Kjo eshte Shqiperia Ime

alfonci

Veri investigatio
Kjo eshte nje nder fotomontazhet me te mira qe kam arritur te shikoj ne youtube. Deshirova ta ndaje me juve pasi eshte nje prezeantim "dinjitoz" i nje vendi dhe kulture kaq te pasur.

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=FrAo8kkWKdY&feature=related]YouTube - This is Albania.-1[/ame]


Shikim te kendeshem!!!
 
Titulli: Kjo eshte Shqiperia Ime

si shqiperia nuk ka asnje vend me te vertete kemi vende fantastike
 
Titulli: Kjo eshte Shqiperia Ime

Saranden kam mbetur pa e vizituar. Shume kam pasur deshire te shkoj nje here atje. Insha-Allah kam kismetin e shkoj nje dite.
 
Titulli: Kjo eshte Shqiperia Ime

Nuk dua te tregohem pesimiste, por per mua kjo eshte thjeshte nje video. Kemi nje vend me kaq bukuri e me kaq pasuri dhe vetem duan te ikin nga aty. Shume ironike!!! Ndaj dhe kjo video apo video te tjera qe shof per bukurite e Shqiperise nuk me lene pershtypje per aq sa duhet.
 
Titulli: Kjo eshte Shqiperia Ime

Kjo eshte shqiperia ime, e bukur, e heshtur perpara padrejtesive, enderrimtare dhe pse perballe nje realiteti te hidhur.

Kjo eshte shqiperia ime lakuriqe, e trembur nga shija e droges, po kjo eshte nena ime shqiperi, tashme e roberuar nga politika e deshires, e shijes se idhet te mjerimit te Migjenit.

Kjo eshte shqiperia ime, ajo qe i dha qumesht Naimit, Fishtes, Mjedes, Budit, Poradecit, Nolit, Asdrenit, dhe gjithe atyre qe dhane gjithcka per te.

Kjo eshte nena ime, ajo qe rriti bij qe nuk e nderuan, bij qe e nderuan, per te dashuria ishte me e madhe se vepra e bijve te saj, ajo i rriti ato dhe pse jo te gjithe ja lane kembet me lot.

Kjo eshte nena ime sot, nje katastrofe ne kulmin e zhvillimit boteror, nje rreckamane mu ne mes te ballos boterore, nje e harruar mu ne mes te kujtuarve.

Kjo eshte shqiperia ime, nena qe pranoi cdo religjion per te miren e bijve te saj, dhe pse bijte e saj nuk moren me te miren prej tyre.

Kjo eshte nena ime, e shitur nga bijte e saj, e coptuar prej deshires se madhe qe ka bota, e denuar vec se rriti bij te denje per cdo kulture.

Kjo eshte shqiperia e Teutes, Gentit, Gjergjit, e cdo Iliri qe luftoi per te.

Kjo eshte nena ime, thoni cfare te doni, un e dua, eshte nena ime.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top