Kjo eshte dita jote...

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Kjo eshte dita jote...


Kur te zgjohesh ne mengjes, mos e prit mbremjen, se ndoshta kjo dite e jotja eshte e fundit dhe ste pret koha te mendosh per te djeshmen qe kaloi, as per te nesermen qe akoma ska ardhur.

Kjo dite qe rrezet e diellit te saj te ngrohin dhe arrite tia shikosh driten eshte vetem e jotja. Jeta jote eshte nje dite e vetme, ne mengjes ngjallesh e ne mbremje vdes dhe nuk kthehesh me. Pra mos e humb kete dite qe peshon sa jeta, behu i kujdesshem brenda ketyre oreve te kufizuara dhe vepro me seriozitet, adhuroje Krijuesin dhe fale namazin me kujdes, lexo Kur`anin e shenjte dhe me vemendje te plote shih se çka kerkohet prej teje.

Ji i kompletuar me trup, me zemer dhe me mend kur ta perkujtosh Allahun e Lartmadheruar e te qendrosh perpara Tij, peshoji veprat tuaja dhe veshtro secila ane te rendon me teper, krijo moral te larte per veten tende dhe pajtohu me ate qe Allahu caktoi per ty, perpiqu te besh mir te tjereve, se vetem sot je i gjall, pra shfyrtezoje rastin e fundit !

Nga oret e kesaj dite vepro mire dhe nxjerr dobi per veten tende, sikur te ishin vite dhe nga minutat e oreve te saj kerkoj falje Allahut te Lartmadheruar per gjynahet tua sikur te ishin muaj; pergatitu per heren e fundit sikur do te udhetosh ne mbremje. Jeto edhe sot dhe qendro i buzeqeshur me familjen tuaj, shoket e ngushte dhe miqet se edhe sot i keni para syve, mos hidhero askend ne momentin e fundit, se nuk kthehesh e as nuk i sheh me ne kete bote.

„Merr ate qe te dhash dhe behu mirenjohes“ Kuran 7:144

Nese sot ke ngren ushqim te shijshem, te ngroht, a te demton ushqimi i djeshem (i that apo i ftoht), apo ushqimi i te nesermes, qe nuk di si do te jet? Kur sot ke pire ujin e fresket, te paster e te embel, pse brengosesh per ujin e turbulluar apo te njelmet qe ke pir dje ?

Ke besim ne vetvete e le te jete e qarte kjo dite per ty. Kur ti drejtohesh ndergjegjjes sate e ti flasesh dhimbshem, thuaj: Vetem per sot do ti korrigjoj fjalet qe mi nxjerr goja, e nuk do te shqiptoj asnje fjale te ndyre, as sharje, fyerje, pergojime. Vetem sot do ti kushtoj rendesi pastertise trupore dhe do te jem i matur ne te ecur, ne levizje, ne fjale, se neser sdo te jem me. Per kete dite jetoj, sot do ti bej vend ne zemer miresis, do te mbjell ne zemer dashurin dhe sinqeritetin, dashurin ndaj vetes dhe te tjereve, ndersa drurit te se keqes, arrogances, xhelozise, kokefortesise, e te gjitha puneve te liga do tua kepus deget dhe gjembat do ti çrrenjos.

Vetem per sot do te jetoj dhe do tu ofroj te miren te tjereve, do te vizitoj te semurin, do te ushqej te uriturin, ndihmoj te dobetin, do te qendroj pran te ngratit qe i eshte ber padrejtesi, do te nderoj Dijetarin, meshiroj te voglin, respektoj te vjeterin etj...

Vetem per ty o e sotme jetoj, e nuk te kujtoj ty o dite e djeshme e te humbi te sotmen, se ti shkove dhe perfundove, rrezet e tua perfunduan si ato te diellit. Nuk lotoj per ty, as nuk te enderroj, se ti na le - ike prej nesh, e sdo te kthehesh me kurr. Ty o dite e neserme qe gjendesh ne boten e panjohur nuk jetoj per ty ne endrra e as nuk ta dhuroj veten me gjera te paqarta, sepse ti je asgje, pasi ende nuk ke arritur dhe as qe je e garantuar.

Per diten tende o njeri, sot rezervo vepra per ne fjalorin e lumturise...



Psikologji islame

Autor: Aid ELKarni




 
Back
Top