Arfenilla
Themelues i Forumit
Tre ditë më parë, policia arrestoi 32*vjeçaren Xhoana Hila dhe 27*vjeçarin Erando Qatipi, banues në Tiranë.
Ata akuzohen se kanë vrarë 82*vjeçaren Angje Hila, të cilës i kanë vjedhur bizhuteritë.
Krimi bëhet më i rëndë prej faktit se e moshuara është gjyshja e Xhoana Hilës.
Kjo e fundit ka rrëfyer në polici krimin.
Ajo thotë se vrasjen e ka bërë i dashuri i saj. Sipas saj, ata kanë qenë duke vjedhur bizhuteritë në shtëpinë e gjyshes së vet në Shkodër, por janë vënë re nga kjo e fundit.
Për këtë arsye, 32*vjeçarja thotë se i dashuri i saj e mbyti atë me jastëk.
Por, ky i fundit nuk e ka pranuar krimin dhe për momentin ende nuk dihet saktësisht si është kryer vrasja.
Ka qenë një prej djemve të viktimës, që ka vënë re se në shtëpi mungonin disa bizhuteri, që bëri që policia të niste hetimet për ngjarjen e ndodhur rreth një vit më parë. B expres