Ka kompani ajrore që jo vetëm korrektesën e shërbimit e kanë ligj, por edhe u bëjnë dhurata udhëtarëve për Krishtlindje. Sigurisht, kjo nuk ndodh në Shqipëri, por në Kanada.
Kompania e fluturimeve low cost, WestJet Airline, u ka plotësuar dëshirat 250 pasagjerëve, duke u dhuruar atyre rroba, telefona të shtrenjtë, madje edhe televizorë me ekran të sheshtë. Kompania i ka pyetur fillimisht udhëtarët se çfarë dëshironin si dhuratë për Krishtlindje dhe i ka surprizuar ata kur ua ka dorëzuar ato bashkë me bagazhet.
Sigurisht që edhe kompania ka përfituar nga kjo ide, pasi ndërsa pasagjerët merrnin dhuratat është regjistruar një video me reagimet e tyre, e cila më pas ka shërbyer për marketing.
/Gazeta Dita/