Kolumbia shteti më i lumtur në botë, ja përse

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kolumbia shteti më i lumtur në botë, ja përse

Kolumbia-2.jpg


Kolumbia-1.jpg


Kolumbia-3.jpg


Kolumbia-5.jpg


Kolumbia-9.jpg


Kolumbia-7.jpg


Nominimi më i fundit – Sipas një sondazhi të kryer nga WIN/Gallup International Association, Kolumbia është shteti më i lumtur në botë. Aktualisht, ky vend gëzon faktorë specifikë, të cilët e bëjnë të tillë e që vende të tjera nuk i kanë. Klima, dashuria për futbollin, ushqimi i shijshëm, festivalet etj., janë disa prej tyre

WIN/Gallup International Association ka publikuar sondazhin e përvitshëm mbi shtetin më të lumtur të botës, ku këtë herë u dallua Kolumbia! Sondazhi i publikuar këto ditë ka përfshirë rreth 66, 040 të intervistuar nga 68 vende të ndryshme. Ndërsa ai u zhvillua nga muaji shtator deri në dhjetor të vitit 2015. Pyetja që iu bë të intervistuarve ishte: “Në përgjithësi, personalisht si ndiheni: shumë të lumtur, të lumtur, as të lumtur as të palumtur, i zhgënjyer, totalisht i palumtur?”. Sipas kërkimit, 87% e të intervistuarve kolumbianë kanë deklaruar se janë të lumtur dhe vetëm 2% ka thënë se ndihen të palumtur. Pra kjo shifër lumturie kalon edhe atë të shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por…cili është sekreti i lumturisë së Kolumbisë? Duhet të themi se, nuk është hera e parë që Kolumbia klasifikohet në vendin e parë si shteti me popullsinë më të lumtur. Më poshtë do të njiheni me disa nga arsyet të cilat e bëjnë Kolumbinë “mbretëreshën supreme të lumturisë”.

Vendndodhja që të lë pa frymë


E vendosur në krye të Amerikës së Jugut, pozicioni i Kolumbisë i ofron banorëve të saj dhe vizitorëve qasje të lirë në Atlantik (Detin Karaibe) dhe në Oqeanin Paqësor. Përveç plazheve tropikale, ky vend ofron edhe shëtitje në pyje e ngjitje në male.

Dashuria për futbollin

Të bashkuar nga dashuria për futbollin, kolumbianët rrallë kanë rastin të flasin me njëri-tjetrin gjatë një ndeshjeje futbolli. Kolumbianët veshin me krenari ngjyrën e verdhë, të kuqe dhe blu.

Klima e pabesueshme

Ndërkohë që shumë mendojnë se vendi është një parajsë tropikale falë pozicionit gjeografik pranë Ekuadorit, ekosistemet e pasura shkaktojnë zona të ndryshme klimaterike.



Nuk ka ndryshime të rëndësishme sezonale gjatë gjithë vitit, ndërsa temperaturat në Kolumbi ndryshojnë perspektivën në varësi të reshjeve. Rreth 86% e vendit ka klimë tropikale e njohur dhe e dashuruar nga ata që dëshirojnë të vizitojnë një parajsë dielli.

Dy fjalë dhe një kafe kolumbiane


Për t’u theksuar është fakti tjetër interesant që, Kolumbia është sinonim i kafes së shijshme. Aty prodhohet ajo që quhet “kafeja më e mirë e botës”. Pra, një bisedë bëhet shumë më e këndshme kur bashkëfolësit shijojnë një kafe cilësore.

Ushqimi i shijshëm


Ajiaco, Sancocho, Bandeja Paisa, Mojarra…këto ushqime të pashqiptueshme nga ne, por edhe të panjohura janë ato që e bëjnë Kolumbinë një vend të lumtur. Banorët aty pedalojnë gjatë fundjavës posaçërisht për të ngrënë këto ushqime, të cilat janë cilësuar si më të shijshmet. Kolumbianët janë thuajse të pagabueshëm nga ana e gastronomisë.

Pistat e Bogotës

Që nga viti 1974, të dielave dhe gjatë ditëve festive, kryeqyteti i Kolumbisë boshatis të gjitha rrugët kryesore nga makinat për t’i dhënë mundësinë këmbësorëve të ecin, të vrapojnë, të ngasin biçikletën, të patinojnë etj. Me fjalë të tjera, që nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 14 të drekës, familjet kolumbiane dhe turistët mund të përdorin 75 milje asfalt si park lojërash. Bogotà ka më shumë pista të tilla sesa Amerika Latine (në këtë drejtim kryeson të gjithë botën).

Femrat e bukura

Nuk është për t’u mbajtur sekret fakti se, një nga thesaret më të çmuara të Kolumbisë janë femrat e saj, femrat shumë të bukura! Edhe pse bukuria e tyre është natyrale në sytë e tyre që i shohin, ato me të vërtetë që ta marrin mendjen!

Festivalet

Nuk mjafton të kesh “vetëm” biodiversitet dhe unicitet etnik, por e nevojshme është edhe t’i festosh ato. Në Kolumbi zhvillohet festivali më i madh i botës së teatrit (Festival Iberoamericano); një festival i salsës dhe i një parade të mrekullueshme lulesh. Në Kolumbi festohen edhe karnavalet e dyta më të mëdha të botës!
g.shqip
 
Titulli: Kolumbia shteti më i lumtur në botë, ja përse

Bota e njeh Kolumbine nga Pablo Escobar dhe kultivimi Kokaines. Bukur! (Sic na njohin neve ne Europe.)
 
Titulli: Kolumbia shteti më i lumtur në botë, ja përse

Po ne per cfare njihemi?
 
Titulli: Kolumbia shteti më i lumtur në botë, ja përse

Ne njihemi per kultivim hashashi.
 
Titulli: Kolumbia shteti më i lumtur në botë, ja përse

Po kta skifterat e Laqit jane thjesht personazhe humoristik?
 
Titulli: Kolumbia shteti më i lumtur në botë, ja përse

Ne Europe ka aq shume te huaj,saqe keto qe permend Ti jan fundi kazanit. Shqiptaret ne Europe njihen per hashashin dhe per influencen ne Holland e Zvicer per tregun e narkotikeve.
 
Titulli: Kolumbia shteti më i lumtur në botë, ja përse

Po mire gjysma te keqes vetem per narkotine ...prostitucioni ka rene ne qetesi.
Ka kaluar ne stadin tjeter...eskorta quhen tani?
 
Titulli: Kolumbia shteti më i lumtur në botë, ja përse

Prostitucionin e mban Rumania,Bullgaria momentalisht ne Europe. Ka ik koha e Shqiptareve qe kur hyri Rumania e Bullgaria ne Europe. Tani quhen Shtepi Private se eskortat jan te shtrenjta...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top