Koha kur njeriu i prishur do ta ketë fjalën kryesore në shoqëri

Koha kur njeriu i prishur do ta ketë fjalën kryesore në shoqëri

Shkruan: AbdusSamed Nasuf Bushatliç
Shejhul Islam Ibn Tejmie ka thënë: “Dunjan (këtë botë) do ta shkatërrojnë tre lloje njerëzish: Udhëheqësit musliman gjysëm të dijshëm, mjekët gjysëm të dijshëm dhe gramaticientët gjysëm të dijshëm.Udhëheqësit musliman gjysëm të dijshëm e shkatërrojnë fenë. Mjekët gjysëm të dijshëm e shkatërrojn trupin e njeriut, apo jetën dhe shëndetin e tij. Ndërsa gramaticientët gjysëm të dijshëm e përdhosin dhe e shkatërrojn gjuhën”.
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se i dërguari I Allahut Muhamedi s.a.v.s ka thënë: Para ditës së kiametit do të vijnë ditë të mashtrimit dhe dallavereve, kur rrenacaku konsiderohet i mirë dhe i drejtë, ndërsa i drejti dhe i miri konsiderohen rrenacak. Kur njerëzit do tu besojnë mashtruesve e jo njerëzve besnik. Kur të flasin këta do të përdorin ruvjebida” e kanë pyetur:” O i dërguar i Allahut kush është ky ruvjebida?” Ka thënë: “Ai është një njeri budallë (kërcu) dhe përbuzes ndaj të tjerëve i cili do të flas në emër të interesave të përgjthshme të popullt”. (Ibni Maxheh, Hakimi dhe Ahmedi).
Në këtë hadith, Muhamedi s.a.v.s e ka përshkruar kohën para ndodhisë së Kiametit, si vite të mashtrimëve dhe dallavereve. Ngase atëherë në tërësi do të humbin masat e vlerave të mira, dhe se njerëzit në shumicën e rasteve do të shmangen dhe largohen nga ato principe të cilat e ngrejnë në piadestalin e vlerave të larta njerëzore.
Degjenerimi do të jetë prezent në të gjitha strukturat shoqërore dhe në të gjitha aspektet e marrëdhënjëve ndërnjerëzore, si në politik, ekonomi, arsimim, kulturë etj. Në shoqëri do të dominoj rrena, padrejtësia, kriminaliteti, amoraliteti dhe forma të ndryshme ekstreme dhe devijimi i sjelljeve.
Njerëzit përbuzes do të jenë në “skenë” ngase ata do ta udhëheqin vendin dhe pasurinë e popullit. Ndërsa të ndershmit, të sinqertët, të aftët dhe njerëzit e moralshëm, nuk do të vleresohen dhe do të jenë të larguar nga shoqëria.
KUR E KEQJA KONSIDEROHET E MIRE DHE E MIRA KONSIDEROHET E KEQE
Nuk duhet të jemi shumë të ditur për ta kuptuar se përmbajtja e hadithit po i përshtatet kohës dhe mënyrës në të cilen jemi duke jetuar ne. Ne në realitet edhe jemi duke jetuar në kohën e degjenerimit dhe kapitullimit të vlerave njerëzore.Ne jemi në kohën kur tradhëtarët, pa fije mendje, pa urtësi, pa mëshirë dhe pa moral po e udhëheqin botën, të cilët përveç që kanë në dorë forcën politikike dhe kanë vjedhur pasurinë e botës, ata kanë në dorë edhe mediet si një mjet I fortë për kreacion të ndryshimëve publike dhe të qëndrimit në qeveri për ta prishur dhe degjeneruar sa më shumë masën e gjerë të popullatës.
Kështu që koha e përshkruar në hadith nuk është koha e rrenacakut që konsiderohet besnik, që njerëzit po i besojnë atij, as besniku nuk po konsiderohet rrenacak ende nuk është humbur ai kredibilitet, asesi! Vetëm se rrenacaku po shfrytëzon pozitën, mundësin dhe forcën e medieve për ti plasuar idetë dhe rrenat e tija të paskrupullta dhe ti paraqes ato si e vërtetë e pa kontestueshme dhe se është në të mirë të njerëzimit. Për këtë arsye mediet duhet të bëhen koshiente (sikur që janë në kohën tonë), dhe se nëpërmjet tyre mund të flasin budallët e ndryshëm, ahmakët dhe të degjeneruarit të cilet në çdo thirrje promovojn amoralitetin dhe idetë e prishura, përderisa njerëzve të menqur dhe të ndershëm nuk do tu lejohet ta promovojnë të vërtetën dhe vlerat morale.
Sot ata të cilët po e mbjellin përçarjen në tokë, ata po quhen ruajtësit e sigurisë dhe paqes. Ndërsa ata që e përhapin të vërteten dhe vërtet pretendojnë paqen, moralin e drejtësin, ata quhen të prishur, përçares dhe shkatërrues të paqes. Propagandat dhe sjelljet e tyre më shumë i ngjasojnë sjelljeve të thirrjeve të këqija të faraonit i cili, me vepra të këqija dhe me tradhtinë që i bënte botës veten e quante udhëheqës i drejtë, reformator dhe vepër mirë. Ndërsa pejgamberin e Allahut Musain a.s. e quante të prishur duke u thënë:” Faraoni tha: “Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!”
(Gafir 26).
Nuk është çudi se sot nëpërmjet medieve po reklaomohet dhe promovohet çdo lloj i së keqes. Nga alkooli deri te llojet e degjenerimit dhe amoralitetit më të lart siq është edhe homo****ualizmi, i cili në rrethanat normale të jetës është konsideruar sjellja më e keqe dhe degjeneruese njerëzore, rënia më e madhe e moralit, e çmenduris, derisa sot në këtë kohë paraapokalipsit ky term konsiderohet si vlerë dhe e drejtë njerëzore.
Duhet të sqarojm se hadithi në fjalë është në kuptim të përgjitshëm nga i dërguari I Allahut s.a.v.a se udhëheqjen e shoqëris do ta marrin në dorë të prishurit që do të flasin në emër të popullit, nuk lidhet vetëm me udhëheqësit politik dhe tiranët, por edhe për ata muslimanë të cilët flasin për islamin pa njohuri, ata që kanë marrë metodat ekstreme dhe ata të cilët mbjellin përçarjen mes muslimanëve, të cilët me sjelljet e tyre e përdhosin bukurinë dhe madhështinë e moralit islam dhe në mënyrë më të tmerrshme e prishin ndërtesën e vllazëris islame dhe i zhvlerësojn mësimet e mrekullueshme të tija.
Në të vërtet, sot çdo kush mund të flet për fe. Gjithkush jep vaiz, flet, bëhet i menqur dhe më tepër, jep fetve dhe paraqitet si dijetarë. اka është më keqe, gjithsecili nga këta ruvejbida ligjërues i kanë të dashurit e vet, ndjekësit e vet dhe dëgjuesit e vet. Sa drejtë e ka pasur Shejhul Islam Ibni Tejmie kur ka thënë se:” : “Dunjan (këtë botë) do ta shkatërrojn tre lloje njerëzish: Udhëheqësit musliman gjysëm të dijshëm, mjekët gjysëm të dijshëm dhe gramaticientët gjysëm të dijshëm.Udhëheqësit musliman gjysëm të dijshëm e shkatërrojn fenë. Mjekët gjysëm të dijshëm e shkatërrojn trupin e njeriut, apo jetën dhe shëndetin e tij. Ndërsa gramaticientët gjysëm të dijshëm e përdhosin dhe e shkatërrojn gjuhën”.
Shpëtimi është në ibadetin- adhurimin e sinqertë
Si atëherë besimtarët mund ta ruajn imanin, moralin, mendjen e shëndosh, të jenë konsistent në rrugë të drejtë në kohën e këtyre mashtrimëve në shoqëri? Përgjigjja në këtë pyetje është e lehtë. Nuk ka shpëtim për njeriun, në përgjithësi, e posaqërisht në kohën e intrigave dhe mashtrimëve vetëm se në përputhje me praktikimin e Kuranit dhe Sunetit dhe kërkimin e mbrojtjes nga Allahu xh.sh nëpërmjet ibadetit-adhurimit të sinqertë dhe devotshmëris.
Nëse pak më me vëmendje do të lexonim jetët e ashabëve r.a do të shohim se ata, edhe pse i kanë trokitur të gjitha dyert e të mirave dhe humanitetëve, njërës gjë ata i kanë kushtuar vëmendje dhe e kanë shfrytëzuarë këtë pasuri e cila më së miri të afron tek Allahu xh.sh e ai është ibadeti-adhurimi.
Në vet fillimin e misonit të pejgamberllekut dhe thirrjes në islam, Muhamedi s.a.v.s siç qëndron në transmetimet autentike, tërë vitin ka praktikuar namaz të natës së bashku me sahabët e tij, me muslimanët e parë, dhe aq shumë kanë qëndruar në namaz duke lexuar ajetet e Kuranit të zbritura menjëherë sa që edhe këmbët u janë ejntur. Nga ajetet e para që i janë shpallur Muhamedit s.a.v.s janë edhe ajetet:” O ti i mbështjellur! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën. Ose shto diç prej saj dhe Kur’anin lexoje me vëmendje. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe). E s’ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë. Vërtet, ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh). Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!”. (Muzzemil 1-8).
Nata vërtet është e paraparë për pushim, edhe ashabët e kanë shfrytëzuar për pushim, por në pjesën e tretë të natës janë ngritur dhe kohën e kanë kaluar në ibadet-adhurim I cili ua ka mësuar jeten dhe u ka dhënë përfitim të shumtë. Për shkak të kësaj dijetarët islam këshillojn që udhëtari në rrugën e Allahut, udhëtimin ta filloj së pari me ibadet-adhurim me adhurim të sinqertë, që të jetë i pregatitur për rrugën e gjatë dhe të mundimshme e cila ka shumë pengesa, pasiguri dhe sprova. Natyrisht këtu po flasim për ibadetin me njohuri dhe kuptimin e të vërtetës. Njohja dhe kuptimi I të vërtetave të fesë janë në rend të parë, megjthatë shpesh ndodhë, koha jonë është dëshmitare e kësaj dhe argument që ata të cilët më shumë u dhanë pas njohurive sesa ndaj adhurimit (namazit vullnetar, agjërimit etj), në fund dështojnë, ngase me njohuri fiton pasqyrën, pozitën në shoqëri, por edhe sjell mashtrim dhe dyshim dhe kështu e shkatatërron njeriun. Kjo lidhet edhe me ata të cilët janë kyçyr thrrjes islame, para ibadetit dhe pregatitjes së duhur për atë detyrë shumë të rëndësishme. Ata arrijnë ta kuptojnë pikëpamjen, arrijnë të përfitojnë pasues të cilët i lavdërojn, i vleresojnë, por Allahu na ruajt, ajo pastaj i shkatërron dhe i devijon nga Allahu xh.sh.
Muhamedi s.a.v.s u ka mësuar namazin e natës sahabëve edhe duke qenë në shtëpin e Erkam bin Erkamit. Në atë mënyrë ata e kanë ndier ëmbëlsirën e namazit, ëmbëlsirën e shpëtimit, të bisedes dhe afrimit me Allahun xh.sh. Kjo është që u ka mbjellë qetësi atyre në zemra dhe i ka forcuar në rrugën e Allahut xh.sh. Ata kanë qenë drita e pasqyrës së islamit në çdo situatë, dhe kanë qenë të palëkundur edhe atëherë kur kanë qenë të izoluar dhe në sprovat më të mëdhaja. E kanë ndier që pronarët e tyre në dunja janë të pa aftë të arrijnë deri tek zemrat e tyre, për këtë kanë qenë krenar. Udhëheqësi pabesimtar, Umeje ibn Halef ka qenë humbës para forcës të madhe të besimit të Billallit , derisa, dënuesi e ka goditur me kamxhik në shkretërirën e pikës më të nxehtë me gurët në gjoks, e ai përseriste fjalët “Ehadun, Ehad!”- ai është një, Allahu është një!” Dhe kur më nuk ka ditur se çfarë të bëj me të, ka vendosur për ta shitur. Blerësi i tij ka qenë Ebu Bekri r.a i cili për lirimin e Billallit ka dhënë një shumë të madhe të lirave. Pasi që e ka blerë, Umeje ibn Halef i ka thënë Ebu Bekrit:” po të më kishe ofruar një shumë të lirave sa kushton një ushqim i thjeshtë do të ta kisha shitur”. Ndërsa Ebu Bekri për këtë i është përgjigjur:”Po të më kishe kërkuar dukat me thasë për Billallin do ti kisha dhënë”.
Ibadeti dhe namazi i natës, kishin lënë gjurmë tek ta në Meke kështu që kur ata themeluan shtetin në Medine, namazin e natës e praktikonin njëjtë sikur që edhe kur ishin të shtypur në Meke.
Transmetohet se Hindi r.a. pas çlirimit të Mekes kishte dalur në mbrëmje nga shtëpia e saj pë ti shiquar ashabët, dhe ti sheh se kush janë këta njërez të cilët i kishin mposhtur Kurejshët dhe kishin marrë Meken. Kur kishte ardhur para Qabes, kishte parë ata luftëtarë trima sesi po falnin namazin dhe u rridhnin lotët, të penduar i luteshin Allahut për mëshirë dhe falje. Ashtu ishte prekur dhe mahnitur sa që ishte kthyer në shtëpi duke qarë dhe i kishte thënë burrit të vet Ebu Sufjanit:”Njeri, shko dhe jepja besën Muhamedit!Për Allahun kurrë nuk kam parë pamje më të mrekullueshme para Qabes se sonte.”
Për shkak të gjithë kësaj ne muslimanët nuk kemi nevojë më të madhe se nevoja për ibadet të sinqertë, posaqërisht në kohën tonë, në kohën e intrigave dhe mashtrimëve valët e të cilave kanë stërpikur në të gjitha anët anijen e jetës në të cilen po notojmë. Për këtë na ka tërhequr vërejtjen edhe Muhamedi s.a.v.s kur ka thënë:”Ibadeti në kohën e mashtrimëve është sikur Hxhreti im”.
Imam Gazaliu duke folur për dunjan si intriga dhe sprova më e madhe e llojeve për njeriun, dhe marrëdhënjet e tija ndaj mashtrimëve dhe ngacmimeve të dunjas ka përshkruar një shembull me njerëz të cilët kanë udhëtuar me anije. Kur kanë ardhur në një ishull i cili ka qenë i begatë, me gjelbrim, me lloje të mahnitshme, me fruta dhe lule me aromë të këndshme dhe të shijshme, kapiteni i anijes ka vendosur që të pushojnë në atë ishull. Udhëtarët i ka njoftuar se udhëtimin do ta vazhdojnë ditën e dytë në mëngjes. I ka porositur që të mos largohen shumë nga anija që të mos vonohen. Udhëtarët janë ndarë në tri grupe. Njëri grup kishte qëndruar afë anijes. Ishin kënaqur me pamjen e bukur të ishullit. Hanin nga frutat të cilat mund ti kapnin me dorë por sytë i kishin tek anija. Kur kapiteni në mëngjes bën thirrjen e hipjes në anije ata të parët arrijnë dhe futen në anije. Grupi i dytë ishte harruar dhe mahnitur pas bukurisë së ishullit dhe frutave të shijshme dhe kishin shkuar më larg, por zemrën e kishin tek anija dhe frikësoheshin se mos po u ikën anija dhe do të mbeteshin në ishull. Kur dëgjuan në mëngjes thirrjen e kapetanit ata vrapuan dhe arritën në momentin e fundit. Grupi i tretë ishte thelluar dhe mashtruar pas bukuris dhe frutave të ishullit, kishin shkuar në thellësi të ishullit dhe e kishin harruar plotësisht anijen. Kur kapiteni ka bërë thirrjen për udhëtim asnjëri nga ata nuk e ka dëgjuar thirrjen.Anija shkoi ndërsa ata mbeten në ishull dhe kishin vdekur të gjithë aty nga ngrënja e shumë frutave.
Ne muslimanët duhet të jemi të vëmendshëm ndaj sprovave, mashtrimëve dhe pengesave që na dalin në rrugën tonë për te Allahu xh.sh. për këtë duhet sinqerisht ti kthehemi ibadetit që ato sprova të mos na mundin dhe dunjaja të mos na mashtroj dhe të humbim aq shumë që të mos mund të arrijmë të hyjmë në anijen e shpëtimit e cila udhëton në rrugën e Xhenetit.

Përktheu: Shpend Hulaj
 
Back
Top