Koha !

Brigadieri

tifoz i cmendur i INTERIT
KOHA
Me kalimin e kohes...
...do kuptosh qe te rrish me dike vetem sepse te ofron nje te ardhme te mire do te beje qe heret a vone te duash te kthehesh ne te kaluaren tende...
Me kalimin e kohes...
...do te kuptosh qe te martohesh vetem sepse “po ngelesh vetem” eshte nje paralajmerim i qarte qe martesa do te jete nje deshtim total...
Me kalimin e kohes...
...do kuptosh qe vetem ai qe eshte i afte te te doje me gjithe te metat tua, pa pretenduar te te ndryshoje, mund te te jape te gjithe lumturine qe deshiron...
Me kalimin e kohes...
...do kuptosh qe nqs do rrish ne krah te personit te dashur vetem per te shoqeruar vetmine tende, do perfundosh duke mos dashur ta shohesh me...
Me kalimin e kohes...
...do kuptosh qe miqte e vertete vlejne me shume se çdo sasi parash...
Me kalimin e kohes...
...do kuptosh qe miqte e vertete numerohen me gishta, dhe qe ai qe nuk lufton per te ruajtur miqesine e tyre heret a vone do perfundoje i rrethuar me miqesi te rreme...
Me kalimin e kohes...
...do kuptosh qe fjalet e thena ne nje moment ne ikje e siper mund te lendojne personin tjeter pergjate gjithe jetes...
Me kalimin e kohes...
...do te kuptosh qe çdokush mund te kerkoje falje, por mund te falin vetem ata qe kane nje shpirt te madh...
Me kalimin e kohes...
...do te kuptosh qe nqs ke lenduar rende nje mik/e, ka shume mundesi qe shoqeria te mos jete kurre me e njejte...
Me kalimin e kohes...
...do te kuptosh qe çdo eksperience e jetuar me çdo person eshte e paperseritshme...
Me kalimin e kohes...
...do te kuptosh qe ai qe turperon ose perbuz nje qenie humane, heret a vone do te vuaje te njejtat turperime dhe perbuzje por te shumefishuara...
Me kalimin e kohes...
...do te mesosh te ndertosh gjithçka mbi te sotmen, pasi e nesermja eshte shume e pasigurt per te bere plane...
Me kalimin e kohes...
...do te kuptosh qe ti sforcosh gjerat qe te ndodhin do te beje qe ne fund te mos jene siç i prisje...
Me kalimin e kohes...
...do te kuptosh qe ne te vertete me e mira nuk ishte e ardhmja, por momenti qe po jetoje ne ato çaste...
Me kalimin e kohes...
...do te kuptosh qe te tentosh te falesh apo te kerkosh falje, te thuash qe dashuron, te thuash qe te ka marre malli, te thuash qe ke nevoje, te thuash qe do te behesh mik/e...
para nje varri...

...nuk vlen me...
Dhe kujto keto fjale:
“Njeriu plaket shume shpejt dhe mençurohet shume vone”.

...Tamam atehere kur:
“NUK KA ME KOHE”

Mendoni se per cdo gje qe bejme ka ende kohe?
Jeto momentin !
 
Last edited by a moderator:
Koha, i lidh te tjeret me mua dhe me ndan mua prej tyre. Copyright
 
Nese nuk gaboj, ekziston nje teme e tille qe ka te beje me kohen.
 
Titulli: Koha !

..me kohen do rrukullisesh,mes purptersise qe do krijosh..
,,me kohen do flesh perqafuar mes te djeshmes dhe te sotshmes..
..me kohen do fluturosh ne diagonalet e te ardhmes..
..me kohen do zhdervjellosh endrrat dhe kujtimet..
..me kohen do mesosh te falesh dhe te denosh..
..me kohen do jesh derivat i nje jete qe e jeton ,nderkohe qe vrapon neper neuronet e tua,tmerrsisht shpejt..
..me kohen do besh dashuri dhe do zihesh,..
..me kohen do jesh i dashuruar dhe armik..
..koha do te vlesoje dhe zhvlersoje, neper pritat e saja te rrepta dhe te pabesa..
,..me kohen do dashurohesh,,,dhe ajo do te eleminoj butesisht ne nje stacion te saj..
..duke tu zotuar, qe te dha cdo shanc gjate udhtimit me te...
..me kohen do flesh gjate,nderkohe qe ajo do te kendoje kengen e fundit si kujtim mbi damajt e saj...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top