Kohet e foljes

Jeta

Anëtar i Respektuar
pjesore = shkrua-r
paskajore = per te shkruar
percjellore = duke shkruar

1. zgjedhimi vepror:

a. menyra deftore

a.1 e tashme

shkruaj

shkruan

shkruan

shkruajme

shkruani

shkruajne

a.2 e tashme e caktuar

jam duke shkruar

je duke shkruar

eshte duke shkruar

jemi duke shkuar

jeni duke shkruar

jane duke shkruar

a.3 e kryer

kam shkruar

ke shkruar

ka shkruar

kemi shkruar

keni shkruar

kane shkruar

a4 e pakryer

shkruaja
shkruaje
shkruante
shkruanim
shkruanit

a5 e pakryer e caktuar

isha duke shkruar
ishe duke shkruar
ishte duke shkruar
ishim duke shkruar
ishit duke shkruar
ishin duke shkruar

a6 me se e kryer

kisha shkruar
kishe shkruar
kishte shkruar
kishim shkruar
kishit shkruar
kishin shkruar

a7 e kryer e thjeshte

shkrova
shkrove
shkroi
shkruam
shkruat
shkruan

a8 e kryer e tejshkuar

pata shkruar
pate shkruar
pat (i) shkruar
patem shkruar
patet shkruar
paten shkruar

a9 e ardhme

do te shkruaj
do te shkruash
do te shkruaje
do te shkruajme
do te shkruani
do te shkruajne

a10 e ardhme II

kam per te shkruar
ke per te shkruar
ka per te shkruar
kemi per te shkruar
keni per te shkruar
kane per te shkruar

a11 e ardhme e perparme

do te kem shkruar
do te kesh shkruar
do te kete shkruar
do te kemi shkruar
do te keni shkruar
do te kene shkruar

a12e ardhme e se shkuares

do te shkruaja
do te shkruaje
do te shkruante
do te shkruanim
do te shkruanit
do te shkruanin

a13 e ardhme e se shkuares II

kisha per te shkruar
kishe per te shkruar
kishte per te shkruar
kishim per te shkruar
kishit per te shkruar
kishin per te shkruar

a14. e ardhme e perparme e se shkuares
do te kisha shkruar
do te kishe shkruar
do te kishte shkruar
do te kishim shkruar
do te kishit shkruar
do te kishin shkruar
 
b. habitore

b1 e tashme
shkruakam
shkruake
shkruaka
shkruakemi
shkruakeni
shkruakan

b2 e kryer
paskam shkruar
paske shkruar
paska shkruar
paskemi shkruar
paskeni shkruar
paskan shkruar

b3 e pakryer
shkruakesha
shkruakeshe
shkruakesh
shkruakeshim
shkruakeshit
shkruakeshin

b4. me se e kryer
paskesha shkruar
paskeshe shkruar
paskesh shkruar
paskeshim shkruar
paskeshit shkruar
 
c. lidhore

c1. e tashme
te shkruaj
te shkruash
te shkruaje
te shkruajme
te shkruani
te shkruajne

c2. e kryer
te kem shkruar
te kesh shkruar
te kete shkruar
te kemi shkruar
te keni shkruar
te kene shkruar

c3. e pakryer
te shkruaja
te shkruaje
te shkruante
te shkruanim
te shkruanit
te shkruanin

c5. me se e kryer
te kisha shkruar
te kishe shkruar
te kishte shkruar
te kishim shkruar
te kishit shkruar
te kishin shkruar
 
ç. Lidhore-habitore

ç1. e tashme
te shkruakam
te shkruake
te shkruaka
te shkruakemi
te shkruakeni
te shkruakan

ç2. e kryer
te paskam shkruar
me paske shkruar
te paska shkruar
te paskemi shkruar
me paskeni shkruar
te paskan shkruar


ç3 e pakryer
te shkruakesha
te shkruakeshe
te shkruakeshte
te shkruakeshim
te shkruakeshit
te shkruakeshin

ç4 me se e kryer

te paskesha shkruar
me paskeshe shkruar
te paskesh shkruar
te paskeshim shkruar
me paskeshit shkruar
te paskeshin shkruar
 
d. Kushtore

d1. e tashme
do te shkruaja
do te shkruaje
do te shkruante
do te shkruanim
do te shkruanit
do te shkruanin

d2. e tashme II
kisha per te shkruar
kishe per te shkruar
kishte per te shkruar
kishim per te shkruar
kishit per te shkruar
kishin per te shkruar

d3. e kryer
do te kisha shkruar
do te kishe shkruar
do te kishte shkruar
do te kishim shkruar
do te kishit shkruar
do te kishin shkruar
 
dh. Deshirore

dh1. e tashme
shkrofsha
shkrofsh
shkrofte
shkrofshim
shkrofshi
shkrofshin

dh2. E kryer
paca shkruar
pac shkruar
paste shkruar
pacim shkruar
paci shkruar
pacin shkruar

e. Urdherore

shkruaj
shkruani
 
Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Zgjedhim quhet tërësia e formave te shtjelluara qe merr folja sipas vetes, numrit, mënyrës e kohës, si edhe e formave te pashtjelluara.

Zgjedhimi ne gjuhën shqipe është dy llojesh: vepror dhe jovepror. Format e ndryshme, qe merr folja gjatë zgjedhimit te saj, janë sintetike dhe analitike.

Format sintetike te foljes ndërtohen:

1. Me anë te mbaresave vetore, p.sh.: la-j, la-n, la-jme, la-ni...
2. Me anë te nderrimeve fonetike, qe peson tema e foljes, p.sh. njoh : njeh.
3. Njeherazi me anë mbaresash vetore dhe nderrimesh fonetike, p.sh.: dal - dol-a.
4. Me anë prapashtesash temeformuese te plotesuara ndonjëherë edhe me mbaresa vetore, p.sh.: la-fsh-a.
5. Me anë te supletivizmit, te plotësuar edhe me mbaresa vetore ose me prapashtesa temeformuese, si p.sh.: jam - qe-she, qe-ne.
6. Me anë te perngjitjes, p.sh.: qen-kam, qen-kesha.


Format analitike te foljes ndërtohen:

1. Me anë te foljeve ndihmese kam dhe jam, p.sh.: kam lare, kisha lare, pata lare, paskam lare, paskesha lare..
2. Me anë te pjesezave formante, p.sh.: te laj, te laja, duke lare, pa lare..

Foljet e rregullta te se shqipes se sotme ndahen ne tri zgjedhime:

- Ne zgjedhimin e pare përfshihen foljet me teme ne zanore ose tog zanoresh, qe ne veten e pare njejes te kohës se tashmë narrin mbaresen -j, si: puno-j. Ky zgjedhim perfshin shumicen e foljeve.

- Ne zgjedhimin e dytë përfshihen foljet me teme ne bashketingellore, si: hap. Ky zgjedhim ka pushuar se qeni prodhimtar.

- Ne zgjedhimin e tretë përfshihen foljet me teme ne zanore, qe ne te tri vetat e njejesit te kohës se tashmë te mënyrës deftore dalin me mbarese zero, si: ve, ze, di. Ky zgjedhim perfshin një numer te vogël foljesh dhe nuk është prodhimtar.
 
Zgjedhimi i parë

Ndahet ne dy grupe:

1. Foljet qe ne dy vetat e para njejes te se kryeres se thjeshtë marrin tingullin kundër hiatit - v - midis temës dhe mbareses vetore.

Ky grup ndahet ne dy nengrupe:
Grupi 1:
a) Foljet me teme me zanore - o - ose -e -, qe ne shumesin e se kryeres se thjeshtë si edhe ne pjesore e zberthejne zanoren fundore te temës ne një tog zanoresh: -ua, -ye, si:
puno-j puno-v-a / punua -m punua-r
rrefe-j rrefe-v-a / rrefye-m feefye-r

b) Foljet me teme me tog zanoresh -ua-, -ye-, qe ne njejesin e se kryeres se thjeshtë e mbledhin atë ne -o-, perkatesisht -e-, si:
shkrua-j shkro-v-a / shkrua-m shkrua-r
lye-j le-v-a / lye-m lye-r


Grupi 2: Foljet me teme me zanore, qe nuk e zberthejne këtë ne tog zanoresh as ne te kryeren e thjeshtë e as ne pjesore, si:
la-j la-v-a / la-me la-re
fshi-j fshi-v-a/ fshi-me fshi-re


2. Ato folje qe e zgjerojne temën ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore.

Ky grup ndahet ne dy nengrupe:
Grupi 1: Foljet, qe ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore e zgjerojne temën me prapashtesen -t- : arri-j, gjë-j, mba-j. P.sh.:
arri-j arri-t-a arri-t-a
gjë-j gjet-a gjet-u-r
mbaj-j mbajt-a mbajt-ur

Grupi 2: Perfshin foljet bëj dhe hyj e ndonjë tjetër, qe ne te kryeren e thjeshtë (vetëm ne njejes) dalin me teme te zgjeruar me - r - .
be-j ber-a ber-e
hy-j hyr-a hyr-e


Zgjedhimi i dytë

Zgjedhimi i dytë ndahet ne dy grupe:

Grupi 1: Perfshihen ato folje, qe dalin me te njëjtën teme ne të ardhmën, ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore, si: vendos vendos-a vendos-r

Grupi 2: Perfshihen ato folje, qe pesojne nderrim zanoresh ne te tashmen ose ne te kryeren e thjeshtë, ose ne te dyja këto kohe.

Ky grup ndahet ne tri nengrupe:
1. Foljet qe ne te kryeren e thjeshtë pesojne ndërrimin -e- : -o- ose -je-: -o-, perkatesisht -a-: -o-, si:
heq hoq-a heq-ur
dal dol-a dal-e

2. Foljet me teme te zgjeruar te tipit perkas, qe pesojne ndërrimin zanor -a-: -e-, ne veten e dytë e te tretë njejes te kohës se tashmë te mënyrës deftore dhe qe ne te kryeren e thjeshtë dalin ose me teme te pazgjeruar ose edhe me temën e zgjeruar te se tashmes duke pësuar ndërrimin -e-: -i-. P.sh.:
flas/flet fol-a fol-ur
trokas/troket troki-t-a trokit-ur
therras/thërret therr-a/therrit-a thirr-ur

3. Foljet shkas, ngas dhe gergas, te cilat pesojne ndërrimin -a-: -e-, ne veten e dytë e te tretë njejes dhe ndërrimin -e-: -i-, ne veten e dytë shumes te se tashmes, ndersa ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore dalin me teme ne zanore, d.m.th. nuk e kanë tingullin fundor te temës se kohës se tashmë. Foljet e këtij grupi marrin mbaresa vetore të njëjta si ato te nengrupit 2 te grupit 1 te zgjedhimit të parë. P.sh. ngas/nget, nga-va, nga-re.


Zgjedhimi i tretë

Ky zgjedhim ndahet ne tri grupe:

Grupi i 1: Perfshihen ato folje, qe ne kohën e tashmë dalin me teme ne zanore, kurse ne te kryeren e thjeshtë (vetëm ne njejes) dalin me teme te zgjeruar ne -r-. Këtu hyjne foljet , , përzë dhe nxë, te cilat ne te kryeren e thjeshtë nderrojne edhe zanoren -ë- ne -u-, si:
vë vur-a ve-ne
zë zur-a ze-ne

Grupi i 2: Perfshihen ato folje, te cilat ne kohën e tashmë dalin më me teme ne zanore, kurse ne te kryeren e thjeshtë dalin me teme ne bashketingellore. Këtu hyjne foljet di, fle dhe ngre, qe ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore e zgjerojne temën me prapashtesen -e-, si:
di dit-a dit-ur
fle fjet-a fjet-ur
ngre ngrit-a ngrit-ur

Grupi i 3: Ne këtë grup përfshihen foljet pi dhe shtie, te cilat ne dy vetat e para (njejes) te se kryeres se thjeshtë marrin tingullin -v- para mbareses vetore:
pi piva pi-rë
shtie shti-v-a shtë-në
 
Foljet e parregullta

Foljet e parregullta ndahen ne dy grupe kryesore: supletive dhe josupletive

1. Foljet e parregullta supletive:
ja-m qe-shë qe-në
ka-m pat-a pas-ur
bie prur-a prur-e
bie ra-shë rë-në
ha hëngr-a ngrë-në
jap dha-she dhë-në
rri ndenj-a ndenj-ur
shoh pa-shë pa-rë
vi-j erdh-a ardh-ur


2. Foljet e parregullta josupletive
the-m tha-shë thë-në
dua desh-a dash-ur
lë la-shë lë-në
vdes vdiq-a vdek-ur
vete vajt-a vajt-ur
 
Formimi i foljeve

Foljet e gjuhës shqipe mund te jenë fjale te parme, te prejardhura, te perbera (te perngjitura).


Folje te parme

Janë ato folje, qe nuk janë formuar nga ndonjë fjale tjetër me anë ndajshtesash ose me anë konversioni. P.sh.: rrefej, mesoj, hap, mbyll, heq etj.

Nuk merren si folje te parme:
- foljet qe formojne cifte antonimike te tipit:ngarkoj:shkarkoj, ngul:shkul etj. Foljet e këtij tipi, te të cilat kuptimi antomik del nga kundervenia e parashtesave perkatese, merren si fjale te prejardhura.
- foljet e huazuara qe ne gjuhën shqipe mund te analizohen, pasi krahas tyre përdoren edhe fjalët e parme, prej te cilave ato janë formuar. Të tilla janë foljet e tipit: autorizoj (autor), neutralizoj (neutral) etj..
- foljet e tipit gezoj, lemoj, levdoj etj., te të cilat zanorja e temës fjaleformuese është reduktuar ne -ë- gaz, lime, lavd.


Foljet e prejardhura

Janë ato folje te formuara kryesisht nga emrat, nga vete foljet si edhe nga mbiemrat e ndajfoljet. P.sh.: për-dor, z-bukuroj, për-hap, pun-o-j etj..

Foljet e prejardhura formohen:
- me anë te prapashtesash: pun-o-j, uj-it
- me anë te parashtesash: për-hap, për-dor.
- me anë prapashtesash e parashtesash njekohesisht: për-gjithë-so-j, z-bukur-oj.


Foljet e perbera

Foljet si fjale te perbera ne gjuhën shqipe janë te pakta. Midis tyre vendin kryesor e zënë kompozitat percaktuese te tipit ndajfolje + folje. Por ka edhe ca folje te pervera nga një emër dhe një folje. Me te shumta janë raste kur si gjymtyre e pare e foljes se perbere sherben ndajfolja bashke ose para, si: bashke-bisedoj, bashke-punoj, para-ndaloj, para-shtroj etj.

Ka edhe formime te tjera te këtij tipi, ne te cilat gjymtyra e pare është një ndajfolje tjetër (mirë, keq, tej), e cila percakton mënyrën e kryerjes se veprimit te shprehur nga gjymtyra e dytë e fjalës se perbere. Të tilla janë foljet: mirepres, mirembaj, keqkuptoj, keqperdorur, tejkaloj etj.

Ne foljet e perbera: buzeqesh, duartrokit etj., gjymtyra e pare sherben për te percaktuar veprimin e shprehur nga gjymtyra e dytë. Kështu, buzeqesh "qesh me buzë".
 
Format e shtjelluara dhe te pashtjelluara te foljes

Ne baze te mundesise ose te pamundesise për te ndryshuar sipas vetes e numrit, format gramatikore te foljes ndahen ne dy grupe: te shtjelluara dhe te pashtjelluara.

Të shtjelluara: hyjne format e ndryshme gramatikore te kohëve, te menyrave deftore, habitore, lidhore, kushtore, deshirore dhe urdherore.
Të pashtjelluara: hyjne format e ngurosura te pjesores: lare, te percjellores: duke lare, te formes se pashtjelluar mohore: pa lare, si edhe format e pashtjelluara te tipit për te lare e me te lare.

Format e shtjelluara dhe te pashtjelluara te foljeve kalimtare kanë nga dy pale trajta: një pale për zgjedhimin vepror dhe një pale për zgjedhimin jovepror.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top