Kisha në Manastirin e Shën Mërisë në Spile

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Gjirokastër, është një nga objektet më të vjetër në jug të vendit, mbart dhe histori të veçanta. Kisha e manastirit të Shën Mërisë në Spile mbi fshatin Saraqinisht, rreth 20 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, vazhdon të ruajë të njëjtat vlera arkitektonike ashtu si mbi 3 shekuj më parë. Mbishkrimi mbi portën kryesore të kishës (naosit) tregon se ky objekt kulti daton në vitin 1634. Naosi i gdhendur në formë kryqi me kupolë me përmasa të brendshme 7.40x6.20 m është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit, zotit Kalist. prof. as. Gëzim Sala, rektor i universitetit “Eqrem اabej” të Gjirokastrës, thotë se objekti fetar më i vjetër në rajonin jugor është Kisha dhe Manastiri i Shën Mërisë në Spile, rreth 2 kilometra në lindje të qytetit antik të Antigonesë.
Kisha e manastirit të Shën Mërisë në Spile mbi fshatin Saraqinisht, rreth 20 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, vazhdon të ruajë të njëjtat vlera arkitektonike ashtu si mbi 3 shekuj më parë. Mbishkrimi mbi portën kryesore të kishës (naosit) tregon se ky objekt kulti daton në vitin 1634. Naosi i gdhendur në formë kryqi me kupolë me përmasa të brendshme 7.40x6.20 m është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit, zotit Kalist. prof. as. Gëzim Sala, rektor i universitetit “Eqrem اabej” të Gjirokastrës, thotë se objekti fetar më i vjetër në rajonin jugor është Kisha dhe Manastiri i Shën Mërisë në Spile, rreth 2 kilometra në lindje të qytetit antik të Antigonesë. Manastiri ngrihet mbi një shkëmb konglomerat gëlqeror për shkak të shpellave karstike ku kanë banuar eremitët, njerëz që qëndronin të izoluar nga bota, të cilët përpiqeshin të vuanin qenien e tyre mëkatare, si një vepër shlyerje para Perëndisë.

Prof. Sala, njohës i historisë së kulteve fetare, shprehet se në jug të vendit për shkak të rrethanave historike dhe vazhdimësisë së jetës urbane e shpirtërore u ndërtuan në shekuj mjaft objekte kulti, që veç kultivimit të besimit fetar nga popullsia, përfaqësojnë dhe vlera të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore, që mund të shfrytëzohen mjaft mirë prej turistëve vendas e të huaj.

Pirro Thomo, studiues i objekteve fetare në jug të vendit, thotë se kompozimi planimetrik, zgjidhja konstruktive dhe formulimi i jashtëm arkitektonik i kishës dhe Manastirit të Shën Mërisë ndryshojnë shumë pak nga kishat e tjera në Saraqinisht. “Duke pasur parasysh kohën e njëjtë të ndërtimit, mendojmë se kisha dhe manastiri janë ndërtuar nga e njëjta dorë mjeshtri”, shpjegon Thomo. Sipas tij, kolonat e brendshme të objektit lidhen ndërmjet tyre dhe me muret perimetrale me harqe në dy drejtime, duke formuar bërthamën qendrore katrore, mbushur me kupolë mbi tambur dhe katër krahët e kryqit, të mbushura me qemerë cilindrikë. اifti lindor i pjesëve këndore mbulohet me kësula sferike, ndërsa ai perëndimor me qemerë me prerje çerekrrethore.

“Edhe pse objekti fetar ndodhet pranë një faqe mali, mjeshtrit e projektuan në mënyrë që kisha të sigurojë ndriçim të mirë, çka realizohet nga dritaret e tamburit të hapura në muret veriore dhe jugore”, thotë Thomo. Në anën perëndimore porta (naosi) lidhet me narteksin, që mbulohet nga një qemer gjatësor në pjesën qendrore, i ngritur mbi dy qemerë tërthor në pjesët anësore. Hyrja nga jugu mbrohet nga një portik i hapur në tri anë me harkada që formojnë një bërthamë katrore të mbuluar me kupolë. Kisha është e suvatuar nga jashtë, por suvatimi nuk i ka rrafshuar relievet e krijuara në apsidë dhe në tambur. Tamburi tetëfaqësh përmban katër dritare, të alternuara me faqe të plotë e të rrafshëta. “Muratura e tamburit ka një kornizë tepër të fuqishme, të përbërë nga tri radhë në formë dhëmbësh sharre”, shpjegon studiuesi, duke nënvizuar se, apsida pesëfaqëshe përmban elemente të vogla në pjesën e sipërme, mbi të cilat kalon një kornizë tullash të vendosura në formë dhëmbësh sharre. Në qarkun e Gjirokastrës ka mbi 100 kisha, 32 prej të cilave klasifikohen si tepër të rëndësishme për vlerat tipologjike dhe arkitektonike.

•Metropol•
 
Doreshkrime te lashta

Kerkimtaret dhe doreshkruesit flasin per disa
doreshkrime shume te lashta te Shqiperise, qe per fat
te keq sot nuk gjenden, ose jane zhdukur, ose ndonje
syresh duhet te hulumtohet ne arkivat e kishave apo
manastireve te vjeter jashte Shqiperise. Ketu, per
here te pare, po jap disa referenca, referenca qe
burojne nga nje studim i gjate i botuar nga Shpend
Bardhi, dijetar shqiptar, ne revisten "Hylli i
Drites", ne vitet '30 te shekullit XX. Dihet ne
Antikitet ka pasur disa biblioteka te medha sidomos ne
qytetin Dyrrakium (Duresi i sotem) dhe ne Apolloni.
Kjo del mjaft qarte nga mbishkrimet e lashta
arkeologjike. Nuk dime asgje per keto biblioteka,
sidomos per librat qe ato kishin. Ne katundin Terihat
te Gjirokastres ka qene dikur nje doreshkrim i vjeter
ne pergamene, doreshkrim qe fliste per Paleokastren,
ne te vertete per themelimin e vete Gjirokaster nga
nje fare princi i quajtur Bala dhe njerezit e tij
rreth shekullit VI. Ekzistencen e ketij doreshkrimi e
permend dhe studiuesi gjirokastrit, i cili thote se ai
mund te gjendet ne Biblioteken Nacionale te Parisit.
Manastiri "Lindja e Shen Merise" ne Spile te fshatit
te Saraqinishtes, ne Lunxheri te Gjirokastres, ka
pasur nje biblioteke shume te rendesishme me
doreshkrime te rendesishme te vjetra. Nje igumen i
quajtur Dionisi i I-re eshte krijuesi i bibliotekes
dhe mbledhesi i doreshkrimeve. Ate e pasoi nje murg
tjeter qe u kujdes per biblioteken i quajtur Dionisi i
II-te. Dionisi i I-re la kujtim per pasardhesit nje
ikone me fytyren e tij, bere nga nje piktor qe nuk ia
dime emrin si dhe nje doreshkrim te bere me doren e
vet me nje vajtim ne gjuhen shqipe me shkronja greke.
Behet fjale per nje doreshkrim shqip ne periudhen e
Mesjetes, pak me perpara se libri i pare shqip i Gjon
Buzukut. Ne biblioteken e manastirit te Shen Marise ka
qene dhe nje Tetraevangjel, domethene kater ungjij po
me pergamene. Edhe ky kodik i takon periudhes se
hershme mesjetare. Biblioteke te pasur ka pasur edhe
manastiri "Fjetja e Shen Merise" ne Bradec te
Policanit. Gojedhena popullore thote se biblioteka dhe
manastiri u themeluan nga vete perandori ilir i
Bizantit, Justiani i Madh. Ne kete manastir ka pasur
krisobula perandorake bizantine, dokumente dhe letra
te princerve shqiptare dhe te Vllahise si dhe nje
ungjill ne pergamene shume te vjeter, i cili eshte
zhdukur. Nje biblioteke te madhe me letersi klasike
dhe mesjetare ka pasur Kisha e Kryqit ne Labove. Edhe
kjo kishe se bashku me biblioteken eshte themeluar nga
Justiani i Madh. Kjo do te thote qe doreshkrimet dhe
kodiket datohen qe shekulli VI pas Krishtit. Nje
biblioteke tjeter ka pasur ne fshatin Mesarat ku ka
qene Arqipeshkvia e Pogonit. Ketu ka pasur mjaft
ungjij dhe libra liturgjike. Themelues i Kuvendit te
Geromerit ne Cameri ka qene nje Nilo Jerihoti. Mbiemri
Jerohiti rrjedh nga emri Jeriho, emri i nje qyteti
biblik, te cilin e ka marre ne Mesjete qyteti antik i
Orikumit. Ky Nilo rridhte nga familja e famshme e
Llaskareve te Kostandinopojes. Nilo iku prej
kryqezimit bizantin ne kohen e perandorit Mihal
Paleologu si nje gjest mospajtimi me perandorin kur ai
njohu Papen e Romes me 1277 si kryetarin e vetem te dy
kishave te Kishes Lindore dhe perendimore. Niloja vjen
ne shtetin e Sevastokratorit (titull bizantin shume i
larte) te Joan Dukes, i cili i ishte mbetur besnik
ortodoksise dhe kishes lindore dhe qe rebeluar ndaj
perandorit. Nilo u vendos ne Jeriho domethene ne
qytetin e Orikumit, perballe Kanines se Vlores. Ai
mori me vete nga Kostandinopoja doreshkrime dhe kodike
te vjeter. Me pas Nilo shkoi ne Filat te Camerise ku
themeloi ne 1282 Manastirin e Geromerit. I ndihmuar
nga nje Nikolla Aspara dhe nje murg tjeter i quajtur
Arisprut Kapandriti krijoi biblioteken e pasur,
biblioteke qe u ruajt e plote deri ne shekullin XVI
dhe sipas nje dokumenti aty gjendeshin dhe vete
doreshkrimet e Nilo Jerihotit si dhe nje kandil i
mocem qe ka qene perdorur prej tij. Nje hebre i
quajtur Kohen me origjine nga Janina permendet se ka
shkuar ne shekullin e XIX ne biblioteken qe ndodhej ne
fshatin Saraqinisht te Lunxherise ne Shqiperi dhe ka
kerkuar te kopjonte figurat ne miniature te nje kodiku
te lashte ungjillor ne pegamene, por nuk e lane te
bente kete kopjim, ndonese ai ofroi 100 napolona ar.
Keshtu humbi mundesia qe te ruhej e kopjuar dicka nga
nje prej doreshkrimeve me te lashta qe ka pasur ne
Shqiperi. Duke pasur parasysh qe sot ne Arkiven e
Shtetit ruhen disa nga kodiket me te lashte ne Evrope,
duke filluar nga Kodiku i Purpurt i Beratit i
shekullit VI pas Krishtit ne fare mire mund te bejme
pyetjen: a nuk do te ishte me i pasur koleksioni i
ketyre kodikeve qe ruhen sot po te mbijetonin edhe
doreshkrimet e mocme, per te cilet folem me siper.
Megjithate nuk duhet te deshperohemi shume nga kjo
mungese. Ka disa te dhena te tjera te lashta, madje
edhe ne gjuhen shqipe. Ketu une i referohem studiuesit
dhe albanologut te shquar shqiptar, Vincens Malaj.
Sipas tij, ne shume biblioteka qe jane dhe sot gjenden
doreshkrime te panjohura dhe te papublikuara. D.
Farlati ne vepren e tij epokale "Illuricum sacrum"
flet per 30 kuvende benediktesh vetem ne Arqipeshkvine
e Tivarit ku marrin pjese intelektuale dhe kishtare
shqiptare. Te gjitha keto kuvende kane pasur
doreshkrime. Ne biblioteken e dominikaneve ne Split
ruhen akoma dhe sot shtate libra korale, prej te
cileve tre jane libra antifonare me muzike kishtare.
Keto libra jane shkruar ne pergamene dhe i takojne
shekullit XV se bashku me shume inkunabula, relike
prej ari dhe argjendi etj. Dihet qe prej detit te
Durresit eshte larguar nje reliktuar se bashku me
vepra arti dhe doreshkrime ne vitin 1503 ne kuvendin e
Trogirit. Doreshkrime te kishtareve shqiptare jane te
shumta. Nje prej tyre eshte ai i fratit Domenik
Shqiptarit i quajtur "Neophyta Doctrina" qe ndodhet
akoma sot ne biblioteken Nacionale te Parisit. Nje
doreshkrim tjeter eshte ai i mjekut dhe farmacistit
shqiptar Marin Shkodrani qe ndodhet ne Palatini te
Firences. Dr. Malaj thote se prane Raguzes ne Mala
Braca kishte gjetur nje inkunabul me shenime dhe
vizatime si ato te "Mesharit" te Gjon Buzukut, ku ne
faqen e pare shkruhej "ky liber eshte imi, i frat
Gjonit". Prejardhja e inkunabulit eshte prej
Shqiperise. Ne Mesjete freterit dominikane hapin ne
Durres shkollen e larte teologjike te quajtur "Studium
Generale", shkolle ne rangun e nje universiteti me
nente magjister dhe njeqind nxenes ne shekullin XII.
Shume doreshkrime ne gjuhen shqipe ruhen akoma ne
arkivat e pahulumtuara te Budvas, Tivarit dhe
Kotorrit. Ne shekullin e XV vertetohet se ne Ulqin
flitej gjuha shqipe zyrtarisht dhe ekziston edhe nje
dokument ku thuhet se noteret ne Ulqin qene dhe mesues
te shkolles. Qendra te rendesishme te administrates
dhe te kultures me arkiva dhe biblioteka te famshme
kane qene ne Mesjete arqipeshkvite e Durresit,
Dioklese, Tivarit, Shkodres dhe Shkupit. Dinastia
serbe e Nemaniqeve ne shekullin e XIII shkaterron
traditen e te shkruarit te librave sidomos ne
Shqiperine Veriore, e cila ka qene plot doreshkrime
dhe monumente kulturore dhe sidomos dokumentacionin e
princerve shqiptare, Balshajve, qe kane qene dhe
zoterues te Zetes. Arkipeshkvi i Tivarit Gulielm Adae
shkruan ne 1332 nje veper ne latinisht per mbretin e
Frances Filipi VI dhe nuk haron te shkruaje kete fraze
lapidare: "Shqiptaret kane nje gjuhe krejt tjeter dhe
te ndryshme nga latinishtja, kane alfabetin latin ne
te tere librat e tyre".

Se fundi, kemi dhe je deshmi te patjetersueshme te
gjuhetarit gjenial shqiptar Eqerem Cabej, i cili thote
se kishte takuar ne Itali dijetarin arberesh Nilo
Borxhia ne 1940, i cili i kishte thene se kishte
zbuluar ne arkivat e Vatikanit nje doreshkrim te plote
ne gjuhen shqipe me te vjeter se sa libri i famshem i
Gjon Buzukut i vitit 1555. Eshte detyre urgjente,
morale dhe shkencore e Akademise se Shkencave te
Shqiperise qe te hulumtoje dhe te gjeje nje pjese te
ketyre doreshkrimeve te shperndara neper bote. Keto
doreshkrime do te perbenin korpusin e kujteses
kulturore te popullit shqiptar. Eshte absurde qe ka
nje plogeshti kriminale ne kete drejtim. Por nuk duhet
harruar se nuk mjafton vetem vetedija kulturore dhe
qytetare e shkencetareve, por duhet dhe strategjia e
planifikuar e shtetit shqiptar per te ndihmuar
financiarisht kete aksion madhor me vlera kolosale per
kulturen dhe mbijetesen e vete kombit shqiptar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top