Klisheja e lajmit bëhet realitet: Njeriu kafshon qenin

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Kriteri universal i vlerësimit të profesionit gazetaresk se “lajm nuk është kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin”, u realizua në Kanada.
Jonathan Schacher, banor i qytetit Saskatchewan në Kanada, kafshoi në hundë qenin e tij të racës pitbull terrier pasi nuk arriti ta bindte dot që të mos kacafytej me qenin e fqinjit. I ndodhur në qendër të vëmendjes në qytetin Saskatoon, Jonathan e shpjegon kështu situatën:

''Në pjesën e mbrapse të shtëpisë kam një bahçe të vogël të rrethuar me mur të lartë të pakalueshëm për ndonjë kafshë. Shpeshherë e nxirrja qenin tim pas shtëpie të shëtiste dhe e stërvitja për të mësuar disa urdhra. Një ditë, dëgjoj nga pas shtëpie disa zhurma dhe kacafytje. Shkoj të shoh dhe vërej se qeni im po kacafytje me qenin e fqinjit. U mundova t’i ndaj: e pamundur. Megjithëse e urdhërova disa herë ta lëshonte, qeni e kishte kafshuar prej hunde dhe nuk e lëshonte. U detyrova dhe unë ta kafshoja prej hunde qenin tim, derisa ai e lëshoi qenin e fqinjit.”

Në fund, Jonathan Schacher thekson se ''Pasi e kafshova qenin në hundë, ai u qetësua në mënyrë të habitshme dhe më lëpinte në fytyrë sikur po më kërkonte të falur.”
*start*
 

Attachments

  • njeriu_kafshon_qenin1.jpg
    njeriu_kafshon_qenin1.jpg
    4.9 KB · Shikime: 13
Hahaha me sa duket Naim Frasheri ka qene ''injorant''me ate fjalen e urte [ky me duket se e ka thene apo jo?]Nese te kafshon qeni nuk eshte e thene ta kafshosh edhe ti ate,tani po i kafshojme qente pa paralajmerim hahahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top