Kombëtarja U-19 mund Belgjikën

cent

...Lontano
Kombëtarja shqiptare U-19 mori 3 pikët e para në fazën eliminatore të kampionatit evropian të vitit 2013 që do të zhvillohet në Lituani.
2qx47rk.jpg
Skuadra e drejtuar nga Foto Strakosha mundi Belgjikën me rezultatin 3-1. Minutat e para të ndeshjes ishin për belgët që në 2-3 momente u shfaqën rrezikshëm përballë portierit Strakosha. Më pas frenat e lojës u morën nga skuadra jonë përfaqësuese duke krijuar disa raste të rrezikshmë ku spikatën Ahmedi, Kabashi dhe Gavazaj.

Ky i fundit shënoi një gol spektakolar në minutën e 26. Edhe pas këtij goli ishte skuadra jonë që kërkoi më shumë, ndërkohë që futbollistët belgë e kishin shumë të vështirë t'i afroheshin portës së mbrojtur nga Thoma Strakosha. Me avantazhin 1-0 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë Belgjika ishte ajo që mori inisiativën, ndërsa futbollistët tanë u dukën disi të lodhur. Megjithatë kjo situatë zgjati deri në 14 minutat e fundit të ndeshjes, kur Valon Ahmedi fitoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Kabashi.

Pak çaste më vonë kombëtarja sa nuk shënoi golin e tretë, por belgët arritën të shkurtonin diferencën me anë të një kundërsulmi të shpejtë me Kabaselen. Entuziazmi belgëve u shua shpejt pasi Shehaj, i ndihmuar dhe nga devijimi i një mbrojtësi, i çoi shifrat në 3-1.

Renditja e Grupit 7 pas përfundimit të dy ndeshjeve të para kryesohet nga Italia në vendin e parë me 4 pikë, e ndjekur në vendin e dytë nga Kombëtarja jonë dhe Belgjika me 3 pikë, ndërsa Bjellorusia është në vendin e fundit me 1 pikë.

Ndeshjen e fundit skuadra jonë përfaqësuese U-19 do ta luajë me Bjellorusinë, ndërsa Belgjika do të përballet me Italinë./Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top