Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 0:11 / 29.09.2015

komplimentet-m-euml-t-euml-bukura-q-euml-mund-t-rsquo-i-b-euml-sh-nj-euml-vajze_hd.jpg

Të gjithë e dinë tashmë: femrat vdesin të marrin komplimente nga meshkujt. Po cili është komplimenti më i mirë që mund të dëgjojë ndonjëherë një femër?

Këtu ka një listë me disa komplimente që janë renditur si më të mirët. Sigurisht, ndoshta këto nuk janë më të bukurat që mund të keni dëgjuar ndonjëherë, por janë disa nga më kuptimplotat që do t’jua bënin zemrën mal.

Flasin vetë femrat:

Një mendim i ëmbël
Caroline Zelonka. “Dua që vajza ime të jetë kështu si ty! Ma kanë thënë dy burra të ndryshëm. Njëri prej tyre ishte trajneri im profesional. Kjo është një ndër frazat që më ka rritur shumë profesionalisht. Ka ndodhur në të 20-at e hershme të miat, koha kur isha ëndërrimtare dhe plot optimizëm. Ndërsa vajza e tij ishte në adoleshencën e hershme. Nuk e dëgjova më, më vonë, por mendoj se është një ndër komplimentet më të bukur që mund të marrësh nga një mashkull.

Një thënie nga një libër
Surabhi Sinha. “Kjo është një shprehje nga një libër “Looking For Alaska (2005) nga John Green.
“Do të doja të shtrihem pranë saj në shtrat, të hapja krahët e mi rreth saj dhe të flija. Jo si ato dreq skenash nëpër filma. Jo për të bërë seks. Thjeshtë të flemë së bashku në kuptimin më të pafajshëm të kësaj fraze. Por më mungonte guximi dhe ajo kishte të dashur. Ndërsa unë kam qenë vetëm një i ngathët, ajo ishte e mrekullueshme, unë një i mërzitshëm i pashpresë, ajo mbresëlënëse. Kështu që u ktheva mbrapsht në dhomën time dhe u shtriva në krevatin e poshtëm të marinarit, duke menduar se në rast se njerëzit do të ishin shi, unë do të isha ai shiu i imët, ndërsa ajo uragani.

insecure-600x450%20(1).png

Cilësitë personale
Madeleine Bolger: "Para disa kohësh kam pasur një të dashur që më ka thënë: “Mendoj se mund të bëja qejf edhe në Ferr me ty”.

Goditje e dyfishtë
Cyndi Perlman Fink. “Ndërsa isha duke shëtitur me makinë, po mendoja: Kush është kjo bionde kaq e bukur?” Bashkëshorti im e tha këtë gjë sot. Ishte në një dyqan për të blerë diçka. Vërtet, pas 42-vjetësh? ثshtë e mrekullueshme”

Kur ndihesh rehat
Sofia Ferreira. “Me ty jam thjeshtë vetja”. Ky është një ndër komplimentet më të mira që mund të të bëjë një mashkull. Kudo që të jetë është gjithmonë i dashuruar me ty.

Fjalët e një të panjohuri
Laura Parker. "Një herë mbaj mend që një djalë i çuditshëm, ndërsa po më ndihmonte të lëvizja sendet nga shtëpia ime (libra, CD, objekte të ndryshme), kthehet nga unë, më sheh dhe buzëqesh. Ndërsa unë isha në pozicionin e pyetjes “اfarë ka?”, ai tha: “اdo mashkull do të ishte me fat të ishte me ty. Jam i bindur për diçka: nuk do të mërzitej kurrë.”

Një kompliment i merituar
Siddharth Ahluwalia. "Pa të unë nuk do të ngrihesha dot në mëngjes, nuk do ia dilja.” Babai im e tha këtë për nënën time, në kohën kur motra e vogël u diplomua. Nëna punonte gjatë gjithë kohës për të na mbështetur dhe plotësuar të gjithë kërkesat tona (të miat dhe të motrës), përfshirë edhe edukimin e lartë. Ndaj edhe ne i jemi shumë mirënjohëse gjithmonë asaj. /Telegrafi/
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Komplimentet me te bukura sjane fjalet e bukura por fjalet qe mashkulli nxjerr nga zemra, po thuj keta lloj meshkujsh kane vdekur sjetojne me.
 
Fjalet qe nxirren nga zemra automatikisht i bie t'jene dhe te bukura :P Jo mi jetojne ne mesin tone, pse kaq pesimiste:p
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Komplimentet me te bukura sjane fjalet e bukura por fjalet qe mashkulli nxjerr nga zemra, po thuj keta lloj meshkujsh kane vdekur sjetojne me.

Uaaaaaaaaaaaaaaaa cfare akuze. Ka mi si s'ka meshkuj qe ndjejne akoma me zemer dhe jo me organe gjenitale. Mirepo komplimenti i thene me zemer, shpesh nuk vleresohet drejte nga femra, sepse duan fjale te medha dhe te bukura!

Na sill ti (pse jo edhe anetaret tjera te FV) ndonje kompliment me vlere qe ke(ni) marre.
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

cdo fjale e dal nga goja ka burim ose mendjen ose zemren....kshuqe te bukura jane per aq kohe sa nje mashkull i nxjerr

jam dakort me marlen qe ska meshkuj te tille....shumica preferojne te bejne predatorin a thua se i bien pendet po te shprehin ate qe ndjejne ashtu sic e ndjejne....

ndjenja sot ne kete dite konsiderohet si herezi....
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Uaaaaaaaaaaaaaaaa cfare akuze. Ka mi si s'ka meshkuj qe ndjejne akoma me zemer dhe jo me organe gjenitale. Mirepo komplimenti i thene me zemer, shpesh nuk vleresohet drejte nga femra, sepse duan fjale te medha dhe te bukura!

Na sill ti (pse jo edhe anetaret tjera te FV) ndonje kompliment me vlere qe ke(ni) marre.

Yllo nuk te do ai qe thote shpirt e zemer, por ai qe te thrret me emer ;)
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Yllo nuk te do ai qe thote shpirt e zemer, por ai qe te thrret me emer ;)

Pajtohem edhe ketu, sepse sa di une shpirt e zemer te therret ai qe te ka harru emrin, ose ka frike se mos te therret me eme te gabuar!
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Ju keni kohe ? . . .

Fjalet mē të mira janë

Veprat që flasi vetë : p
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

U sa te lezetshme:)

Ajo me ferrin dhe te panjohurin.
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Nick,

Je e bukur si ylberi pas shiut!

Eshte kompliment i duhur ky?
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Te hënksha cumcakizin mooj surrat filxhankë :D Kompliment normal ne Vlore
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Te ma kishin thene mua kete do thoja hajde Bukurosh hajde Lol

E di pse e thash kete? Ylberi eshte i bukur, por eshte shume larg per ta arrijtur.

Po te doja dicka toksore do thosha: Je e bukur si nje manaferre e pjekur hahhahahaaa
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Ylli, si mendon ti, ai komenti im siper, a quhet kompliment? loL :P
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

I paske dhembet sikur yjet ne qiell. Edhe t'bardhe edhe larg njeri-tjetrit, kompliment i shekullit.
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

ja duken meshkujt .....no comment
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Epo na tregoni pra cili do te ishte komplikimi upssss komplimenti i duhur...ja ku e keni rastin.
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Te hënksha cumcakizin mooj surrat filxhankë :D Kompliment normal ne Vlore

Me ket rast pervec "komplimentit " ndani dhe cumcakizin :P prandaj sbejn preokopi vlonjatet kurr
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Me ket rast pervec "komplimentit " ndani dhe cumcakizin :P prandaj sbejn preokopi vlonjatet kurr

Hahahhahahah sec me kujton kjo puna e camcakizit ,dhe si per fat nuk ka shum ore qe ka ndodh :P Klaaaa se ti e ke dhe refleks qe e pertyp dhe e fut ne xhep pastaj :P ë ? ;)
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Hahahhahahah sec me kujton kjo puna e camcakizit ,dhe si per fat nuk ka shum ore qe ka ndodh :P Klaaaa se ti e ke dhe refleks qe e pertyp dhe e fut ne xhep pastaj :P ë ? ;)

Ca tkujton mo ... na e thuaj te gjitheve mos na ler kshu ne ankth -.-
Jojo un e fus ne got me uje qe te ruaj sheqerin dhe e perdor prapp me vone :p
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Ca tkujton mo ... na e thuaj te gjitheve mos na ler kshu ne ankth -.-
Jojo un e fus ne got me uje qe te ruaj sheqerin dhe e perdor prapp me vone :p

Hahahaha joooo se them dot se mvje turp ,thuaje ti :P
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Hahahaha joooo se them dot se mvje turp ,thuaje ti :P

Shiko e di se msheh si perendi ...por une skam nga ta di nje gje te till :p
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

T'shtifsha n'dore :hmm::hmm:
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Ta komplimentosh me sy te dashuruar them une,ahahhahahaha.
Budalliqe,edhe komplimentet me didaktik,
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Mire e ka kitrra....sepse nese e shtin ne dore...kape cka deshe....e cveshe apo e veshe hahahhah
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Bukuria jote beri shpenzime
Tu t'pa rashe ne nje kanal
Sec bo edhe i karambol e prish e mercedesin

E ajo i thote
Bukuria ime te prishi na mendte
Sa me behet qejfi ,prishe mercedesin

E paskam harru fare....po pak a shume ja kshu komplimentash me karambole duan femrat
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Moj e keqja e domosdoshme
 
Titulli: Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Ceshtja eshte se komplimentet jane bere si buka me djath nga ana e meshkujve aq sa edhe kur e kane seriozisht apo te thene nga zemra ata prape sbesohen! Sidomos kur perdorin ato komplimentet e zakonshme dhe themi perralle nga e kaluara Lol
 
Back
Top