Kjo është historia e vërtetë për Shën Valentinin, do të përloteni pasi ta lexoni

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kjo është historia e vërtetë për Shën Valentinin, do të përloteni pasi ta lexoni

she_1486991196-3089173.jpg

Shën Valentini ishte peshkop i Romës gjatë shekullit të tretë. Vizitonte të gjitha shtëpitë dhe këshillonte bashkëshortët t’u ishin besnikë njëri-tjetrit.

Klaudio, perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të futeshin në rradhët e ushtrisë. Nga ana tjetër, meshkujt nuk donin pasi një gjë e tillë, do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Kështu Klaudio anuloi të gjitha martesat dhe fejesat e kohës.

Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë, martonte çiftet fshehurazi dhe si rezultat kur kjo u bë e ditur, Shën Valentini u arrestua dhe u dënua me prerje koke.

Romët për nder të tij, kishin ndërtuar nje tempull jashtë kishës, por kur Armandito pushtoi Romën, shkatërroi edhe tempullin. Pas disa vitesh, arkeologu Pertuci i cili kishte lexuar libra për Shën Valentinin, shkoi në Romë dhe e zbuloi tempullin e tij.

Shën Valentini nuk festohet as nga feja katolike e as nga ajo ortodokse. Këtë e vendosën më tepër tregëtarët për të zbrazur raftet e tyre, megjithatë është një ditë që na pëlqen të ndihemi pak më ndryshe se ditët e tjera dhe pse jo ta shprehim hapur dashurinë kundrejt personit që kemi në zemër.

g.mapo
 

Attachments

  • she_1486991196-3089173.jpg
    she_1486991196-3089173.jpg
    8.2 KB · Shikime: 0
Origjina e errët e Ditës së Shën Valentinit, pasi ta lexoni nuk do e festoni më kurrë

she_1486983216-3351348.jpg

Dita e Shën Valentinit është një kohë për të festuar romancën, dashurinë e besnikërinë. Por origjina e këtij festivali me ëmbëlsira dhe perëndi dashurie është në fakt e errët, e përgjakshme – dhe pakëz e ngatërruar.
Ndonëse askush nuk ka treguar me saktësi origjinën e saktë të kësaj feste, një vend i mirë për t’ia filluar është Roma e lashtë, ku burrat u vardiseshin grave, duke i… goditur.

Romakët e egër e të çmendur

Nga 13 shkurti deri në 15 shkurt, romakët festonin festën e Lupercalias. Burrat flijonin një dhi dhe një qen, më pas i rrihnin gratë me lëkurën e kafshëve që sapo kishin therur.

Romantikët romakë ishin “të dehur. Ata ishin lakuriq”, thotë Noel Lenski, historian në Universitetin e Colorados në Boulder. Gratë e reja në fakt viheshin në resht që burrat t’i godisnin, thotë Lenski. Ato besonin se kjo gjë do i bënte më pjellore.

Një vizatim paraqet vdekjen e Shën Valentinit – njërit prej tyre, gjithësesi. Romanët ekzekutuan dy burra me të njëjtin emër, në 14 shkurt, në vite të ndryshëm gjatë shekullit të tretë.

Kremtimi brutal përfshinte një llotari mblesërie, në të cilën të rinjtë tërhiqnin emrat e grave nga një kavanoz. اifti më pas do të shoqërohej përgjatë gjithë kohëzgjatjes së festivalit – apo më gjatë, nëse ishin të duhurit për njëri-tjetrin.

Romakët e lashtë mund të jenë gjithashtu përgjegjës për emrin e ditës sonë moderne të dashurisë. Perandori Claudius II ekzekutoi dy burra – të dy quheshin Valentin – në 14 shkurt të viteve të ndryshëm, në shekullin e tretë. Martirizimi i tyre u nderua nga Kisha Katolike, me festimin e Ditës së Shën Valentinit.

Më pas, Papa Gelasius I i ngatërroi gjërat në shekullin e pestë, duke kombinuar Ditën e Shën Valentinit me Lupercalian, për të dëbuar ritualet pagane. Por festivali ishte më shumë një interpretim teatror i asaj që kish qenë dikur. Lenski shton: “Ishte më shumë një dëfrim të dehurish, por të krishterët i kthyen rrobat. Por kjo nuk e ndaloi që të ishte sërish një ditë pjellorie dhe dashurie”.

Përreth të njëjtës kohë, normanët festonin Ditën e Galatinit. Galatini ishte “dashnori i grave”. Në një moment, gjasat janë që ky të jetë ngatërruar me Ditën e Shën Valentinit, qoftë edhe sepse kanë një tingëllimë të ngjashme.

Shekspiri në dashuri

Me kalimin e viteve, festa sa erdhi e u bë më e ëmbël. Chauceri dhe Shekspiri e romantizuan në veprën e tyre, dhe ajo fitoi popullaritet në të gjithë Britaninë, si dhe pjesën tjetër të Europës. Kartolinat e bëra me dorë u shndërruan në “tokens-du-jour” në Mesjetë.

Me kalimin e kohës, tradita mbërriti edhe në Botën e Re. Revolucioni Industrial solli kartolinat e prodhuara në shtypshkronja e fabrika, në shekullin 19. Dhe në vitin 1913, Hallmark Cards i Kansas City, nisi prodhimin masiv të letrave të Shën Valentinit. Që atëherë, shkurti nuk ka qenë më i njëjti.

Sot, kjo festë është një biznes i madh: Sipas studimeve të tregut të kryera nga IBIS ëorld, shitjet në ditën e Shën Valentinit arritën 17.6 miliardë dollarë vitin që kaloi; këtë vit pritet të arrijnë 18.6 miliardë dollarë.

Por ky komercializim ka prishur në një farë mënyrë festën për shumëkënd. Helen Fisher, sociologe në Universitetin Rutgers, thotë se fajin duhet t’ia vëmë vetëm vetes sonë.

“Kjo nuk është performancë që bëhet me komandë”, thotë ajo. “Nëse njerëzit nuk donin të blinin kartolina Hallmark, ato nuk do të bliheshin, dhe Hallmark do të dilte jashtë tregu”.

Dhe kështu festimi i ditës së Shën Valentinit vazhdon, në mënyra të ndryshme. Shumëkush do të boshatisë llogarinë bankare, me qëllim të blejë lule dhe bizhuteri për të dashurën. Të tjera do të festojnë duke darkuar të vetëm, dhe duke shijuar çokollata njëra pas tjetrës. Të tjerë mund të preferojnë ta festojnë ashtu si bënin romakët. Por, le të mos shkojmë atje…
Express
 
Eshte interesante qe njerzit lidhin festat pagane me festat qe festojne te krishteret. Them qe tregojne vetem nje nivel te ulet. Te gjitha festat pagane qe ju ngjiten festave qe festojne sot te krishteret jane vetem koncidenca datash ne kalendar.

Festa pagane e shtrigave(befana me fshese) me 6 janar korispondon me festen Epifania te te krishterve ne perendim qe ka nje domethenje tejter dhe te shenjet, ndersa ne te krishteret e lindjes e festojne po kete feste me 19 janar, dhe askush nuk feston shtrigen qe fluturon me fshese. Epifania ka te njejten domethenje me Plakun e vitit te ri, Snata Claus.

Shen Gjergji, qe festohet ne veri te shqiperise ne kosove maqedoni mali i zi etj, korispondon me feste pagane te ndrimit te stineve, daljen e dimit dhe hyrjen ne pranvere. Ose sic thuhet ndryshe "hyri dimiri ne dhe".
Te gjitha keta jane vetem koncidenca ne data kalendrit me festat e krishtera.

Nje tjeter ngjitje qe i behet ne kete shkrim poshte te Sh Valentino-s me ujkonjen qe ushqen femijet. Ujkonja ishte Perendi per Romaket, dhe tua bashkangjisesh romakeve me Sh-Valentono do ishte blasfemi.
Biles, romaket deri ne vitin 300 pas krishtit me legalizimin e krishterimit, te krishteret konsideroheshin si te pa fe pikerisht sepse nuk besonin ne ujkonjen si perendi. Pra shkrime pallavra ne tym kot se dicka duhet shkruar.

---------
Gëzuar ditën e Lupercalia e njohur ndryshe si dita e Shën Valentinit - dita e të dashuruarve - dhe festë Pellazge! Ata që janë në kërkim të origjinës së ditës së Shën Valentinit në mënyrë të pashmangshme hasin festivalin e lashtë romak të Lupercalias i cili ështe një nga më të lashtët e festave romake (e listuar në kalendarët e lashtë madje edhe para se Jul Cezari të reformonte kalendarin). Kjo festë është e njohur për ne sot për 2 arsye kryesore: 1 ) Ajo është e lidhur me ditën e Shën Valentinit. 2) Ka të bëjë me refuzimin e kurorës nga ana e اezarit gjë qe është e rëndësishme pasi Lupercalia na jep një pasqyrë të muajve të fundit të jetës së Jul Cezarit, si edhe një vështrim/ide të festës romake. Emri i Lupercalia u fol shumë në prag të 2007 falë zbulimit të shpellës legjendare Lupercal - ku, me sa duket, binjakët Romulus dhe Remus u ushqyen me gji nga një ulkonjë. Lupercalia mund të ketë filluar në kohën e themelimit të Romës rreth 753 para erës sonë, por në fakt ka nisur akoma më herët tek Pellazget ashtu siç na e vërteton OVIDI në kronikat e tij. >>Ovid, Fasti: "Lupercalia: Aty ku qëndron Roma ka pasur thjesht një vendbanim. Pra, ne adhurojmë perëndinë, dhe prifti kryen, ritet që Pellazgët na sollën në mënyrë të lashtë ..." (anglisht: Ovid, Fasti: Lupercalia: "There where Rome stands there was merely a site. So we worship the god, and the priest performs, The rites the Pelasgians brought in the ancient way...).... Ovid (43 BC–17) - Fasti: Book II .... Festimet Lupercalia (ose Lupercais) ishin nje festival baritor romak pagan dedikuar perendise pre-romake Lupercus - i cili e merr emrin nga LUPUS, qe ne shqip perkthehet UJK. Sipas Dionisit te Halikarnasit, festivali ka lidhje me ushqyerjen e dy binjakeve Romulus dhe Remus nga ulkonja. Lupercalia festohej pikerisht ne shpellen e quajtur Lupercale mbi kodren romane te Palatinos ku u ushqyen dhe u rriten binjaket te cilet jane edhe themeluesit e Romes. Gjithashtu Plutarku na jep nje pershkrim te detajuar te Lupercalia ne "Jetet paralele" (Jeta e Julius Caesar, kap 61.).
Brunilda Ternova

ujku3_zpsangsivc3.jpg
 

Attachments

  • ujku3_zpsangsivc3.jpg
    ujku3_zpsangsivc3.jpg
    12.3 KB · Shikime: 0
  • ujku3_zpsangsivc3.jpg
    ujku3_zpsangsivc3.jpg
    12.3 KB · Shikime: 0
Lule
Lacta
Puthjeperqafime :P
E noj xhiro :D

Ai mund te gatuaje per mua :(
Te vere nje perparese kuzhine pa brenaveke dhe te nise nje maratone me embelsira. Te me beje nje masazh ndersa me zgjon me puthje dhe me shtron udhen me petale.
 
Ai mund te gatuaje per mua :(
Te vere nje perparese kuzhine pa brenaveke dhe te nise nje maratone me embelsira. Te me beje nje masazh ndersa me zgjon me puthje dhe me shtron udhen me petale.

E masazh ne qafe e kurriz sa te dush.
Pjaten po se po.
Vetem cicat mbulo :P
 
Ai mund te gatuaje per mua :(
Te vere nje perparese kuzhine pa brenaveke dhe te nise nje maratone me embelsira. Te me beje nje masazh ndersa me zgjon me puthje dhe me shtron udhen me petale.

man-cooking1.gif
 

Attachments

  • man-cooking1.gif
    man-cooking1.gif
    1.3 MB · Shikime: 0
  • man-cooking1.gif
    man-cooking1.gif
    1.3 MB · Shikime: 0
Akoma dilet nga liqeni artificial andej? :P
 
Gezuar shen valentinin gocani e djemka :) ...une e morra nje unaze dhurate akoma pa u zbardh dita :P

Foto neser nese si bie pishman e se kthej lol
 
Gezuar shen valentinin gocani e djemka :) ...une e morra nje unaze dhurate akoma pa u zbardh dita :P

Foto neser nese si bie pishman e se kthej lol

Te paska impresionuar aq shume unaza sa te paska lene edhe pa gjume mi lol
Kurse ju qe do merrni çukullata, sillini ca ktej, mos i hani te gjitha vet se nuk ju bejne mir per celulitin :P
 
Te paska impresionuar aq shume unaza sa te paska lene edhe pa gjume mi lol
Kurse ju qe do merrni çukullata, sillini ca ktej, mos i hani te gjitha vet se nuk ju bejne mir per celulitin :P

Une i bera vetes nje liber ...quhet? :P

cedVKzzM48ZQXOznH4GPzqeLfyFEsSPCN_iop7pXRurVbAYvDw.jpg

Nje madame Bovari e koheve moderne....

Tani per temen:

Sa lexova kete historin loti vu....u permbyt shkodra prej meje :P
 

Attachments

  • cedVKzzM48ZQXOznH4GPzqeLfyFEsSPCN_iop7pXRurVbAYvDw.jpg
    cedVKzzM48ZQXOznH4GPzqeLfyFEsSPCN_iop7pXRurVbAYvDw.jpg
    4.3 KB · Shikime: 0
  • cedVKzzM48ZQXOznH4GPzqeLfyFEsSPCN_iop7pXRurVbAYvDw.jpg
    cedVKzzM48ZQXOznH4GPzqeLfyFEsSPCN_iop7pXRurVbAYvDw.jpg
    4.3 KB · Shikime: 0
Une i bera vetes nje liber ...quhet? :P

cedVKzzM48ZQXOznH4GPzqeLfyFEsSPCN_iop7pXRurVbAYvDw.jpg

Nje madame Bovari e koheve moderne....

Tani per temen:

Sa lexova kete historin loti vu....u permbyt shkodra prej meje :P

Perfekte! Libri te pakten s'te shnosh, ose te shnosh pjeset e duhura, mendjen me i llaf.
 

Attachments

  • cedVKzzM48ZQXOznH4GPzqeLfyFEsSPCN_iop7pXRurVbAYvDw.jpg
    cedVKzzM48ZQXOznH4GPzqeLfyFEsSPCN_iop7pXRurVbAYvDw.jpg
    4.3 KB · Shikime: 0
  • cedVKzzM48ZQXOznH4GPzqeLfyFEsSPCN_iop7pXRurVbAYvDw.jpg
    cedVKzzM48ZQXOznH4GPzqeLfyFEsSPCN_iop7pXRurVbAYvDw.jpg
    4.3 KB · Shikime: 0
Te paska impresionuar aq shume unaza sa te paska lene edhe pa gjume mi lol
Kurse ju qe do merrni çukullata, sillini ca ktej, mos i hani te gjitha vet se nuk ju bejne mir per celulitin :P

1 here ne 100 vjet merr robi nje dhoro te tille po llafos ti :P ja kshu e shikoja ne gisht e si ngopesha dot,po beja prova qe te pergatitem psikologjikisht per diten e madhe lol
 
Me 14 shkurt thuhen me shume genjeshtra se me 1 prill. Asgje nuk funksionon si duhet nqs gjerat nuk shkojne mire ne dhomen e gjumit.


dyshek_zps41q4otxc.png
 

Attachments

  • dyshek_zps41q4otxc.png
    dyshek_zps41q4otxc.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • dyshek_zps41q4otxc.png
    dyshek_zps41q4otxc.png
    6.9 KB · Shikime: 0
14 + 14 = 28

-Gjysma dashuron gjysmen qe te jete e plote.

Po tani c'te thuash, shpiken disa histori (jo per keq) per ta thene me ane e me ane se kur e verteta thuhet direkt te le ne vend te vdekur!

...jo ve po kokove!!!

...thote historia me siper "burrat rrihnin grate" === "gjysma" e se vertetes!!!

-Kur gjysma dashuron gjysmen cfare behet??? ---Dita e dashurise...

Pershendetje, miremengjesi!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top