KOM-it s'i pengon ndërtimi i Xhamisë Burmali në sheshin e Shkupit

Kresha

A pretty face can never trick me
Kisha Ortodokse Maqedonase nuk ka asgjë kundër ndërtimit të Xhamisë Burmali në Sheshin e Shkupit. Kryepeshkopi i KOM-it, Stefani thotë se afër kishës Shën Dhimitri në Shkup po ndërtohet Sinagogë dhe pse mos të ketë dhe një xhami afër vendit, ku do të ndërtohet kisha Shën Konstantini dhe Elena nëse për një gjë të tillë vendosin autoritetet shtetërore.“Gjithë atë që do ta lejojnë autoritetet shtetërore dhe të qytetit, përgjegjës për urbanizmin, Ministria e transportit dhe Lidhjeve ata që parashohin, përcaktojnë, ndajnë, shesin ose ngjashëm, të gjitha këto do t'i respektojë KOM-i pa marrë parasysh se për cilin objekt bëhet fjalë. Prapa nesh, ja këtu po bëhet një objekt i komunitetit hebre në Maqedoni dhe ja këtu po ndërtohet, por me leje nga autoritetet e shtetit dhe qytetit.”, thotë Zoti Stefani, kryepeshkop i KOM-it.

Kreu i KOM-it nuk shef arsye pse të mos ndërtohet kisha në shesh dhe nuk pranon marrveshje ose kompromis sic kërkon BFI. Nëse nuk ndërtohet kisha në shesh ne nuk do të kërkojmë ndërtimin e xhamisë burmali por do të kërkojmë vetëm kthimin e tokës thonë nga BFI.

"Nëse diku kur Shkupi ka pasur vetëm 30 mijë banorë, ka pasur edhe Kishën Shën Mina dhe Shën Marija, Shën Konstantini dhe Elena dhe Kishën Shën Dhimitri dhe diku këtu afër edhe Kishën Shën Nikolla dhe një tjetër, kurse sot Shkupi për 10 ose 20 herë është më i madh unë vlerësoj se i duhen edhe 20 ose 30 kisha të tjera të ndërtohen", vlerëson Zoti Stefani.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, zoti Stefani thotë se nuk ekziston arsye që marrdhëniet me BFI-në të përkeqësohen edhe pse sipas kryepeshkopit zoti Stefani dikush dëshiron të acarojë raportet ndërmjet tyre. Zoti Stefani gjithashtu tha se as KOM e as ai personalisht si udhëheqës i saj ka diçka me kryetarin e BFI-së. Ndërkohë kryepeshkopi i KOM-it Stefani paralajmëroi se do të takohet me kreun e BFI-së, Sulejman Rexhepi por nuk precizoi se për çfarë do të bisedojnë./alsat-m/

Valmir Kuçi
 
Back
Top