Barcelona ka humbur ndeshjen e tretë radhazi në Kampionatin Spanjoll, duke u mundur në “Kamp Nou” nga Valencia me rezultatin 2-1.
Lionel Messi shënoi golin e 500 në karrierë, por ekipi i tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve rrezikon të humbasë dhe Kampionatin.
Kjo është hera e parë në 13 vjet që katalanasit humbasin tre ndeshje radhazi.
Fillimisht ishte Ivan Rakitiç që shënoi një autogol pas 26 minuta lojë. Rezultati u dyfishua nga Santi Mina, i cili u bë lojtari i dytë që i shënon Barcelonës në të dy ndeshjet në Kampionat.
Messi ngushtoi rezultatin në minutën e 63-të, por vetëm kaq. Tani Barcelona është me pikë të barabarta me Atletiko Madrid dhe një pikë më pak se Real Madrid.
Panorama online.
*

Last edited by a moderator: