Lauri
Anunnak
Tano Banushi, nje nder aktoret komik shqiptar me te mire te te gjitha kohrave.
Tano Banushi rrjedh nga komuniteti ortodoks i Shkodres, është vellai i Irine (Ilia) Banushit, nje prej dhespoteve te kishes ortodokse te para viteve 1967.
Tano Banushi (4 Shkurt 1927 - 1993) është një Artist i Popullit. Tano Banushi ka interpretuar mbi 1000 role në jetën e tij të gjatë skenike. Leo, Pashuku, Fotografi, Dulla, .. do të duhet një kohë e gjatë për t'u përmenduar mbi 1000 rolet e tij në skenë, mbi 1000 fytyrat e papërsëritshme të interpretuara prej tij në rreth 45 vjet jetë në skenën e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës, ku nisi jetën e tij artistike. Fillimet.. "Në dramën "Armiku i popullit" të Ibsenit në 1945, në mes shumë roleve, tërhoqi vëmendjen edhe figura e të dehurit, e cila bashkë me personazhin ibsenian, prezantoi aktorin komik Tano Banushi", do të thoshte për të në një shkrim portret kritiku Miho Gjini. Për të vijuar më pas në komedinë "Pashuku" të F. Ndocajt 1946, në rolin e një shërbetori komik. Elegant, i shkathët, me një humor befasues, me ngjyra shkodrane e i gërshetuar me traditën, improvizues dhe ekspresiv, do të shfaqet Tano si prezantues i shfaqjeve të grupit amator te klubit të punëtorëve "Vasil Shanto". ...dhe me pas.. Në rolin e marinarit në "Një tragjedi optimiste" të Vishnjevskit; në rolin e kapterit në komedinë "Prefekti" të B.Levonjes; në rolin e Llomovit te "Fejesa" e اehovit; në rolin e Mazllumit te komedia "Hej moj babë" të J.Vojushit; në rolin e Leos te komedia "Këshilli i ndrikullave", të Sh.Mitës. ...në vazhdim të plotësimit të portretit Në vitin 1958 krijohet estrada profesioniste e qytetit të Shkodrës. Tano Banushi, aktor komik interpreton me qindra role nga të ndryshmet si brigadier, nëpunës, shef, bojaxhi, fotograf etj, të cilat edhe sot e kësaj dite kanë mbetur të paharuara në mendjet e artdashësve të humorit. Tano Banushi është një figure komplekse. Realist. Brenda nje shfaqjeje e shihje në role të ndryshme. Te secili rol gjente veshjen e veçantë artistike. Tanoja ishte një aktor shumëplanesh. Brilant. Dinte të luante tragjedinë, komedinë, skeçin, paradine, vodevilin, intermexon, etj. Ishte mjeshtër për të përjetuar brenda një materiali letrar gjithë dridhjet e shpirtit të një personazhi. E personazhi që krijonte Tanoja nuk ishte as klloun, as palaço, por kishte humor të brendshëm, therës, kishte dramë. Nje kujtim nga aktori, Artisti i Merituar, Bep Shiroka, Tanoja ishte aktori zëmadh i humorit shkodran dhe atij shqiptar. Vazhdues i denjë i humoristëve shkodran Kolë Tivari, Osos se Falltores, Hilë Gegës etj. Ai shkelqeu në të gjitha zhanret e humorit. Aktor melodioz, i binte kitares. I vëmendshëm ndaj çdo roli per ta luajtur sa më mire. Vdiq nė nė vitin 1993.

Last edited by a moderator: