kompleksi i inferioritetit, Adler

Guest2

Antarë i Respektuar
Kompleksi i inferioritetit është një efekt fatal i krahasimit të një personi me një person tjetër, sindroma e një sëmundje ose një çrregullim i tendencës për vetvalorifikim.
Ndjenja e inferioritetit është specifike e racës njerëzore dhe nuk është një shënje dobësie.
Adleri konsideronte idealin për pushtet si një “faktor motivacional universal”, që domethënë se njerëzit dëshirojnë pushtetin, por në të njejtën kohe tremben prej tij. Kompleksi i inferioritetit është një burim i vazhdueshëm i furnizimit virtual për pushtet, nëpërmjet faktit se personi nuk arrin të ndjej vetkënaqësinë pas përfundimit të çdo veprimtarie. Pakënaqesia e gjeneralizuar dhe e tepruar, reflektohet në pasqyrën e realitetit dhe i jep individit një imazh të shtrëmbëruar për veten e vet dhe për vlerat e tij, por edhe i zvogëlon këto, duke vënë theksin në elementet që i japin përparësi kompleksit te inferioritetit.
Sipas Adlerit, kompleksi i inferioritetit përfaqëson një inferioritet organik, morfologjik ose funksional, ku individi përpiqet të kompensojë më shumë ose më pak inferioritetin e tij.
Sipas Frojdit, ndjenja e inferioritetit nuk lidhet patjetër me një inferioritet organik, por duhet kuptuar dhe interpretuar si një sindromë. Kjo sindromë quhet Golden kompleks dhe mund te shkaktoj fuqi shumë të mëdha që mund të transformohen në kompleks superioriteti. Ndonjëherë këtë sindrom ndërtohet rreth një paaftësi reale, por shpesh herë impulsionohet si sjellje brutale, despotizëm, etj.
Frojdi mendonte se kjo sindromë duhet analizuar në varësi të dy humbjeve, reale ose të fantazuara, të cilat fëmija i ka përjetuar ose i ka pasur frikë, si për shëmbull tredhja ose humbja e dashurisë.


Fëmijëria

Kompleksi i inferioritetit lidhet direkt me psiqikën njerëzore, që vendoset që në fëmijërinë e hershme. Ky kompleks fillon kur fëmija ndërgjegjësohet për varësinë e tij ndaj prindërve. Eksperienca e inferioritetit nuk shkaktohet gjenetikisht, por është rezultat i mjedisit shoqëror.
Sindroma të veçanta psiqike lidhen me “qëllimet e fshehta të fëmijërisë së një personi dhe ndodhen në përputhje të saktë me predispozitat e tij sociale në moshën e pjekur”.(1)
Adleri afirmon se zhvillimi psikologjik nuk ndryshon: “Veprimet dhe fjalët, me të cilat janë shprehur këto qëllime, mund të ndryshojnë, por qëllimet themelore dhe motivimi, të drejtuara në zgjedhjen e po atyre detyrave psikologjike, mbeten të pandryshuara”. (2) Për këtë arsye kujtimet nga fëmijëria na ndihmojnë të interpretojmë karakterin e një personi. Për këtë arsye prirjet, të cilat i vëmë re tek i rrituri janë projektim i drejtpërdrejtë i asaj që ka përjetuar personi në fëmijëri.
Ndryshimi i një personi “prek vetëm anën e jashtme dhe të padobishme sepse motivimi themelor i sjelljes nuk është modifikuar”.(3)
Fëmijëria është një nga etapat më të rëndësishme të jetës së njeriut. Nga mosha dy vjeç fëmija bëhet i ndërgjegjshëm për veten e vet. Për ata që kanë të meta fizike ose mendore, kjo është periudha e fillimit të luftës së tyre jetësore. Fëmija vet luan rolin e të nënshtruarit; i nënshtruar ndaj prindërve, ndaj rregullave, etj, aq më shumë ata që kane disa të meta dhe që nuk janë të barabartë të paktën me moshatarët e tyre.
Adleri konceptoi tre situata bazë të fëmijërisë që kontribuojnë në stilin e gabuar të jetës: inferioriteti i organeve, përkëdhelja dhe braktisja.
Inferioriteti organik mund të shprehet në vështirësi në lëvizje, defektet e organeve ose rezistencë e ulët ndaj infeksionëve që çon në sëmundje të shpeshta. Kur fëmija bëhet i ndërgjegjshëm për inferioritetin e tij, përjeton trauma. Perceptueshmëria e fëmijës ndaj të metave mendore ose fizike, mund t’i krijojë një ndjenjë të ekzagjeruar dhe intensive për të kompensuar inferioritetin personal që mund të jetë një nevojë për paqe, ekuilibër dhe siguri në vetvete, ose një luftë për pushtet ndaj botës që e rrethon, me qëllim për t’i dominuar ata që ngjajnë me veten.
Inferioriteti organik merr shumë forma, duke filluar me të metat fizike apo mendore.
Personat me të meta mendore nuk kanë aftësi për të kuptuar gjendjen e tyre dhe nuk përjetojnë trauma. Këta persona janë të shkëputur nga realiteti dhe nuk janë të ndërgjegjshëm për inferioritetin e tyre. Ndjenja dhe kompleksi i inferioritetit
Ndjenja e inferioritetit nuk shfaqet vetëm atëherë kur nënvlerësohemi, por edhe atëhere kur jemi vlerësuar nën nivelin që mendojmë se i përkasim. Këtu bëhet fjalë për një mospërputhje midis vetëvlerësimin tonë dhe opinionit të të tjerëve. Nga ky konflikt lind nevoja për protestë dhe kompensim.

Depresioni

Në disa raste sentimenti i inferioritetit transformohet drejt gjëndjes si kompleks, ku zë vend një ndjenjë shumë e thellë pafuqie dhe paaftësie, që mund të zgjatë në kohë, duke krijuar reagime të tepruara për introversion dhe për braktisje, dhe që përfundon me depresion.
Depresioni shfaqet si gjendje obsesivo-fobike, veçanërisht frikë për një të ardhme të panjohur, mungesë e ndërgjegjesimit për vlerën e vet, vetë-fajësim dhe mungesë fuqie. Mungesa e vetë-besimit është rezultat i një vlerësimi të gabuar në raport me të tjerët, fakt që çon në bindjen se nuk kemi mundësi për sukses ashtu siç kanë të tjerët dhe gjithashtu shfaqet edhe frika për të provuar diçka ku kemi dështuar.
Për shkak se ndihen inferior dhe të hutuar, depresivët nuk përfshihen në jetën në çift, nuk krijojnë familje dhe nuk bëjnë fëmijë. Kjo, jo sepse nuk e dëshirojnë, por sepse nuk ndihen të aftë dhe të pregatitur për tu përballur me përgjegjësira të tilla. Këta lloj depresivësh fshihen, jetojnë në vetmi, meditoinë shumë dhe përjetojnë kujtime reale ose të modifikuara në mënyrë intensive. Ata vuajnë shumë duke amplifikuar dështimet dhe duke treguar një pakënaqësi të thellë për të kaluarën; pakënaqësinë që transformohet në një mosinkurajim dhe frikë për të ardhmen.
Depresioni shfaqet si një vetë-fajësim dhe është një shkak i kompleksit të inferioritetit. Deformimi i karakterit
Në raste të ndryshme, kompleksi i inferioritetit mund të deformojë karakterin, duke e drejtuar atë për egoizëm, zili ose inat. Personat që nuk arrijnë të tejkalojnë këto faza të vështira, krijojnë një maskë që vepron në personalitetin e personit. Ekzistojnë personat, që zëvendësojnë dështimet reale në mënyrë imagjinare, jo nëpërmjet ëndrrave të natës, por nepërmjet ëndrrave me sy të hapur dhe në gjendje koshiente.
Adleri ka argumentuar sesi kompensohet ndjenja e inferioritetit nëpërmjet shfaqjes së superioritetit dhe dominimit. Këto kompensime nuk kanë në përgjithësi vlera pozitive. Për shëmbull, personi që ndjen zili nuk është i lumtur ose superior ashtu siç tregohet atëhere kur ofendon persona më lehtë për tu cënuar.
Kompensimi lind si shkak i ndjenjës për mos përsosmëri. Për këtë arsye, personi mobilizon mendimet dhe planet e fshehura për të plotësuar ose mbuluar ato pjesë ku ai ndihet inferior. Ndonjëherë, personi shfaq një sjellje tepër agresive kur arrin të ndjehet superior, bile shfaq edhe megalomani; si në rastin e Hitlerit.
blogspot.al
 
Titulli: kompleksi i inferioritetit, Adler

Shume i vyer si artikull,tek po lexoja pjesen e hyrjes se artikullit,po thoja me vete,ehe femijria ka ketu lidhje.
Pak me poshte e shpjegoka dhe femirine.
Eshte shume e veshtire te jesh nje prind i drejt,mbrojtes pa e uzurpuar femijen tend,dhe ti japesh dashuri pa e induktuar cfare duam ne,por cfare deshiron ai.
Jeta eshte e bukur per tu jetuar nen tuorin e frikes,pasiguris dhe shkalleve depresive,gjithmone ka nje barometer miresie dhe besimi.
Keta barometra i kemi brenda vetes mjaftone te jemi te lirshem dhe te sillemi me dashuri ndaj vetes.
 
Titulli: kompleksi i inferioritetit, Adler

Artikullin e kam te lexuar me heret....kurse kte qe ka thene Nevi se kuptova hic :P...per nje cast mu duk sikir nevja ishte frojdi lol

Sa per temen po eshte e vertete shenjat e inferioritetit kane lidhje me femijerine sidomos me ata femije te ndrydhur ose te lene pas dore. Shprehje te tipit "ti sdi asgje, nuk je i zoti etj etj" bejne qe ai femije sado te arrihet neser ne jete do jete gjithnje i terhequr dhe i pasigurt....sado qe ne dukje nuk do te shperfaqet.
Cdo perballje e tij do jete sfide ....
 
Titulli: kompleksi i inferioritetit, Adler

Me pelqeu pervec disa gabimeve qe jane bere ne perkthim dhe qe assesi smund te konsiderohet si dicka fatale. Edhe pse mund te kete origjine organike prap mendoj se Frojdi ka me shume te drejte duke e llogaritur nje sindrom qe me shume paraqitet ne forme psikologjike. Depresioni dhe kompensimi me ndjesi superioriteti jo cdo here shkojne bashke, dmth mund te paraqiten po jo domosdoshmerisht.
Me kujtoi nje artikull kjo qe e lexova para ca kohesh po pertoja ta perkthej e sjell, rri aty te bookmarls akoma ne pritje :) Quhet 'maladaptive daydreaming' qe do e lidhja shume me kete kompleks, pasi behet fjale per njerez qe e kane te veshtire te pershtaten mentalitetin dhe kushtet e rrethines dhe enderrojne syhapur, krijojne nje bote imagjinare ku kane nje status me te pelqyeshem per ta dhe ndonjehere i lene pas dore obligimet ditore vetem per te qendruar ne ate boten e tyre. Fascinuese.
 
Back
Top