Koleksionuesit më të çuditshëm në botë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kush janë ata që koleksionojnë sende dhe objekte aspak të zakonshme
Nga kanaçet e birrave, teli me gjemba, tapat e shisheve e deri te ëndrrat

اdo njeri sheh të paktën 1500 ëndrra në vit. Elizabeth Lowe, një librare dhe pronare e një shtëpie të vogël botuese po përgatit “një koleksion i ëndrrave të njerëzve”. Lowe ka mbi 2500 ëndrra, duke përfshirë dhe të sajat, të cilat po i grumbullon që prej 16 vitesh. Ajo shpreson që të botojë koleksionin e ëndrrave të pa interpretuara dhe t’i identifikojë personat vetëm me moshën dhe gjininë. Hobi i koleksionit përfshin me synimin, lokalizimin, përftimin, organizimin, katalogimin, ekspozimin, ruajtjen dhe mbajtjen e çdo artikulli që i ngjall interes koleksionuesit. Disa koleksionues janë të përgjithshëm dhe koleksionojnë pulla ose gjëra të ndryshme nga e gjitha bota. Të tjerë, fokusohen në një fushë që u intereson, për shembull në pullat postare të shekullit të 19-të, apo etiketa të shisheve të qumështit nga një rajon i caktuar etj. Artikujt që mbledhin koleksionuesit mund të jenë antikë apo thjesht gjëra që koleksionohen. Artikujt antikë duhet të jenë të paktën 100 vite të vjetër; por artikujt e koleksioneve mund t’i përkasin çdo lloj distance kohore. Pjesa më e madhe e koleksioneve përbëhen nga artikujt të krijuar nga njeriu por disa koleksionojnë objekte natyrore si vezë zogjsh, flutura, shkëmbinj dhe guacka. Disa koleksionues të rinj fillojnë të grumbullojnë menjëherë artikujt që u pëlqejnë dhe më pas e ngadalësojnë punën pasi kuptojnë se do ishte më mirë të kishin një koleksion të harmonishëm me kalimin e kohës. Pavarësisht se një artikull duhet të jetë të paktën 100 vjeç që të konsiderohet antik, në disa fusha kufijtë kohorë ngushtohen. Për shembull, mjaftojnë 25 vite që ta klasifikojnë një makinë si klasike, në mos antike. Ndërsa për sa u përket mobiljeve, ekspertët shprehen që të konsiderohen antike duhet t’i kenë plotësuar të paktën 150 vite. Shumë koleksionuesve u pëlqen të bëjnë një plan për koleksionet e tyre duke kombinuar të mësuarin me stimulimin dhe eksperimentimin për të zhvilluar një stil personal koleksionimi. Madje dhe ata që e hedhin poshtë nocionin e “koleksionimit të planifikuar” mund t’i rafinojnë “aftësitë përzgjedhëse” me pak informacione dhe me disa pika kyçe në artin e koleksionimit. Koleksionuesit e kanaçeve të birrës në Amerikë (BاA) kanë një moto: “Mos e hidh kanaçen. Mund të shërbejë si artikull për koleksion”. Peter dhe Arthur Ressel (babë e bir) kanë një koleksion të mrekullueshëm prej më shumë se pesë mijë kanaçesh të ndryshme birre. Më e preferuara e tyre është një kanaçe e vitit 1934 “Brewer Test Can” që s’është hapur asnjëherë.


Koleksionues: Jesse S. James
Koleksioni: Tel me gjemba
Kaliforni, SHBA

Që prej vitit 1957 Jesse James ka mbledhur në mënyrë të përpiktë të gjitha mostrat e telave me gjemba. Së bashku me koleksionin e tij të çuditshëm të llojeve të telave me gjemba Jesse James ka dhe një koleksion rrjetash teli të bërë me tela të vjetër të rrallë. James gjithashtu ka shkruar dhe një libër për telat me gjemba “Early U.S. Barbed Wire Patents”.

Koleksionues: Peter dhe Arthur Ressel
Koleksioni: Kanaçe birrash
SHBA

Koleksionuesit e kanaçeve të birrës në Amerikë (BاA) kanë një moto: “Mos e hidh kanaçen. Mund të shërbejë si artikull për koleksion”. Peter dhe Arthur Ressel (babë e bir) kanë një koleksion të mrekullueshëm prej më shumë se pesë mijë kanaçesh të ndryshme birre. Më e preferuara e tyre është një kanaçe e vitit 1934 “Brewer Test Can” që s’është hapur asnjëherë.

Koleksionues: Sid Sackson
Koleksioni: Lojëra në dërrasa
SHBA

Lojëra të tilla si “Monopoly”, “Scrabble” po zhduken për t’u zëvendësuar nga lojërat gjithnjë e më elektronike. Sid Sackson ka koleksionin më të madh privat të lojërave mbi dërrasa në botë. Koleksioni është i limituar tek lojërat që mund të luhet në një tavolinë dhe numri i tyre arrin në rreth 50 mijë të tilla duke nxënë tre dhoma të plota. Sackson ka gjithashtu edhe një mijë libra në 13 gjuhë të ndryshme.

Koleksionues: Danny Ginsburg, Rancho Palos Verdes
Koleksioni: Tapa shishesh
SHBA

I vetmi kriter për koleksionin e Danny Gingsburg është që çdo tapë shisheje duhet të ketë cepa të ashpër, nuk lejohen tapat plastike që hapen me dorë. Gingsburg pretendon se koleksioni i tij i kalon 250 mijë tapa shishesh dhe po rritet dita ditës. Ai ka tapa shishesh nga pothuajse 35 qytete të botës dhe 800 qytete nga çdo kontinent përveç Afrikës dhe Antarktidës.
 
Titulli: Koleksionuesit më të çuditshëm në botë

Koleksionues: Fay dhe Jimmy Rodolfos,
Koleksioni: Në kujtim të pesënjakeve Dionne
SHBA

Lindja e pesënjakeve Dionne në Ontario, Kanada në vitin 1934 ngjalli interes në gjithë botën. Lindja u konsiderua si mrekulli duke qenë se ato ishin te vetmet pesënjake identike që kishin mbijetuar. Fay dhe Jimmy Rodolfos koleksiojnë çdo artikull që është në pesë kopje e që u përkiste pesë binjakeve të famshme. Në koleksion përfshihen kukulla, kartolina, blloqe shënimesh, gazeta dhe artikuj, fotografi etj.

Koleksionuese: Elizabeth Lowe
Koleksioni: ثndrra
SHBA

اdo njeri sheh të paktën 1500 ëndrra në vit. Elizabeth Lowe, një librare dhe pronare e një shtëpie të vogël botuese po përgatit “një koleksion i ëndrrave të njerëzve”. Lowe ka mbi 2500 ëndrra, duke përfshirë dhe të sajat, të cilat po i grumbullon që prej 16 vitesh. Ajo shpreson që të botojë koleksionin e ëndrrave të pa interpretuara dhe t’i identifikojë personat vetëm me moshën dhe gjininë.

Koleksionues: R. S. “Dick” Kemp
Koleksioni: Kamionë “Mack”
SHBA

Dick Kemp është pronar i 90 kamionëve të vjetër “Mack”, të cilët datojnë që prej vitit 1916. Kemp filloi t’i koleksiononte kamionët në vitin 1952. Babai i tij i ka mësuar të ngasë një kamion që në moshën 14-vjeçare dhe që kur ishte 16-vjeç ai ka ngarë kamionë për të fituar bukën e gojës. Vizitorë nga e gjithë bota mbërrrijnë në shtëpinë e tij për të parë koleksionin e vendosur në një garazh aty pranë.

Koleksionues: Frank C. Horwath
Koleksioni: Gozhdë
SHBA

Franik Horwath filloi të koleksiononte gozhdë kur ishte 14 vjeç dhe punonte me të atin, një marangoz. Në ditë e sotme ai ka më shumë se 15 imjë gozhdë të të gjitha llojeve, të bëra me dorë, me makineri etj, nga 40 vende të botës. Të gjitha gozhdët janë të klasifikura dhe të ngjitura në panele druri në bodrumin e shtëpisë së tij. Koleksioni i Horwath është më i ploti i llojit të tij.

Koleksionues: Ed Haberman
Koleksioni: Copa leckash të vajosura
SHBA

Ed Haberman koleksionon lecka të vajosura e të përdorura që prej vitit 1950. Duke zëvendësuar leckat e vjetra që përdorte për pastrimin e ambientit nga vajrat e makinave, ai i koleksiononte ato. Haberman i ka mbledhur gjithandej leckat e vjetra dhe tani ka mbi më shumë se 13 mijë. Bashkëshortja e tij nuk ndan të njëjtin pasion për leckat dhe kur njëherë ajo mori një nga koleksioni për marrë pluhurat, i shoqi i bëri të ditur se s’duhej ta përsëriste më një veprim të tillë.

Koleksionues: Doug Hodge
Koleksioni: Transmetime radiofonike të Luftës së Dytë Botërore
Havai
Doug Hodge pëlqen që “ta bëjë historinë të gjallë” duke dëgjuar transmetimet radiofonike të ngjarjeve historike. Ai ka një koleksion prej më shumë se 20 mijë transmetimeve të Luftës së Dytë Botërore. Në këto transmetime të regjistruara përfshihen dokumentarë, emisione lajmesh, fushata për fitimin e luftës dhe reklama që kanë lidhje me luftën e asaj kohe.
 
Titulli: Koleksionuesit më të çuditshëm në botë

Mua gjithashtu me pelqen te jem koleksionist i ndonje gjeje po ende skam vendosur.Ndoshta do te jem koleksionist i shkrepsave,me pelqejne shume!:)
 
Titulli: Koleksionuesit më të çuditshëm në botë

ajo birra antike po ma ben me sy
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top