Kjo është një fitore e madhe për gratë në Arabinë Saudite

Love

βeℓℓe â๓e
Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, ka caktuar 20 gra në atë që njihet me emrin Këshilli Shura dhe që është një trupë këshillimore për legjislacionin e ri.

arabi-300x168.jpg


Më përpara në këtë trupë kishte vetëm meshkuj.

Por me dy dekrete të reja, mbreti ka kërkuar nga qeveria që gjithmonë në këtë këshill të ketë edhe 1 e pesta gra. Në total këshilli ka 150 anëtarë.

Sipas BBC, mbreti e ka marrë vendimin pas këshillimeve në liderët fetarë.

Femrat kanë shumë pak role në këtë shtet konservator.

Atyre nuk iu lejohet të ngasin makinat, nuk lejohet që të mbajnë poste të larta politike dhe do të votojnë për herë të parë në vitin 2014.

Atyre nuk iu lejohet të udhëtojnë pa lejen e një mbikëqyrësi mashkull dhe nuk përzihen me meshkuj të panjohur.

Për shumë njerëz ky është një moment historik, por korrespondenti i BBC thotë se në fakt është një lëvizje më së shumti simbolike.
Tema
 
Titulli: Kjo është një fitore e madhe për gratë në Arabinë Saudite

Do dalin edhe keta nga "dimri" dikur...! Ne pranvere do dalin ne minigona..:p
 
Pe: Kjo është një fitore e madhe për gratë në Arabinë Saudite

Hajt shume mire...
 
Titulli: Kjo është një fitore e madhe për gratë në Arabinë Saudite

O sa bukur me ne fund do kene edhe ato nje ze..avash avash do rregullohen gjerat.
 
Back
Top