Klinton: Nuk frikësohemi nga sulmet e talebanëve

Aren

Anëtar i Respektuar
sulmet-afganistan.jpg

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se Uashingtoni nuk do të jetë i frikësuar pas sulmeve të talebanëve mbi ambasadën amerikane në Kabul.

Në shënjestër të këtij sulmi ishin të martën ambasada e Shteteve të Bashkuara, selia e NATO-s dhe disa ndërtesa të tjera në kryeqytetin afgan.

Gjatë ditës raportohej që tri sulme me bomba t’i jenë drejtuar gjithashtu policisë afgane në periferi të qytetit.

Ky ishte sulmi i dytë i përmasave të tilla brenda më pak se një muaji, që kur vetëvrasësit me bomba shënjestëruan selinë e Këshillit Britanik në mesin e muajit gusht duke vrarë nëntë persona.Lajmi i fundit
 
Back
Top