Klerikët më të lartë të botës, bëjnë së bashku apelin e rrallë

LeVoyageur

Once upon a time...
"Rekomandimi ynë është që të bëjmë miq, ndjekës të të gjitha besimeve fetare”.

Feja shihet shpesh si një forcë që mbjell përçarje midis njerëzve. Por udhëheqësit më të shquar fetarë në botë janë bashkuar për të shfaqur një vizion tjetër sesi feja mund të funksionojë mirë për botën, shkruan sot Huffingtonpost, përcjell Syri.net.


Me një xhest të rrallë, krerët fetarë të botës që nga Papa Francesku deri tek Dalai Lama lëshuan një thirrje të përbashkët të mërkurën duke iu kërkuar njerëzve që të ndjekin një këshillë të thjeshtë: Bëhuni miq me njerëz të besimeve të tjera!

Këshilla jonë është të bëni miq, ndjekës të të gjitha besimeve fetare,” tha Ajatollah Sayyid Fadhel Al-Milani, një nga klerikët më të lartë të muslimanëve Shia në Britaninë e Madhe në një video mesazh.

Kontakt personal, miqësi personale, që të mund të shkëmbejmë shumë përvojë,” tha Dalai Lama.

Papa Francesku nga ana e tij vendosi të tregojë për miqësinë e tij të gjatë me rabinin argjentinas Abraham Skorska, që gjithashtu u shfaq në video.
Jeta ime si besimtar u pasurua më shumë me shpegimet e tij, kaq të vyera,” tha Papa për Skorka-n. “Dhe unë uroj që kjo t’i ketë ndodhur edhe atij”.

Bëni shokë” është një iniciativë e Institutit Ndërfetar “Elijah”, një organizatë ndërfetare me zyra në Izrael dhe në SHBA. Në një njoftim për shtyp, organizatorët thanë se misioni i projektit është të kundërshtojë idenë se njerëzit i shohin besimet fetare të njeri-tjetrit me mosbesim apo përbuzje – dhe me shumë dëshirë, duan që të pakësojnë dhunën e kryer në emër të fesë./Syri.net
 
Back
Top