Kjo është padyshim rruga më e vështirë për në shkollë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kjo është padyshim rruga më e vështirë për në shkollë

femijet-640x428.jpg


Një grup fëmijësh në Kinë përballen çdo ditë me një udhëtim të rrezikshëm nga shtëpia për në shkollë dhe anasjelltas, pasi fshati i tyre është vërtetë i shkëputur nga pjesa tjetër e botës.

femijet1-640x422.jpg


Imazhet prekëse tregojnë të miturit, më i vogli nga të cilët është 6 vjeç dhe më i madhi 15 vjeç, teksa ngjiten në një shkallë të improvizuar në faqen e një shkëmbi mjaft të lartë e të thepisur për t’u kthyer në shtëpi pas shkollës.

femijet2-640x427.jpg


Nxënësit jetojnë në të ashtuquajtur fshati shkëmbor, i vendosur në majë të një mali 800 metra të lartë në jug perëndim të Kinës, ndërkohë që shkolla është në këmbët e tij, raporton ‘People’s Daily Online’.

femijet3-640x406.jpg


Fotot janë realizuar më 14 maj, teksa 15 fëmijëve iu duhen 2 orë për të ngjitur 17 shkallët e improvizuara në faqe të malit në kontenë Zhaojue County, prefektura autonome Liangshan Yi, provinca Sichuan, Kinë.

femijet4-640x360.jpg


femijet5-640x393.jpg

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top