejt teje si magnet
Si nje rrjedhe qe nuk mund te ndalet
Përplasem me çdo mendim dhe çdo lëvizje është një hap drejt teje…
4-Pas gjurmëve të shiut...
Te secili hap, shiu më përplas fytyrën, duke e shtrirë përditshmërinë në një ritëm të qetë, po aq të thellë sa ndjenjat që mbaj brenda. Çdo pikë u përplas mbi trupin tim, duke më mbushur me një ndjesi të pashpjegueshme që më bëri të ndalem. Ndjeva diçka, jo së jashtmi, por diçka që rridhte nga brenda, sikur shpirti im do të shpërthente. Dhe atëherë... u përplasa me të.
Ai ishte aty, pikërisht aty ku rruga shkëputej nga ritmi i shiut dhe ku ndërtohej një heshtje. Nuk e dija që do ta takoja, por kur sytë tanë u takuan, koha u ndal për një moment. Ishte sikur një pjesë e së kaluarës së largët u rikthye pa ftesë, pa paralajmërim. Dhe unë, ajo që isha dikur, ajo që humba, ishte aty përballë me mua. Një dëshirë e pafund, një zemër që dikur mund të kishte dashuruar dhe që tani vetëm ndjente humbjen, e ndjeu si një thikë që kaloi thellë brenda shpirtit.
Kam menduar shumë për atë moment. Për atë përplasje, që më duket sikur ishte një lloj fatkeqësie, por edhe mundësie. Ai kishte një buzëqeshje që s’ka ndryshuar, si një yll që ndriçon pa mundur të shuhet, por tek ajo buzëqeshje, tashmë, nuk kishte pasionin e dikurshëm. Çdo fjalë që u tha ishte e mbushur me një heshtje që më bëri të ndihesha si në një ngërç, si në një kënd të errët të kujtimeve të pakthyeshme.
Ai më tha "si kalon?" dhe unë iu përgjigja, por kur erdhi momenti që të flisja për gjithçka, ndihesha sikur fjalët ishin të pamjaftueshme. Fjalët nuk mund të përmbushnin atë që mbaja brenda, atë që e dija se mund të ndodhte. Ajo heshtje që mbizotëronte mes nesh, ishte më e fortë se çdo shprehje, më e fortë se çdo ndjenjë.
Për një moment, pashë atë që dikur mund të kishte qenë dashuria ime, por tani ishte vetëm një kujtim që ndiente dhe dhimbte, ashtu si shi që vazhdon të bie dhe asnjëherë nuk ndal. Të dy kishim mbajtur heshtjen si mburojë, duke menduar se ndoshta, nuk duhej të thoshim asgjë për atë që kishim humbur.
Për disa ditë kam mbajtur ato kujtime të mbërthyera si një kuti të mbyllur brenda vetes. Nuk doja që ato të dilnin jashtë, sepse, kur dikush hyn në jetën tënde dhe ka lënë një shenjë kaq të thellë, është e vështirë të jesh në paqe me atë që ke humbur. Ajo ditë ishte si një pamje që ke parë për një çast dhe nuk mund ta kapësh kurrë sërish. Ajo ditë u shndërrua në një varg lotësh të heshtur, një ndjesi që vetëm shiut mund t’ia lëshoja.
Kam kuptuar që disa takime janë si stuhitë. Nuk mund t’i parashikosh, por një herë që ndodhin, gjithçka kthehet në një përplasje që të bën të kuptosh sa shumë ke ndryshuar, sa shumë ke humbur dhe sa shumë do të luftosh për të ruajtur ato që janë ende të tuat.
Sot, shiu u ndal, por unë ende ndihem sikur po ecja nëpër atë ritëm të paqartë të ndjenjave. E dija që do të vijë një moment kur do të ndihesha e plotë prapë, por kjo nuk mund të ndodhte përmes të tjerëve. Vetëm unë mund të ndihmoj vetveten të kuptoj se nuk ishte ajo që humba që më ka dhënë fuqinë, por ajo që mbaj brenda dhe që më bën të vazhdoj.
Kur shiu u ndal dhe dielli filloi të shfaqej, kuptova një të vërtetë të thjeshtë: ndonjëherë, një përplasje me të kaluarën mund të të shpie drejt një të ardhmeje që do të të ndihmojë të shohësh botën më qartë, pa shtegun e errët që të mbulon. Lufta ime është të vazhdoj të eci me kokën lart, duke u përballur me çdo përplasje të mundshme që jeta ka për të më sjellë.
*Falenderoj me zemër të gjithë pjesëmarrësit që i japin kuptim këtij konkursi