elbruna
Anëtar i Respektuar
Ndryshimi i klimës ndikon edhe në paraqitjen e infeksioneve bakteriale. Shiu afatgjatë, posaçërisht në zonat rurale, mund të rezultojë në përhapjen e E. colit, një bakter i rrezikshëm, i cili shkakton ndezjen e organeve gjenitale dhe urinare
Bronhitisi, thartira në lukth dhe infarkti, janë vetëm disa nga vështirësitë shëndetësore të shkaktuara nga kushtet atmosferike. Ndryshimi i shpeshtë dhe i përnjëhershëm i temperaturës, presionit të ajrit dhe nivelit të lagështisë, lidhet edhe me depresionin, shtimin e peshës dhe njolla të dhimbshme, thonë studiuesit nga universiteti ‘Aberdeen’.
Kështu, koha me vranësira, shkakton mungesën e vitaminës D, e cila më së shpeshti mungon tek personat me peshë të tepërt, ndërsa organizmi e thith atë nga rrezet e diellit. Ai ndikon në prodhimin e leptinës, hormonit përmes të cilit trupi trurit i dërgon informata se lukthi është plot. Grumbullimi i kileve në muajt e dimrit, po ashtu mund të sqarohet me retë e dendura.
Sezoni i shirave
Ndryshimi i klimës ndikon edhe në paraqitjen e infeksioneve bakteriale. Shiu afatgjatë, posaçërisht në zonat rurale, mund të rezultojë në përhapjen e E. colit, një bakter i rrezikshëm i cili shkakton ndezjen e organeve gjenitale dhe urinare. Balta e grumbulluar nga shirat dhe kanalet e ujit, janë të mbushura me baktere të cilat njerëzit me këpucë dhe rroba i bartin në shtëpi dhe kështu përhapin infektimin. Përveç rrezikut të E. colit, shiu sjell edhe të kruarit dhe njollat.
Në të vërtetë, rënia e përnjëhershme e presionit të ajrit, e cila përcjell ardhjen e shtrëngatës, shkakton tkurrjen e lëkurës së dëmtuar. Duke marrë parasysh atë se lëkura nuk është elastike por e fortë dhe e brishtë, nuk i përshtatet ndryshimit të presionit të ajrit, çka shkakton tkurrjen e lëkurës. Rënia dramatike e temperaturës, është njëri nga shkaktarët kryesor i sulmeve në zemër.
Ndryshimi i përnjëhershëm i temperaturës për disa gradë, shkakton edhe ngushtimin e arterieve dhe qarkullimin e kufizuar të gjakut dhe mungesë të oksigjenit i cili depërton deri te zemra. Moti i ftohtë, gjithashtu e shtynë zemrën që më shpejt të pompoj gjakun, për të mbajtur ngrohtësinë e trupit, thonë shkencëtarët nga instituti gjerman për studimin e ndikimit të klimës në shëndetin.
Kjo përpjekje, posaçërisht është e ndjeshme në personat e moshuar dhe të ndjeshëm, të cilët reagojnë më fuqishëm ndaj ndryshimit të kohës. “Për shkak të ndryshimeve atmosferike të presionit të ajrit, niveli i lëngjeve që qarkullon nëpër nyje, ndryshon, çka shkakton dhimbje në eshtra”, sqarojnë shkencëtarët