Kokainë në trëndafilat e Shën Valentinit

elbruna

Anëtar i Respektuar
Një javë para ditës së Shën Valentinit, një ngarkesë me kokainë është zbuluar e fshehur në mesin e 20.000 luleve nga Amerika Latine për në Aeroportin e Amsterdamit, njoftuan autoritetet holandeze.

Lulet, një dhuratë e popullarizuar për ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt, arritën të dielën e kaluar në një fluturim nga Bogota, Kolumbia, që ndaloi transit në Puerto Rico, thuhet në një njoftim të prokurorit publik.

Droga është gjetur e mbështjellë në pako celofani e fshehur në kutitë të mbushura me trëndafila.

Tre persona në Holandë janë arrestuar ndërsa policia kapi 9 kg të kokainës, përfshirë edhe ngarkesën në lule, me vlerë prej 1.3 milionë euro.

Holanda është eksportuesi më i madh i luleve, vendi më i njohur në botë i shtëpisë së ankandit të luleve dhe është burim i 60 për qind të eksportit të luleve.

/Telegrafi/
 
Titulli: Kokainë në trëndafilat e Shën Valentinit

Gjynaf as me punu ste lejne tashme te heqin punen prej duarve :(:(:(.
 
Back
Top