KMSH dhe Bashkia Bajram Pasha e Stambollit, iftar në Tiranë

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Në kuadër të organizimit të iftareve gjatë muajit të Ramazanit dhe nën moton "Vëllazëria pa kufi", mbrëmë më 18 Korrik 2013, në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë së bashku me Bashkinë Bajram Pasha në Stamboll, shtruan një iftar të hapur për besimtarët dhe qytetarët e kryeqytetit në pedonalen "Murat Toptani".

Sofrat e iftarit janë një organizim i përditshëm i Komunitetit Mysliman gjatë Ramazanit, ku shtresa të ndryshme të shoqërisë çelin iftarin së bashku. Ndërkohë që për çdo vit Bashkia Bajram Pasha nis të ashtuquajturën "autokolona e bereqetit", në të gjithë Ballkanin, ku shtrohen iftare të tilla masive me rastin e muajit të Ramazanit, ndalesa e radhës ishte Tirana.

Në këtë organizim morën pjesë: Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë Halim Kosova, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Mehmet Müezzinoglu, Kryetari i Bashkisë Bajram Pasha i Stambollit, Atila Aydiner, etj. Në fjalët e tyre ata vlerësuan rolin e këtyre sofrave të iftareve të cilat siç u shprehën ata, bashkojnë zemrat e njerëzve.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, u shpreh se Komuniteti Mysliman ka shtruar dhe do të vazhdojë të shtrojë iftare të shumta me rastin e këtij muaji të begatë, muajit të agjërimit, në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm me synim që muaji i Ramazanit të përjetohet ashtu siç duhet nga të gjithë.

Iftari u shoqëria nga një program me lexim Kurani dhe Ilahi.

Muaji Ramazan është muaj në të cilin shtohen sofrat e iftarit, si shenjë e vëllazërisë, harmonisë dhe bashkëpunimit në mesin e myslimanëve dhe prestarëve të shoqërisë ku ata jetojnë.

Komuniteti Mysliman i Shqip

1320_547679631959263_385868889_n.jpg


1013154_547679465292613_348875475_n.jpg


1069388_547679311959295_2029602006_n.jpg
 
Back
Top