Fotoja e një vajze muslimane që kalonte pranë ngjarjes tronditëse të ndodhur 2 ditë më parë pranë parlamentit të Londrës, ka tronditur internetin ditën e sotme. Reagimi i këmbësores kur ka kaluar fare pranë një prej viktimave të sulmit terrorist ka shkaktuar komente pafund në rrjetet sociale. Ajo është parë të vazhdojë rrugën indiferente, ndërkohë që merrej me telefonin e saj.
Kritikat ndaj reagimit të saj kanë qenë pafund. Kishte nga ata të cilëve ju duk absurd reagimi i ftohtë i vajzës ndaj një situate kaq tragjike sa kjo, por nuk munguan as ata të cilët e përkrahën duke menduar se ndoshta ajo ka qenë e tmerruar dhe prandaj ka reaguar ashtu.
Foton e gruas që kalonte pranë viktimës e ka shpërndarë një përdorues e Twitter-it, duke e ndëshkuar ashpër atë para 44.000 ndjekësve të tij. “Gratë muslimane nuk i kushtojnë vëmendje sulmeve terroriste, ato vazhdojnë rrugën. Edhe nesë sheh një burrë të vdekur ajo vazhdon rrugën dhe ndërkohë kontrollon celularin e saj.”- shkruan ai në përshkrimin e fotos.
Fotoja ngjalli shumë reagime dhe ndaj vetë personit që e kishte postuar, duke e akuzuar atë se ky është vetëm konteksti i tij dhe se e vërteta mund të jetë krejt ndryshe. Të shumtë kanë qenë ata të cilët i kanë dalë në mbrojtje asaj, duke argumentuar se në ato çaste ajo mund të ketë qenë thjesht duke telefonuar familjarët e saj./anabel.al