Kolizion (konflikt) i ligjeve

Jeta

Anëtar i Respektuar
Marredheniet juridiko-civile me element nderkombetar mund te rregullohen ne dy menyra: me ane te rregullave substanciale (materiale) qe e rregulojne marredhenien drpdr dhe deri ne fund, pra qe rregullojne marredhenien indirekte dhe pjeserisht.

Njera nga menyrat juridike te marredhenieve civile-juridike me element nderkombetar eshte edhe menyra e kolizionit (indirekte e therthorte).

Normat e kolizionit dergojne te zbatimi i se drejtes substanciale te shtetit te huaj. Por shtrohet pyetja se cila e drejte do te zbatohet ne ato raste kur norma e kolizionit dergon te zbatimi i te drejtes se shtetit me sistem kompleks juridik, perkatesisht te perbere nga me teper sisteme (rajone) juridike territorialisht te kufizuara.

Lindja e kolizionit interlokal te ligjeve
Konflikti interlokal juridik paraqitet shume heret dhe percillet gjate tere historise se civilizimit, duke filluar nga Asiria, Babilonia, Greqia dhe Roma nepermjet mesjetes e deri me sot. Studiuesit e se drejtes nderkombetare private, zakonisht shqyrtimin historik e fillojne me shkollen italiane te statuteve, qe ka krijuar dispozita per kolizionin e statuteve te qyteteve, e jo per kolizionet e te drejtave te shteteve sovrane.
Legnani 1176/ Traktati i Konstances-1183 (me kete u eshte pranuar pavaresia qyteteve italiane qe kane qene ekonomikisht dukshem te zhvilluar).
Shkolla franceze e statuteve (shek XVI) llogaritet si nje nder faktoret historik qe i ka paraprire zanafiles te se drejtes nderkombetare private, i zgjedh kolizionet qe jane krijuar ne mes te dokeve lokale. (kytym- dmth zakon fr.)

Nocioni dhe funksioni i kolizionit te brendshem te ligjeve
Deri te kolizioni i ligjeve vjen ne ato raste kur marredhenia juridiko-civile eshte e idhur me me teper subjekte sovrane. Nqs elementet e marredhenies jane te lidhura me sovranitetin e vendit dhe te huaj, atehere fjala eshte per situaten juridike me element nderkombetar per te cilin zbatohen normat e kolizionit nderkombetar te ligjeve.

Normat e brendshme te kolizionit vlejne per situatat juridike ku elementet e marredhenies jane te lidhura me dy ose me teper rajone juridike, perkatesisht sisteme juridike ose republika dhe krahina autonome te cilat kane autorizime te pavarura juridike ne suaza te te njejtit shtet.

Objekt i kolizionit te brendshem te ligjeve brenda nje shteti me sistem te perbere juridik mund te jene marredheniet e ndryshme juridike psh penale, juridiko-finansiare, juridiko-pronesore, juridiko-trashegimore etj.

Kolizioni i brendshem i ligjeve ka keto cilesi:
- numri i shteteve ne te cilat ekziston kolizioni i brendshem i ligjeve ne kushte bashkekohore nuk eshte i madh;
- ky kolizion i ligjeve eshte i mundshem, vetem ne shtetet me sistem juridiko-civil jo unik, pavaresisht se a jane ato te rregullimit federativ ose unitar.
- Ne shtetet ne sisteme te perbera juridike nuk paraqitet ne forme te njejte dhe per kete arsye eshte e mundshme te paraqiten lloje te ndryshme te ketij kolizioni te brendshem te ligjeve;
- Paraqitet gjate rregullimit te marredhenieve juridiko-civile qe njekohesisht permes elementeve te tyre juridikisht jane te lidhura me me teper njesi federative dhe autonome ose me me teper rajone juridike.
- Ky kolizion i ligjeve rregullohet me ane te normave te njesive federative ose te njesive autonome te cilat percaktojne se e drejta e ciles njesi federative ose njesie autonome ose e rajonit juridik do te duhej te zbatohet.

• Kolizioni i brendshem i ligjeve mund te perkufizohet si teresi e normave juridike me anen e se cilave ne nje shtet te caktuar me sistem te perbere juridiko-civil percaktohet, se kur dhe nen cilat kushte duhet zbatuar te drejten civile te njeres nga njesite federative ose autonome ose rajoneve juridike ne marredhenien juridiko-civile qe eshte e lidhur me dy ose me teper nga keto njesi.

Funksioni i kolizionit te ligjeve... konsiston ne rregullimin e marredhenieve juridiko-civile me element nderkombetar ne menyre inddirekte, perkatesisht me norma te kolizionit dhe norma materiale, ne te cilat udhezojne normat e kolizionit.

Relacioni mes kolizionit nderkombetar dhe te brendshem (intern) te ligjeve
Me paraqitjen e kolizionit ndekombetar te ligjeve kolizioni i brendshem i ligjeve fare nuk e humb rendesine e vet, as qe nuk humbet, perkundrazi kolizioni i ligjeve fiton rendesine e vet ashtu qe problematika e tij fiton peshe edhe ne planin nderkombetar. Vecse kolizioni i brendshem i ligjeve e humbi karakterin e dukurise se pergjithshme dhe pervec rendesise interlokale fiton edhe rendesine nderkombetare.

Problemi i sovranitetit ne relacion me kolizionin nderkombetar dhe te brendshem te ligjeve... ka raste kur subjektet e marredhenies juridike kane perkatesi te ndryshme shteterore, ose objekti i punes juridike gjendet ne territorin e shtetit tjeter, perkatesisht te drejtat dhe detyrimet krijohen sipas dispozitave te shtetit tjeter. Ne keto raste ekziston lidhshmeria e marredhenies juridike me me teper sisteme juridike autonome te shteteve sovrane dhe te pavarura, qe shkakton paraqitjen e kolizionit nderkombetar te ligjeve.
Ne teori, ne legjislacionet e shteteve te ndryshme si dhe ne praktike, ekzistojne dy qendrime themelore mbi vendin e normave per zgjidhjen e kolizionit te brendshem te ligjeve, rrespektivisht per kompetencen e miratimit te tyre. Sipas njerit, te aq qendrim universalist, dispozitat e se drejtes nderkombetare private mund ne menyre te drpdr t’i caktojne dispozitat kompetente substanciale per rregullimin e marredhenies juridiko-civile me element nderkombetar. Sipas qendrimit te dyte- i njohur si qendrim partikularist, normat e se drejtes nderkombetare nuk jane me kompetente qe nga momenti kur problemi koliziv bartet nga plani nderkombetar ne planin e brendshem.
LEX loci delicti commisii, ne menyre te drpdr eshte ligji i atij rajoni brenda shtetit te perbere ku eshte shkaktuar delikti.


Institutet e pergjithshme qe krijojne pasiguri juridike te zgjidhja e kolizionit te brendshem te ligjeve
Ne te drejten nderkombetare private ekzistojne intitute qe krijojne pasiguri juridike gjate rregullimit te marredhenieve juridiko-civile me element nderkombetar. Institutet jane: cilesimi (kualifikacioni), ridergimi (kthimi prape dhe dergimi ne te drejten e metejme), bishtnimi i ligjit, rendi publik “ndekombetar”, reciprociteti dhe retorsioni.





Cilesimi (kualifikacioni) ose kolizioni latent i ligjeve
Cilesimi etimologjikisht e ka prejardhjen nga fjala latine “qualifare” qe dtth te zgjedhesh njerin midis me teper te barabarteve (te njejteve). Cilesimi eshte nje institut juridik me ane te te cilit caktohet se katogorite juridike dhe nocionet juridike te permbajtura ne normat e te drejtes nderkombetare private do te kuptohen ashtu si e parasheh e drejta e vendit ose e drejta e huaj.
Cilesimi sipas LEX forit eshte me i pershtatshem per arsye se ne kete rast krejtesisht eshte e qarte se normat e kolizionit kuptohen sipas sistemit juridik dhe sipas nocioneve te asaj te drejte qe i perkasin.
Teoria e cilesimit internacional, qendrim sipas te cilit cilesimi duhet te behet me ndihmen e nocioneve autonome. (ernest rabel)
Lex loci delicti commissi- vendi i kryerjes se veprimit kunderligjor
Lex rei sitae- vendi ku gjendet sendi i paluajtshem.

Cilesimi (kualifikacioni i fakteve vendimtare

Cilesimi etimologjikisht rrjedh nga fjala latine “qualifare”, qe dtth zgjedhjen e njerit ne mes me teper te barabarteve. Pra, me cilesim kuptojme zgjedhjen nga ana e gjykatesit te njerit nga faktet vendimtare, permes se cilave zgjidhet raporti juridik-civil me element te huaj. Cilesimi eshte institut juridik permes se cilit krijohet pasiguri ne kolizionin e ligjeve.

Cilesimi sipas Lex Forit
Eshte me i pershtatshem per arsye se ne kete rast krejtesisht eshte e qarte se normat e kolizionit kuptohen sipas sistemit juridik dhe sipas norcioneve te asaj te dr qe i perkasin. Kur cilesimi behet sipas Lex forit atehere qe ne fillim kemi nje fakt vendimtar te sigurte dhe krijohet mundesia qe fakteve vendimtare dhe kategorive juridike te permbajtura ne normat e kolizionit t’u jepet nje interpretim adekuat.

Zgjidhja e cilesimit sipas teorise se kuptimeve autonome
Sipas ketij kuptimi, zgjidhja e cilesimit duhet te behet me ndihmen e nocioneve (kuptimeve) autonome. Ndryshe quhet teoria e cilesimi internacional.
Themelues i ketij koncepcioni eshte Ernest Rabel, i cili thekson se duhet te krijohen nocione autonome te se DNP te pavarura nga to te se dr civile dhe ne ate menyre praktikisht t’i shmangemi problemit te cilesimit.
Te pakte jane autoret qe mbeshtesin kete lloj cilesimi, sepse shumica mendojne se cilesimi sipas kuptimit autonom pjeserisht mund te zbatohen, por paraprakisht cilesimi fillestar te behet sipas lex forit.
 
Rendi publik nderkombetar (ordre public)
Qe te rregullohet nje marredhenie juridiko-civile me element nderkombetar, here-here duhet zbatuar e drejta e huaj ose kumulativisht e drejta e huaj dhe e drejta e vendit.
Ekzistojne dy lloje perkufizimesh lidhur me rendin publik nderkombetar:
Sipas perkufizimeve EKLEKTIKE, rendi publik nderkombetar perfaqeson teresine e ligjeve imperative te cilat duhet pa tjeter te zbatohen gjate rregullimit te marredhenieve juridiko-civile me element nderkombetar. Sipas ketyre perkufizimeve, percaktimi i permbajtjes se rendit publik nderkombetar, behet permes enumerimit te atyre normave imperative qe automatikisht e perbejne kete institucion.
Sipas perkufizimeve ABSTRAKTE ne menyre te pergjithesuar theksohet se rendi publik nderkombetar, eshte nje institut me karakter te jashtezakonshem dhe se rrethi i normave qe e sajojne rendin publik te nje shteti mund te perfshihet me nje klauzole te pergjithshme.
Ne kushtet bashkekohore, rendi publik nderkombetar trajtohet si nje mjet i pergjithshem i vetembrojtjes nga rreziqet dhe crregullimet e drpdr te sistemit juridik te vendit qe mund te krijohen me zbatimin e te drejtes se huaj nga organet e shtetit te vendit.
Funksioni koliziv juridik i rendit publik nderkombetar konsiston ne nderrimin e faktit vendimtar, ne baze te te cilit caktohet e drejta e huaj kompetente.
Aplikimi i rendit publik nderk per qellime progresive dhe reaksionare
Koncepcionet mbi rendin publik ndr gjate historise jane ndryshuar gati ne cdo shtet dhe eshte varur nga ajo se cila klase eshte ne pushtet, me cfare qellimesh dhe kunder kujt e zbaton kete inst. Kur ka sherbyer pere mbrojtjen dhe sigurimin e te dr individuale te cdo individi dhe zhvillimin e forcave progresive shoqerore padyshim se atehere ka pasur karakter progresiv. Pervec qelimeve progresive ka patur edhe raste kur rendi publik ndr eshte perdorur edhe per qellime regresive. Psh Italia fashiste dhe Gjermania duke u thirrur ne kete institut kane zbatuar masa diskriminuese ndaj te huajve (psh kane qene te ndaluara martesat mes vendasve dhe shtetasve te huaj dhe jo vetem kaq, por edhe jane ndeshkuar me ligj)

Rendi publik nderk te postglosatoret
Qysh tek postglosatoret hasen mendime juridike te asaj natyre ku rendi publik nuk paraqitet si shkas per refuzimin e zbatimit te se dr se huaj.

Perfaqesuesit e shkolles holandezo flamane rreth rendit publik ndr (Ulrich Huber dhe Paul Voet) vemendje te vecante i kane kushtuar institutit te rendit publik ndrk. U Huber ne vepren e tij “Proelectiones iuris civilis” ne aksiomen e trete parasheh se ligjet e cdo populli nga kurtoazia cdokund aplikohen nqs nuk jane ne kundershtim me te dr e sunduesit te popullit te tij.

Shkolla italiane rreth rendit publik ndr.
Perfaqesuesi i shkolles italiane Pasquale Mancini ka parapare se rendi publik ndr eshte nje nga parimet themelore te se dr ndr private.








Bishtnimi i ligjit (in fraudem legis agere)
Bishtnimi i ligjit ka mbeshtetje mbi keqperdorimin e se drejtes. Rrespektivisht e drejta ne kuptimin e gjere te fjales nenkupton sistemin e parimeve dhe rregullave te sjelljes ne marredheniet reciproke ne mes te individeve (e drejta objektive) ku krijohen, ndryshohen dhe shuhen (pushojne) te drejtat subjektive, ne korelacion me obligimet e subjekteve te tjere.
Bishtnimet e ligjit jane me te shpeshta te rregullimi i statusit personal, e posaqerisht kur si fakt vendimtar (pike e lidhjes) sherben shtetesia, vendbanimi (domicili) ‘nacionaliteti’ (perkatesia) i personave juridik, rrespektivisht kur zotesia per te lidhur martese, per te trasheguar, ose per te hartuar testament, varet nga ato rrethana ne te cilat nuk mund te ndikojne vete personat statusi i te cileve duhet te rregullohet. Ky problem me se shumti haset ne te drejten martesore. Lidhet martesa jashte shtetit ngase nupturijenteve nuk u pergjigjet forma qe e parasheh ligji i vendit. Ata nderrojne shtetesine, rrespektivisht marrin shtetesine e vendit qe e lejon shkurorezimin, pa e nderruar vendbanimin.

Shmangia nga zbatimi i normave rendom kompetente te shtetit te vendit ne baze te veprimeve te caktuara te individeve quhet bishtnimi i ligjit (in fraudem leges domesticae agere). Ne keto raste pala formalisht u permbahet dispozitave te se drejtes se shtetit te vendit, kurse faktikisht shkon pas zgjidhjeve juridike, qe legjislacioni i vendit i ndalon.

Elementet e bishtnimit te ligjit jane:
a. Qellimi per t’ju shmangur zbatimit te normes
b. Ndryshimi me mjete legale (te lejuara) te njerit nga faktet.

Instituti i bishtnimit te ligjit ka disa ngjashmeri me institutin e rendit publik nderkombetar. Ne te dyja rastet vjen ne shprehje shmangia nga efektet e rregullta te normes se kolizionit.

Pasojat juridike te bishtnimit te ligjit, vijne ne shprehje vetem nqs eshte bishtnuar ligji i shtetit te vendit. Gjykata nuk eshte mbrojtese e ligjeve te huaja dhe nuk do ta refuzoje zbatimin e ndonje te drejte per arsye se palet e kane bishtnuar ne menyre te pamoralshme ose kunder zakoneve (dokeve) te mira, gjykata mund te refuzoje ta zbatoje te drejten e huaj me pretekst se ajo eshte ne kundershtim me rendin publik nderkombetar te shtetit te vendit.



 
Ridergimi (renvoi)
Instituti i ridergimit per dallim nga rendi publik nderkombetar dhe bishtnimi i ligjit, paraqitet vetem te menyra kolizive (indirekte, e terthorte) e rregullimit te marredhenieve juridiko-civile me element nderkombetar dhe eshte specifik vetem per te drejten nderkombetare private. Ridergimi vjen ne shprehje ne rastet kur norma e kolizionit qe ta rregulloje nje marredhenie juridiko-civile me element nderkombetar dergon te zbatimi i se drejtes se shtetit te huaj, si te asaj materiale (substanciale) ashtu edhe te drejtes kolizive.
Ne konventat nderkombetare, instituti i ridergimit mund te parashihet (pranohet) ose perjashtohet.
1. Te paraparit (pranimi) e instituti te ridergimit ne konventat nderkombetare mund te behet ne menyre shprehimore dhe heshturazi.___ shprehimore: ne rastet kur ne konvente ekziston dispozite e vecante mbi detyrimin e shtetit ndnshkrues te konventes se duhet ta aplikojne ridergimin. ____ heshturazi: nqs ne konventen nderkombetare nuk parashihet as mundesia e zbatimit e as e perjashtimit te ketij instituti, ne keto raste cdo shtet do te veproje sipas legjislacionit te vet.
2. Perjashtimi i zbatimit te institutit te ridergimit sipas traktateve nderkombetare gjithashtu mund te behet ne menyre shprehimore dhe heshturazi.__ shprehimor: behet atehere kur ne traktatin nderkombetar ekziston klauzole e vecante se shtetet antare jane te detyruar te mos e zbatojne mu ne ate spekter sic eshte parapare ne traktat, pavaresisht se ate institut e kane parapare si te domosdoshem ne burimet e brendshme. ___ heshtazi: sipas konventes nderkombetare konsiderohet se ekziston kur ne traktat ekziston dispozita se do te zbatohet ligji i brendshem i shtetit ne fjale.

A mund te vije deri te ridergimi, kur normat e se drejtes nderkombetare private dergojne te zbatimi i te drejtes se nje shteti konkret i perbere nga me teper rajone juridike?
Kjo situate eshte e mundshme ne rastet kur normat e koliziponit te se drejtes nderkombetare private dergojne te zbatimi i te drejtes se nje shteti te perbere, ku ekzistojne me teper rajone juridike, kurse normar e brendshme te atij shteti dergojne te zbatimi i se drejtes se nje rajoni konkret.

Reciprociteti
Eshte nje postulat i ideve te pergjithshme qe perbejne bazamentin e te drejtes nderkombetare private.
Eshte shprehje e aspirates qe te sigurohet bashkepunimi reciprok dhe i barabarte perkatesisht i ndersjelle ndermjet shteteve.
Reciprociteti eshte instrument i harmonizimit te sistemeve juridike pa marreveshje te drpdr dhe bazohet ne parimin e te drejtes romake “do ut des” (te jap, te me japesh) qe dtth se prestacionet e caktuara ne punen juridike krijojne detyrime per palen tjeter qe dicka te beje ose te jape si kompensim.


Llojet e reciprocitetit ne baze te permbajtjes juridike:
Material: ekziston ne ato raste kur shteti i huaj i barazon me shtetasit e vet qytetaret e nje shteti tjeter.
Formal: ekziston ne ato raste kur shteti i huaj ju jep te drejta shtetasve te shtetit tjeter por nuk i barazon me shtetasit e vet.


Rregullimi direkt i se dnp
Ky rregullim paraqitet kur behet ne baze te dispozitave te drpdr juridike. Kjo menyre e rregullimit ne rradhe te pare i referohet atij lemi te se dnp ku ceshtja e aplikimit te se dr se huaj nuk shtrohet fare.

Menyra indirekte (e kolizionit) e rregullimit
Eshte ajo menyre e cila per zgjidhjen e raportit juridik-civil me element te huaj konteston se a duhet te aplikohet e drejta e vendit apo e drejta e shtetit te huaj zgjidhet me ane te normave te kolizionit dhe te drejtave materiale (substanciale) tek te cilt dergojne normat e kolizionit.

Kuptimi i kolizionit interlokal te ligjeve
Kolizioni interlokal eshte teresi e normave me te cilat ne nje shtet te perbere caktohet se kur dhe ne cilat kushte duhet te zbatohet e drejta e nje rajoni juridik per rregullimin e marredhenies juridike-civile me element te huaj. Karakteristikat e kolizionit interlokal te ligjeve jane: se numri i shteteve ne te cilat aplikohet nuk eshte i madh, paraqitet vetem te shtetet me sistem te perbere juridik, rregullohet me normat e kolizionit te brendshem te atyre shteteve ne te cilat ndodhet raporti juridik-civil. Ekzistojne tre lloje te kolizionit te brendshen te ligjeve: territorial, personal dhe intermediar
 
Faktet vendimtare (pikat e lidhjes)
Kur nje marredhenie juridiko civile elementet e se ciles janw tw lidhur me dy apo me teper shtete atehere shtrohet ceshtja se cili fakt vendimtar duhet te jete. Faktet vendimtare jane rrethane te cilat dergojne te e drejta kometente per rregullimin e marredhenies juridiko civile dmth a eshte kompetente e drejta e vendit apo e drejta e huaj.
Fajtet vendimtare jane:
Locus regit actum. Sipas ketij fakti e drejta komeptente per rregullimin e marredhenies juridiko civile eshte e drejta e shtetit ne te cilin eshte lidhur puna juridike.
Lex rei sitae- rregull kolizive e cila dergon te e drejta e atij shteti ku gjendet paluajtshmeria.
Lex delicti commissi. Fakt vendimtar qe dergon te e drejta kompetente e shtetit ku eshte shkaktuar delikti apo kuazidelikti.
Lex fori- Fakt vendimtar ku per zgjidhjen e konfliktit te marredheniet juridiko civile eshte organi para te cilit eshte shtruar çeshtja.
Lex Nacionalis. Fakt vendiomtar qe dergon tek e drejta kompetente e shtetit, shtetas i te cilit eshte personi tek marredheniet juridiko civile. Eshte i lidhur drpdr me shtetin.
Ndersa FAKTE PLOTESUESE jane: Lex domicili- perdoret si fakt vendimtar plotesues nese vetem pas tij qendron lidhja me e afert.


Dallimi mes konfliktit nderkombetar dhe interlokal te ligjeve
Konflikti nderkombetar ekziston atehere kur nje marredhenie juridiko civile eshte e lidhur me dy apo me shume shtete. Normat e kolizionit percaktojne se e drejta e cilit shtet eshte kompetente per shqyrtimin e marredhenies juridiko civile.
Konflikti interlokal eshte karakteristike vetem tek shtetet ku ekzistojne me teper rajone juridike. Normat e kolizionit dergojne tek e drejta kompetente e rajonit juridik. Pra normat e kolizionit te brendshem te ligjeve jane teresi normash qe rregullojne marredheniet juridiko civile me element te brendshem.



Kuptimi i kolizionit te ligjeve
Kolizioni i ligjeve paraqet teresine e rregullave juridike me ane te te cilave percaktohet se kur mund te aplikohen normat imperative me karakter nderkombetar ku mund te aplikohen keto norma dhe menyren e aplikimit te ketyre normave ne marredhenien juridiko-civile me karakter nderkombetar. Per percaktimin e funksionit te kolizionit te ligjeve ekzistojne 3 qendrime: 1. funksioni teknik qe ka per qellim percaktimin e veprimtarise legjislative ne marredheniet juridiko civile me element te huaj. 2. funksioni i dyte qendron ne dhenien e udhezimeve gjykatesit apo organit i cili merret me zgjidhjen e çeshtjes me element nderkombetar se si te veprohet ne rastin konkret dhe 3. funksioni i trete i kolizionit ka te beje me rregullimin e marredhenieve juridiko civile me element nderkombetar me ane te normave imperative.

Objekti i DNP
Objekt i DNP-se eshte elementi i huaj juridiko civil. Ky element mund te jete i lidhur per sisteme te ndryshme dhe secili shtet ne baze te sovranitetit te vet e rregullon ceshtjen e elementit te huaj ne baze te normes se kolizionit.
Atje ku dergon norma e kolizionit shteti eshte i detyruar te gjej zgjidhje per elementin e huaj nqs ky element nuk ka rene nen sovranitetin e asnje shteti.
DNP eshte e lidhur ngushte me te drejten civile dhe te drejten nderkombetare publike per nga objekti dhe metodat.

Konflikti i ligjit te kushtet materiale per lidhjen e martese
Ne disa shtete kushtet materiale per lidhjen e marteses ndryshojne, varesisht prej shteteve. Psh ne disa shtete kerkohet te plotesohen kushtet thelbesore per lidhjen e marteses sic jane mosha e caktuar, zotesia per te vepruar, perkatesia fetare etj.
Martesa mund te lidhet para organit civil ne disa shtete edhe para organit fetar (psh ne Greqi). Spanja nuk e ka lejuar lidhjen e marteses mes personave te perkatesise se ndryshme fetare.

Faktet ne baze te te cilave krijohet elementi i huaj juridiko privat (faktet e identifikimit)
Faktet ne baze te te cilave krijohet elementi i huaj ne nje mardhenje ose raport konkret mund te paraqiten ne subjek ku si element i huaj paraqitet shtetesia kombesia dhe vendbanimi, faktet te cilat paraqiten ne objekt si element i huaj eshte vendi apo nacionaliteti i sendit, ndersa faktet vendimtare apo pikat e lidhjes qe paraqiten ne raportin konkret me element te huaj me te drejta dhe detyrime eshte vendi i lidhjes se kontrates.
Faktet apo pikat e lidhjes mund te krijon nje raport konkret me element te huaj ne menyre absolute dhe relative.

Konflikti i ligjeve te forma e testamentit
Duke marre parasysh se testa,emti hartohet ne menyrA te ndryshme, varesisht ne baze te dispozitave te secilit shtet, per arsye parashihen disa rregulla.
Si baze per marrjen apo pranimin e testamnentit si te plotfuqishem jane forma dhe permbajtja e testamentit.
Permabjtja dhe forma ndryshojne per kete arsye jane parape rregulla apo dispozita brenda te drejtes nderkombetare private per rregullimin e ceshtjes kur testamenti shprehet ne nje menyre ne rastin konkret si element i huaj.
Ne permbajtjen e testamentit me element te huaj duhet te aplikohen ato dispozita juridike te cilat kane te bejne me caktimin e deshmitareve, ndarjen e mases trashigimore, perjashtimin e deshmitarit te domosdoshem
 
Kuptimi i se drejtes nbderkombetare private
E DNP este dege e se drejtes se nje shteti te cakttuar, e qe rregullon juridikisht nje leme te caktuiar te marredhenieve shoqerore, e qe nuk eshte objekt rregullimi i asnje dege te se drejtes. Ky rregullim juridik behet me ndihmen e normave juridike ndersa rrespektimi i ketyre normave sigurohet nga ana e shtetit me sanksion.
Vecorite karakteristike te DNP
1. specifika e objektit te kesaj dege te se drejtes
2. karakteri i dyllojshem i burimeve te DNP
3. specifika e sanksioneve
4. afersia me te DNPublike dhe te drejten civile

1. Sp[ecifika e objektit te kesaj dege qendron ne ekzistimin e elementit te huaj tek raportet juridike civile sepse ekzistimi i ketij elementi te huajh tregon lidhjen juridike te ketyre raporteve per sovranitetin e brendshem dhe te jashtem
2. karakteri i dyllojshem i burimeve te se DNP mbeshtetet ne ekzistimin e burimeve te brendshme (traktatet ndrk dhe zakonet ndrk) dhe te jashtme (ligjet dhe aktet tjera nenligjore, ne disa shtete edhe praktika gjyqesore)
3. sanksioni eshte dhune shteti me te cilen nje person fizik apo juridik mund te detyrohet te rrepsktoj te drejtat dhe detyrat qe dalin nga raporti qe formohet sipas normave te caktuara nga shteti. Ky sanksion mund te jete i karakterit penal dhe pronesor.
4. afersia me te DNPublike. Jane ato raporte te cilat shteti vendas i trajton si raporte te se DNPrivate kurse shteti i hhuaj si raporte te se DNPrivate
afersia mes te drejtes ndrk private dhe te drejtes civile, paraqesin ato raporte per te cilat per nje shtet shfaqen si raporte te se drejtes civile e per tjetrin si raporte te se drejtes nderkombetare publike.

Konflikti i ligjeve, forma kambialore dhe cekore
Kambiali dhe ceku ne qarkullimin nderkombetar jane mjete shume te rendesishme te kredise dhe pagesave.
Kambiali paraqitet si instrument i pare i pagesave dhe i kreditimit ndr, ku deri ne paraqitjen e tij kontratat ndrk, per shitblerje behej me nje rrezikim te caktuar. Edhe ceku si mjet i pageses nderk eshte themeluar per shkaqe te ngjashme. Konflikti i ligjeve paraqitet ne tri drejtime: 1.lidhur me zotesine kambialore dhe cekore, 2. Lidhur me formen e kambialit dhe cekut dhe formen e detyrimeve te caktuara te kambialit dhe cekut dhe 3 me permbajtjen e detyrimeve kambialore dhe cekore.


Arbittrazhet e tregtise se jashtme
Arbitrazhet ne qarkullimin e tregtise se jashtme perfaqesojne institucion me ndihmen e se ciles ne menyre indirekte behen te mundura marredheniet juridike civile me element te huaj. Me fjalen arbitrazh te tregtise se jashtme duhet kuptuar insttitucionet e formuara nga organiztat, e me karakter gjysmeprivat me qellium qe te shqyrtojne ato konteste nga qarkullimi i tregtise se jashtme per te cilat eshte kontraktuar kompetenca e tyre. Elemente te arbitrazhit jane: karakteri gjysmepubliuk ose karakteri privat i instituvioneve, pastaj karakteri kontestues i tregtise se jashtme.

Metoda e rregullimit te DNP
Parimet qe e karakterizojne metoden e rregullimit juridik te DNP jane:
1. Parimi i inisiatives ndrk juridiko private (parim sipas te cilit nga vullneti i paleve, varet se a do te marrin pjese ne ndonje raport te caktuar qe permebn objektin e se DNP)
2. Parimi i barazise ndrk juridiko private te paleve (njera pale ne raportet e permendura juridikisht nuk mund te kete pozie me te keqe se pala tjeter, po ne barazi)
3. Parimi i zbatimit te kundermasave ndrk juridiko private (perfshin te drejten e nje shteti me sovranitetin e te cilit lidhet juridikisht nje element i caktuar i raporteve te permendura qe perkitazi me te caktuarit juridik te normes se raporteve te tilla nga nje shtet tjeter mund t’e marre disa kundermsa juridikusht te lejuara)


Konflikti i ligjeve te raportet satatusore
Ekzistojne dy lloje te raporteve statusore me element te huaj:
- raportet statusore qe kane te bejne me statusin e nje personi (psh.zot juridike, veprimtarine, kujdestarine)
- raportet statusore me te cilat ndryshohet statusi i dy ose me shume personave (psh lidhja e marteses, legalizimi etj)

burimet nacionale te DNP
burimet e brendshme te DNP jane:
- ne disa vende ligjet dhe aktet tjera nenligjore e ne vende tjera praktika gjyqesore psh Anglia, SHBA etj.
- Nese eshte fjala per vende ne te cilat zbatohet praktika gjyqesore, atehere rendesia e ligjit si burim eshte shume me i vogel se ne te dr e brendshme.



Burimet ndrk te se DNP – Traktatet ndrk
Jane marreveshje ne mes te shteteve si sovraniteti ndaj sovranitetit, ne baze te te cilave shtetet marrin mbi vete te drejta dhe detyrime reciproke lidhur me ceshtjet, rrespektivisht marredheniet e ndryshme
Traktatet ndr mund te jene bilaterale (marreveshje mes dy steteve) dhe multilaterale (marreveshje mes nje numeri me te madh shtetesh).


Kualifikimi juridik i fakteve vendimtare
Gjykatesi para se te aplikoj te drejten e vendit apo ate te huaj per shqyrtimin e nje konflikti me element te huaj t’i njohe te huajit ndonje te drejte civile ne baze te faktit vendimtar, e cila ipet ne baze te se drejtes ndrk private me pare duhet te caktohet se a do te merret fakti vendimtar ashtu si eshte formuluar juridikisht sipas te drejtes se vendit apo asaj te huaj, ngase faktet vendimtare edhepse perputhen per nga terminet, nuk kane gjithmone permbajtje te njejte ne te drejten e vendit dhe te huaj.




Deliktet dhe kuazidel jur civ me element te huaj te kryera me automjete ne komunikacionin rrugor
Nenkuptohen fatkeqesite e shkaktuara me automjete ne kiomunikacionin rrugor te cilat jane qofte ne subjekt qofte ne objekt qofte ne te dr dhe detyrime apo te gjitha kumulativisht. Konflikti i ligjeve ne fatkeqesite e komunikacionit me element te huaj zgjidhen sipas normes kolizive e cila aplikohet ndaj delikteve dhe kuazid, jur civile me element te huaj.

Teoria e statuteve
Me teorine e statuteve nenkuptohen teorite e pjestareve te shkolles se statuteve lidhur me zgjidhjen e problemit te konfliktit te statuteve ose konfliktit te kytymeve mes qyteteve apo provincave te nje sovraniteti te vetem. Kjo teori lind ne Itali ne shek XIII, vazhdon me tutje me pjestaret e shkolles franceze te kytymeve dhe statuteve te shkolles holandezo flemane te shek XVII.

Shkolla italiane e statuteve shek XIII
Lindi ne qytetet e Italise veriore te shek XIII ku ndikuan kushtet ekonomike shoqerore ku zgjidhje per marredheniet me karakter interlokal nuk mund te gjendeshin ne zakonet juridike. Perfaqesues me te rendesishem te kesaj shkolle ishin Bartolusi, Sinusi. Si kriter per konstatimin e ekzistimit te elementit te huaj interlokal ne raporte jur civile ne parimet e Bartolusit paraqiten: domicili i subjektit, vendi ku gjendet sendi, vendi i lidhjes dhe venci i ekzekutimit te veprimeve juridike.

Shkolla franceze e statuteve e shek XVI
Ne France shek XVI zhvillon marredheniet mall para ne suaza lokale, rrespektivisht mes provincave te ndryshme franceze, ku secila prej tyre kishte te drejten e vet zakonore e cila njihej me emrin kytym. Kundershtimi ne mesprovincave franceze dhe aplikimit absolut te kytymeve te vendit ne territorin e cdo province sjellte pasiguri juridike ku pengonte zhvillimin e qarkullimit te marredhenieve mal-para.

Shkolla holandeze-flemane e statuteve e shek XVII
Holanda mund te quhet si djep i konfliktit te ligjeve. Keto marredhenie te reja ne Holanden e shek XVII zhvillohen ne permasa nderkombetare. Holanda ne shek XVII ka qene vend qe kreu revolucionin borgjez, kishte shume koloni dhe marinen tregtare te pasur qe nenkuptonte qendren me te madhe te tregtise se atehereshme, qe zhvillonte qarkullimin e mallrave jashte kufijve te saj qe imponoi nevojen qe te gjenden zgjidhje te problemeve te konfliktit te ligjeve por jo ne qytetet e ndryshme ne kuader te nje sovraniteti por ne shtetet e ndryshme. Perfaqesues te kesaj shkolle jane: Paul de Voet, Johan Voet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top