Kokë-dhimbja dhe Sexhdeja

Kokë-dhimbja dhe Sexhdeja



Dr.Xhasmim El-Mutaviu
Rita është një grua me origjinë gjermane e cila është martuar me një të ri me origjinë egjiptiane. Ajo është e krishterë ndërsa ky është musliman. Së bashku kishin qëndruar për dy vite dhe bashkëshorti i saj asnjëherë nuk i kishte folur për Islamin, ndërsa ajo vazhdimisht kishte vëzhguar sjelljen e tij në shtëpi, namazin e tij, abdesin e tij etj.
Rita vuante nga një dhimbje në kokë dhe vazhdimisht ishte në kërkim të ilaçit për të, një ditë ajo kishte dëgjuar se vënia e ballit në tokë e lehtëson dhimbjen e kokës dhe vendosi të e provonte. Prova e saj rezultojë pozitive, vënia e ballit në tokë me të vërtet asaj ia lehtësoi dhimbjen. Asaj iu kujtua namazi i bashkëshortit të saj dhe se si ai çdo herë e vendonte kokën në tokë kur binte në sexhde dhe fillojë të e numëronte se sa herë i duhej burrit të saj që të binte në sexhde brenda ditës për të kryer ritet e namazit dhe e pa se gjithsej ishin 34 sexhde. Kjo ishte arsyeja dhe nxitja e saj për të kuptuar Islamin, andaj edhe fillojë që të pyeste bashkëshortin e saj rreth Islamit dhe rreth namazit. Më vonë ajo hyri në Islam dhe tani më nuk ka dhimbje në kokë. Këtë ndodhi ma kishte treguar një mik i imi derisa ishim në një ndejë ku ishte prezent edhe një mjek e i cili këtë fenomen e shpjegoi duke thënë se truri ka nevojë për oksigjen dhe se në çastin kur bie njeriu në sexhde atëherë prezenca e gjakut në tru është më e madhe dhe gjaku si një bartës i oksigjenit ia mundëson trurit që të relaksohet dhe të ndihet i pushuar gjë që është shërues i kokë-dhimbjes. Kjo është arsyeja e pranimit të Islamit nga Rita e cila tani i është përkushtuar tërësisht thirrjes në Islam dhe për momentin është duke punuar në përkthimin e Rijad Es-Salihin në gjuhën gjermane./Artan Musliu/mesazhi/
 
Back
Top