Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Te nderuar anetare,

u bene shume kohe qe nuk shkruaj me ne kete forum, por fale mikpritjes se miqve te vjeter si Lauri dhe WXP arrita te kthehem serisht e permalluar per miqte e vjeter te forumit dhe kurjoze per anetaret e rinj.

Do te doja te hidhja hapa e mi serisht duke filluar nje teme diskutimi ne lidhje me konfliktin ne te gjitha trajtat dhe kurjoze per te ditur mendimin tuaj ne lidhje me temen.
Cfare do te thote konflikt per ju?

Mendoni qe ky fenomen ka te beje me psikologjine e brendshme te njeriut apo eshte i kushtezuar nga raportet e jashtme me shoqerine?

Si mund te zgjidhet nje ceshtje konfliktuale midis njerezve, midis komuniteteve dhe midis shteteve?
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Konflikti eshte nje celul sociale,qe nis ndoshta nga nje dicka e vogel,qe vjen si rrjedhoj mosdije,disniveli,apo piksynime te njejta me mjete te kunderta,ku palet cenohen apo kundershtojne njera-tjetren.( perplasje te rrymave te ndryshme,nga nje synim i perbashket dy -palesh,,ku n palet kerkojne fitoren me cdo kusht apo mjet,pa kordinim bisdesimesh apo mirekuptimi,pretendohet njera pale te humb tjetra te fitoje,apo nga mungesa e informacionit,rreth dickaje apo nje situate,jane faktor qe cojne ne gjendje dhe situata konfliktuale mes dy individve, mes grupesh apo etnish e keshtu me rradhe)PEson rritje dhe pershkallzime.
Per ta ilustruar pak konfliktin e pershkallzuar ne mase te pjekur, po marr pak partit politike shqiptare; Kemi rastin tipik idiot te komunikimin politik.
Ku opozita me poziten jane gjithmone ne nje konflikt qe here here banalizohet duka kaluar nga konflikti ne zgjidhje dhune mes militantesh.

Tani si mund te zgjidhet nje konflikt?
Besoj qe komunikimi,nje mendje e hapur dhe mirebesimi per te kuptuar dhe idet ndryshe, apo qe jane ne nje rryme te kundert me ne,do ishte hap i mire.
Kjo ne kontekstin e shoqeris sociale.
Ne rrange shtetesh,etnicitetesh,pastaj jane gama politike,interesash teme me me labirintha dhe done nje njohuri sa historike,gjeo-politike per shtjellim.
Njerzimi ka rezultuar me i forte ne krijim konfliktesh se sa ne zgjidhjen e tyre paqesore,fatkeqsisht!

PS: Briciolo mire se je rikthyer ! :)
Uroj te ndihesh mire mes nesh,te gjesh sa me shume nga miqte e tu te hershem ,dhe sigurisht te besh plot te tjere nga brezi jone i ri i aktivizimit ne kete forum! :)
Ju pershendes!
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

@Briciolo, na fute ne nje dileme mjaft te thelle..:)
Per te nxjerr ne drite zgjidhjen e nje konflikti, me pare me duhet te dihen disa element. Ose te paketn zanafillen e konfliktit: pse njeriu eshte kaq konfliktual.

Ti e hape temen per nje konflikt, por do mbyllet me konflikt te hapur..:)
Zanafillen duhet ta kerkojme ne origjinen tone se pse jemi agresiv, arrogant, propotent, egoist etj. Te gjitha keta gjera te dergojne ne konflikt.
Qe ne lindjen e njeriut kemi dy personazhe hyjnor: Krijuesin dhe nje tjeter qe quhet simbolikisht "gjarperi tentator". Konflikti i pare ne historine e njerzimit eshte i Kaino me Abele. Konflikt qe perfundon me vrasjen e pare ne histori mes dy vellezerve, per xhelozi.
Besoj qe do thote mjaft ky verset biblik:"Le ta bejme njeriun ne shembellimin tone, sipas ngjashmerise sone"

caino2_zps5958f3a2.jpg
 
Attachments

  • caino2_zps5958f3a2.jpg
    caino2_zps5958f3a2.jpg
    169.8 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Nev mendoj se ja ke rras kot mbi 50% dhe nese kalohet 50% i bie qe anon nga kotesira, po pertoj te zgjerohem se po ha kokoshka

Konfliktet jane mos perputhje interesash dhe interesat jane fizike apo te formave te tjerat.
Konflikti nuk eshte diku i pa levizur qe mund ta trajtosh si nje skulpture ku jep mendim per formen pasi thuajse asnjehere ska te njejten forme qofte psikologjike, sociale, fizike apo dhe gomarllike (sthuhet keshtu me duket)
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Nev mendoj se ja ke rras kot mbi 50% dhe nese kalohet 50% i bie qe anon nga kotesira, po pertoj te zgjerohem se po ha kokoshka
Ndoshta Fly, :)
Por prap mendimi im mbi konfliktin ngelet i njejte.
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Ne fakt vet jeta eshte nje konflikt,qe sa lind njeriu fillon e hyn ne konflikt me natyren ...nje proces i vazhdushem derisa arrin pershtatjen apo atashimin, cdo te thot kjo : psh nje femije qe sa lind eshte i pambrojtur fhe jo imun ....semuret nga viruset bakteret griprat qe mbart natyra e si konflikt lindin vaksinat (antitrupat) dmth si kunderpergjigje ndaj sulmeve te natyres( kjo eshte nje lloj konflikti )
Ne konceptin social konflikti eshte mosperputhje interesash kulturash e zakonesh, por sipas mendimit tim konflikti eshte proces i domosdoshem i natyres ( mbase dhe nje rregull e saj) pasi ne baze te konflikteve diferencohen interesat kulturat , qe do te thot se ne shume gjera une jam shume ndryshe nga ty ...e si pasoj une jam e detyruar ti mbroj kto interesa, e keshtu dhe shtetet po njesoj ....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Mendoni qe ky fenomen ka te beje me psikologjine e brendshme te njeriut apo eshte i kushtezuar nga raportet e jashtme me shoqerine?
Mendoj se ne jemi qenie konfliktuale per aq kohe sa duam ndryshimin.
Te dy opsionet e dhena qendrojne
Konflikti i brendshem ekziston pasi jo gjithnje bejme ate qe duam...shpesh nga shkaqe te jashtme zgjedhim ate shkon ndesh me deshirat. E ktu futemi ne konflikt te hapur me veten

Por ekziston edhe konflikti jo nderpersonal.
Ky lloj konflikti ndikohet nga shkaqe te jatshme...interesash...idesh apo vendimarrjesh.
Por qe te gjitha kane si baze ate cka eshte personale.
Konfliktohemi per te arritur nje qellim tonin.

Une kshu e shoh, por sdo te thote qe shikimi im eshte 100% i sakte
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Per mua konflikti paraqet nje mospajtim i cili munde te jete nga nje mospajtim fjalesh deri ne nje mospajtim me permasa violence.

Tani si tip rrebeli qe jam them se me se shumti kam pas konflikte me veten dhe keto konflikte qe kam pas me veten me kane sherbyer si rregullator qe dmth. se jam munduar ta permiresoje veten.

Ne kete kuptim per mua konflikti eshte rregullim i shoqerise dhe pa marre parasysh permasat, jo rralle edhe tragjike, si fenomen them se i ka dhene shtytje dhe zhvillim botes. Pa konflikte them se bota dhe shoqeria nuk do ishin ne nivelin ku kane arrite sot.

Per zgjidhjen e konfliktit/eve do ju jap mendim nje dite tjeter posa te zgjidhe nje konflikt qe kam me veten time :kapele:
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

You first please!-thone anglezet :P

C'eshte konflikti presupozoj e dime te gjithe ndaj s'po ndaj perkufizimin, por sa i perket pyetjes se dyte, do te thoja qe egzistojne te dyja. Njeriu ne radhe te pare ka shume konflikte brenda vetes si qenie, pa perjashtim, e me vone dhe me tjeter sipas bashkveprimit, interesit,here ndikojne per mire, zhvillim te shoqerise, vendit,vetvetes; here per keq, varet nga qellimi i gjithkujt qe perfshihet ne nje konflikt te caktuar. Por dhe ketu i bashkohem @Monit dhe @Fly keshtu qe s'po e perseris veten.

Si zgjidhet? Do rikthehem kur te kem me sh kohe! :D
 
Une psh jam njeri shume konfliktual....aq konfliktual jam sa kam filluar ta bej e per hobbi kete pune lol
Tani kush do marri persiper te me analizoj mua, e te me japi zgjidhje si te heq "te keqen" brenda vetes....se di

pres sugjerime.
 
Ju lutem me thoni siptomat si fillim. Si nisi e gjitha kjo? Ne c'gjera ke konflikte? Me te tere, njerez sende? apo me veten? Kur te njoh arsyen e konflikteve dhe me ke ke konfliktin do ju jap dhe ilacin.

p.s. seancen e pare e kemi falas, lol
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Tani si mund te zgjidhet nje konflikt?
Besoj qe komunikimi,nje mendje e hapur dhe mirebesimi per te kuptuar dhe idet ndryshe, apo qe jane ne nje rryme te kundert me ne, do ishte hap i mire.
Kjo ne kontekstin e shoqeris sociale.
Ne rrange shtetesh,etnicitetesh,pastaj jane gama politike,interesash teme me me labirintha dhe do nje njohuri sa historike,gjeo-politike per shtjellim.
Njerzimi ka rezultuar me i forte ne krijim konfliktesh se sa ne zgjidhjen e tyre paqesore,fatkeqsisht!

PS: Briciolo mire se je rikthyer ! :)
Uroj te ndihesh mire mes nesh,te gjesh sa me shume nga miqte e tu te hershem ,dhe sigurisht te besh plot te tjere nga brezi jone i ri i aktivizimit ne kete forum! :)
Ju pershendes!

Mire se ju gjeta e uroj te rifilloj me premisa me te mira ne forum.
Faleminderit per postimin dhe doja te te pyesja si do e zgjidhje ti (edhe te tjeret) nje konflikt te vogel: me veten apo me nje rreth shoqeror disi te vogel!? Pervec mirebesimit normalisht. :-)
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

@ moni. Nuk e heq dot te keqen, ajo eshte brenda teje dhe do rilinde
Ps. Kjo rilindja, eshte me mire te vdese pergjithmone.. (a edi rama cna bere)
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

@ moni. Nuk e heq dot te keqen, ajo eshte brenda teje dhe do rilinde
Ps. Kjo rilindja, eshte me mire te vdese pergjithmone.. (a edi rama cna bere)

Ka pak te vertete ketu, veshtire ti largohesh natyrshmerise tende 100%, por njeriu mundet. Eshte nje hadith me duket (sjam e sigurt hadith apo thenie) thuhet: "Durimi vjen me te duruar, nxenia vjen me te mesuar." Pra njeriu nqs mundohet mund ta edukoje vetveten ashtu dhe sic don.
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Ju shqiptaret jeni te cuditshem, njeriu kerkon keshille si te heqi te keqen nga vetja, ju te shetisni neper "rilindje" e neper "hadithe"..me pak fjale ku ju pikon catia juve

@Soul...simptomat jane , jam natyre shume kritikuese (sidomos me veten) , edhe pse dukem ndryshe .
Gjithnje dyshoj tek aftesite e mia dhe asnjehere nuk kenaqem me ate cka arrij...ky eshte konflikti i pare.
Une dhe vetja skemi paqe....urdherojme njera tjetren sesi duhet te kisha vepruar ne momente te caktuara....dhe asnjehere nuk biem ne konsensus mbi vendimin e marre. Ka shume tension midis Ndergjegjes dhe Subkoshiences time.

Per pjesen jashte , vdes te kundershtoj....me pare e beja kur kisha bindje per dicka, tani kam filluar ta bej per cdo gje.
Me kenaq kur tjetri acarohet, sepse aty del ne pah vertetesia e njeriut.
Do thuash ti po kush je ti ne fund qe te vleresosh individin...une jam askush ,por te tere bashke jemi shume :)
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Mon,po ty nga te kemi,meqe nuk fute veten tek shqipetaret? :P

Varet se per cfare lloji konflikti flasim.sepse konflikti eshte i shume llojshem,duke filluar me konflikt interesi,etj etj.
 
te vrau syte eeee.....ehhh edhe mua Abis edhe mua....

Une jam cik miks ti Abis..por sikur sjemi te tema e pyetje pergjigje.
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Ju shqiptaret jeni te cuditshem, njeriu kerkon keshille si te heqi te keqen nga vetja, ju te shetisni neper "rilindje" e neper "hadithe"..me pak fjale ku ju pikon catia juve

@Soul...simptomat jane , jam natyre shume kritikuese (sidomos me veten) , edhe pse dukem ndryshe .
Gjithnje dyshoj tek aftesite e mia dhe asnjehere nuk kenaqem me ate cka arrij...ky eshte konflikti i pare.
Une dhe vetja skemi paqe....urdherojme njera tjetren sesi duhet te kisha vepruar ne momente te caktuara....dhe asnjehere nuk biem ne konsensus mbi vendimin e marre. Ka shume tension midis Ndergjegjes dhe Subkoshiences time.

Per pjesen jashte , vdes te kundershtoj....me pare e beja kur kisha bindje per dicka, tani kam filluar ta bej per cdo gje.
Me kenaq kur tjetri acarohet, sepse aty del ne pah vertetesia e njeriut.
Do thuash ti po kush je ti ne fund qe te vleresosh individin...une jam askush ,por te tere bashke jemi shume :)

Pjesen e pare e kam provuar e te them welcome to the club. Pjesen e dyte jo. Jam akoma tek faza e pare, kundershtoj kur kam bindje per dicka. uroj te mos shkoj tek hobi. Ajo qe mund te them, eshte se nuk jam dakort se kur acarohet njeriu nxjerr vetveten, perkundrazi, atehere ai del jasht vetes. Pastaj varet si konfliktohesh me te. sa kohe zgjat. Nqs ketu flasim ne moment qe i prek interesin atij ai tjetersohet atehere e kuptoj, ama nqs dikush kerkon konflikt me pahir, apo per arsye te tija personale per te te nxjerre keq ty atehre duhet te kuptojme dhe reagimin, pasi njerez me gjak e mish jemi te gjithe. Cdo njeri ka limite, e vjen nje cast kur thua Boll.

Sa i perket asaj qe ke konflikte me veten. Ndoshta te lehteson fakti qe i kane te gjithe, Sidomos ata qe jane kembngules, kerkues e duan te arrijne shume. Ka nje te mire, pasi njeriu eshte perher ne kerkim, permiresim te vetvetes, ama njekohesisht duhet te mos jemi sh te ashper. Ne kete rast te sugjeroj te degjosh nje njeri te trete i cili te jep nje mendim, dhe te suporton ne hapat qe ke marre. Me mua ka funksionuar, ose me sakte, okay jam qetesuar me veten per pak kohe kur filloj e bej balancin e vetes dhe situatave qe mund te kem patur. Nje pike tjeter sh e rendesishme eshte besimi tek caktimi. Fati ne nje fare menyre. Une psh. Absolutisht qe jap 100% te vetes ne cdo gje, dhe sa her kur kam dilema konflikte zgjedh ate qe mendoj qe eshte me e mira. Pastaj si shkon e ca ndodh ja le ne dore Zotit dhe ne fund ajo qe me ndodh e pranoj si fat timin. Do thuash ti: A c'na merzite o Soul, thua nuk i di une keto? E di qe i di, por ja muhabet do bejme ne tani :P

p.s. Laurin e citova pasi vertet ka te vertete ne ate qe tha. :) Nuk ishte ngacmim jo!
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

doja te te pyesja si do e zgjidhje ti (edhe te tjeret) nje konflikt te vogel: me veten apo me nje rreth shoqeror disi te vogel!? Pervec mirebesimit normalisht. :-)

Po ku dime ne o Briciolo, ty te kemi keshilltare, haha
Ti si do e zgjidhje psh? Se une jam e zene pak tu i zgjidh hallet Moniques! :P

p.s. Une jam Soul. Uroj te pranosh dhe shakate, :D
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Mire se ju gjeta e uroj te rifilloj me premisa me te mira ne forum.
Faleminderit per postimin dhe doja te te pyesja si do e zgjidhje ti (edhe te tjeret) nje konflikt te vogel: me veten apo me nje rreth shoqeror disi te vogel!? Pervec mirebesimit normalisht. :-)

Qe kur thua "i vogel" , jep idene e nje konflikti i cili mund te kalohet edhe me nje buzeqeshje.
Personalisht pasi te vleresoja situaten do kaloja ne zgjidhje te saj.
Nese situata do lidhej me nje familjar timin , sigurisht qe ne kete kontekst me shume do orientohesha nga toleranca sesa impakti qe kjo situata me ka dhene
Dhe sigurisht pasi te degjoja argumentat, jo justifikimet.....do i jepja nje shanc te dyte, te trete , te dhjete...nese situata do qe nje "keqkuptimi i vogel".
Nese do qe dicka ku cenon individin tim, padiskutim qe do i jepja nje shanc..por qendrimi im sdo ish me i pari. Pra do reflektoja edhe ne sjellje vendimin tim...Fal por nuk Harroj!

Persa i takon shoqerise , besoj standarti nuk eshte i njejti....do falja pafund dike qe do krijonte nje konflikt por qellimi nuk ka qene ky
Ne te kundert te asaj situate ku do evdientoja se qellimi , shkoi fiks me konfliktin....pra shkak pasoje, aty flm ku te kam pare!
Nuk me duhen prane njerez te tille , duke qene se shoqerine e zgjedhim....zgjedh qe persona te tille ti kem larg vetes.

Pra cdo zgjidhje eshte sipas peshes se konfliktit....smund te ndjekesh nje formule!
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

E sa me shume te mundohesh te zgjidhesh nje konflik pa rezultat aq me pak je I/e gatshem te besh kompromise.
Rezultati eshte ky, behesh i prere dhe jeton shume ne paqe me veten :D
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Po ku dime ne o Briciolo, ty te kemi keshilltare, haha
Ti si do e zgjidhje psh? Se une jam e zene pak tu i zgjidh hallet Moniques! :P

p.s. Une jam Soul. Uroj te pranosh dhe shakate, :D

Une zakonisht mundoj t'i bluaj "konfliktet". Pra mundohem te kuptoj cfare e nxit konfliktin dhe si t'a kaloj. Zakonisht, duke qene se jam shume e ndjeshme si person, mundohem t'a zbus me te mira. Por jo gjithmone sillem ne te njejten menyre. Pra c'do situate i jap drejtimin e vete sipas rastit.
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Une do shtoja qe qellimi perfundimtar i zgjidhjes se cdo konflikti duhet te jete te gjesh nje win-win solution (nje zgjidhje ku te dyja palet fitojne dicka, nje alternative qe i ploteson shqetesimet e te dyja paleve). Eshte e rendesishme qe fokusi gjate gjith procesit te jete tek problemi dhe zgjidhja e problemit dhe jo tek te gjeturit se kush e ka pas gabim dhe kush ka pas te drejte. Sigurisht, eshte e rendesishme te dish te komunikosh, te degjosh dhe te besh pyetje. Per shembull, ndonjehere ndodhin konflikte kur dikush do te thote dicka por s’di ta komunikoje ate qe do te thote tamam kshu qe konflikti mund te zgjidhet fare lehte duke bere pyetje.

Kjo eshte nje nga menyrat, por varet edhe nga llojet e konflikteve me thene te drejten. Kjo menyre/metode kerkon me shume angazhim dhe kohe dhe mund te mos jete e duhura ne nje konflikt ku kerkohet nje zgjidhje e shpejte per shembull. Per kte te fundit, kompromisi te ofron nje zgjidhje me te shpejte, por mund te perfundosh me nje rezultat ku asnje nga palet s’ngelen te kenaqura.

Sa per kto konfliktet e brendshme me veten, ceshtje e thelle shume, kshu qe s’po hyj ne ato ujra hic :P
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Mire se ju gjeta e uroj te rifilloj me premisa me te mira ne forum.
Faleminderit per postimin dhe doja te te pyesja si do e zgjidhje ti (edhe te tjeret) nje konflikt te vogel: me veten apo me nje rreth shoqeror disi te vogel!? Pervec mirebesimit normalisht. :-)

Me veten zakonisht aty ku me lodhet racionaliteti bisedesues ,largohem per pak nga ajo situat konfliktuale brenda meje,i jap kohe kohes dhe kjo e fundit bene gjithmone mrekullira ne te tilla situata.
Ka raste kur konfliktet brenda nesh zgjidhen duke marre nje vendim,dhe duke mos kordinuar insirimin e te tjera mendimeve qe kundershtojne kete vendim.
Ne nje grup shoqeror pergjethsisht mundohem ta shikoj situaten dhe nga pozicioni i tjetrit qe tenton qe i behet e pa-drejt,eshte prekur, pra duke studiuar paremetrat qe cuan ne konfliktualizem,jam e hapur ndaj bisedes apo arsyes qe con ne zgjidhjen e konfliktit.Toleroj,bisedoj,pse jo per te sjell i situat te paqte ja vlen edhe te sakrifikosh pak,duke e mbytur pak te drejten tende,te pakten per momentin apo deri tjetri te ndergjegjsohet etj etj ..:)
Por ama kur ne vetvete besoj qe kam te drejt dhe konflikti eshte me shume si forme depresionuese apo qorrazi,nga pala e tjeter nuk toleroj,e injoroj ose distancoj ate qe krijon kete situat,deri ne shkeputje , humbje apo fitore te situates konfliktuale ne fjale.
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Me fjalen ''konflikt'' mua me vjen ndermend nje mosmarreveshje mes dy paleve si konflikt familjar apo shoqeror etj ose acarim i marredhenieve mes dy shtetesh qe ndoshta con ne lufte..Pra shprehja konflikt perfshin nje sfere te gjere te mos pajtimeve si ne ato nder personale apo edhe ato nder shteterore.
Tani konfliktet shpesh shfaqen te ndelikuara nga emocione te forta dhe rezultati i tere kesaj shpesh perfundon ne menyren me te keqe ose katastrofike per dy marredhenie...
Per mua personalisht dikush mund te shkaktoje konflikte ''te nevojshme'' ose ''te pa nevojshme'' dhe keta persona zakonisht (gjithmone sipas mendimit tim) kane probleme me te thella me veten ....

Sa per menyren si e zgjedh nje konflikt kur ai ndodh...edhe pse paksa e veshtire te permbahesh mundohem tu shmangem ose ta trajtoj sa me bute ne menyre qe te zbutet situata por jo gjithmone eshte e arritshme te menaxhosh situaten ne kete forme sidomos kur konflikti riperseritet nga i njejti person pa vleresuar mundesite qe i jane dhene per mos u ekzagjeruar me shume konflikti mes tyre...
Shpesh detyrohem te bej sikur skuptoj gje qe edhe kete e marrin shpesh per dobesi ne karakterin tim dhe i nxit me shume te hakerrehen ne cdo lloj menyre...

Shpresoj ti jem pergjigjur temes,nese jo ketu jena dhe e diskutojme.. :)
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Te nderuar anetare,

u bene shume kohe qe nuk shkruaj me ne kete forum, por fale mikpritjes se miqve te vjeter si Lauri dhe WXP arrita te kthehem serisht e permalluar per miqte e vjeter te forumit dhe kurjoze per anetaret e rinj.

Do te doja te hidhja hapa e mi serisht duke filluar nje teme diskutimi ne lidhje me konfliktin ne te gjitha trajtat dhe kurjoze per te ditur mendimin tuaj ne lidhje me temen.
Cfare do te thote konflikt per ju?

Mendoni qe ky fenomen ka te beje me psikologjine e brendshme te njeriut apo eshte i kushtezuar nga raportet e jashtme me shoqerine?

Si mund te zgjidhet nje ceshtje konfliktuale midis njerezve, midis komuniteteve dhe midis shteteve?

Mendoj se konflikti është një fenomen që mund të haset në çdo pjesë të jetës. Duke qenë se kemi koncepte të ndryshme, dhe se secili individ është një botë në vete, këto botë dhe koncepte shpesh ballafaqohen me njeri tjetrin sepse nuk janë koncepte të njëjta dhe janë botë të ndryshme. Deri këtu po besoj që nuk ka asgjë të keqe, problemi lind te forma e manifestimit të konfliktit dhe mënyra se si konflikti zgjidhet si problem. Kur dy palë janë në konflikt, secili mendon se ka të drejtë, dhe se për të fituar njëri duhet të humb tjetri. Idetë e tilla përfundojnë shpesh në kundërshtimin e tillë se njëra palë e ka të "drejtën" dhe tjetra " nuk ka të drejtë".
Në jetën e përditshme, shpesh këto që i thashë më lartë paraqiten me grindje, me kundërshtime të interesave që shpesh janë të ngushta, dhe më e keqja dhe më përdorimin e dhunës.

Në pyetjen tuaj se si mund të zgjidhet një konflikt besoj që duhet të kaloj në disa pika të cilat sipas mendimit tim janë:
E para duhet të largojmë pozicionet e caktuara të palëve, në një zgjidhje të konfliktit palët duhet të largohen nga pozicionet fillestare të tyre. E dyta është të largohen nga perceptimet që kanë për kundërshtarin, në mënyrë që të eliminohen diferencat, interesat dhe që mendimet e tyre të bazohen në vlera. Dhe e fundit është komunikimi, pasi që palët të kenë "ftohur gjakrat" duhet të komunikojnë, duhet të i ulin shpatat dhe të ulen në një tavolinë diskutimi.

Faleminderit e tu rit ndera e muhabeti :)
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Si mund te zgjidhet nje ceshtje konfliktuale midis njerezve, midis komuniteteve dhe midis shteteve?[/COLOR]

Asnjehere nuk mund te zgjidhen konfliktet duke i heq te drejten e fjales pales tjeter. Ne kete menyre, ne kete bote te globalizuar tashme, ku kulturat nga nje cepi te botes ne tjeterin jane ne kontakt direkt mes tyre, konfliktet behen akoma me reale dhe me te ashperta.
Konflikti mes personave o komuniteteve, vetem acarohet me teper nqs njera pale nuk gezon te drejten e lires se fjales dhe mendimit.
Secili duhet te kete lirine dhe deshiren te "gatuaj" cdo lloj gjelle, dhe asnjeri tjeter nuk duhet te jete i detyroar ta haje ate me zor.
Kjo e fundit do te menjanonte cdo konflikt.
 
Titulli: Konflikti: cili eshte mendimi juaj?

Sa i bukur epiteti i laurit... tamom gjelle...sipas recetes dhe " lendes se pare" qe ka ne dispozicion per re gatuar apo servirur secili.....

Konfliktet do zgjidheshin kur bota mos te njihte kufinj ...kur te ishin ne kushte te barabarta... e kjo persa i perket shteteve sa per ne njerzit ska as nuk do te kete formule per zgjidhje konflikti mendoj qe fiton gjithmone toleranca dhe falja nese deshirojme nje bashkjetese ne pace bashkpunim ne harmoni.... per mos tu perplasur ju duhet hapur rruga atyre qe vrapojne me shume .......
 
Me konflikt kuptoj mosmarrveshjen qe kane dy njerez me njeri-tjetrin.
Arsyet jane te ndryshme.
Mesa kam vene re ironia dhe ngritja e zerit e kthen nje keqkuptim ne nje konflikt pa zgjidhje.
Per te shuar 1 konflikt te dyja palet duhet te qetesohen para se te flasin.
Nuk duhet te humbasin arsyen,dhe te lejojne nervat te flasin para llogjikes.
 
Dikush me akuzoi se sjam serioze.....e une ktu po lexoj kaq shume seriozitet nga vetja!
 
Back
Top