Kondicionerët shkaktojnë probleme shëndetësore

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pajisjet e papastra të kondicionerëve të ajrit dhe dallimet e mëdha në temperaturë mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.
Shpëtimin nga të nxehtit, që porsa ka filluar, shumica e njerëzve e kërkojnë në pajisjet me ajër të kondicionuar. Tashmë janë gjithkund të pranishëm, në veturë, shtëpi, hapësira biznesore


Problemet me zemër
Kur dallimi midis hapësirës së kondicionuar dhe temperaturës së jashtme është më shumë se shtatë gradë, vjen deri te ndryshimi në sistemin e gjakrrjedhjes. Zemra ngarkohet për së tepërmi, pasi që pompon më shumë, ndërsa enët e gjakut nuk mund të zgjerohen dhe të ngushtohen aq shpejt. Kjo mund të shkaktojë probleme me zemër, madje edhe te njerëzit e shëndoshë, e sidomos tek ata njerëz të cilët kanë probleme me zemër.

Kondicioner%C3%ABt-300x199.jpg

Dhimbje në shpinë dhe qafë
Qëndrimi për një kohë të gjatë në një hapësirë me ajër të kondicionuar mund të nxitë dhimbje në shpinë dhe në qafë. Kjo ndodh sidomos kur dallimi në temperaturë midis ambientit të jashtëm dhe të brendshëm është i madh. Po ashtu, mund të lajmërohen dhimbje në eshtra dhe nyja, e kjo është sidomos e rrezikshme nëse vuani nga dhimbje të tilla kronike.
Probleme me lëkurë
Për shkaku të këtyre pajisjeve, ajri mund të bëhet tepër i thatë. Në rrethana të tilla lëkura humb lagështinë, që mund të shkaktojë infeksione në lëkurë. Sidomos duhet të kenë kujdes ata që kanë ekzemë apo sëmundje të tjera të lëkurës, pasi që ajri i thatë shkakton vështirësi shëndetësore.
Infeksionet e sistemit respirator
Statistikat tregojnë se gjatë muajve të nxehtë të stinës së verës në masë të madhe shtohet numri i infeksioneve në sistemin respirator. Shkaktari kryesor është, natyrisht, ajri i kondicionuar. Ftohjet, dhimbjet në fyt, temperatura, infeksionet…, të gjitha këto janë probleme që shfaqen te njerëzit të cilët shumicën e kohës e kalojnë në ajër të kondicionuar.
B:keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top