Kisha katolike polake paralajmëron kundër Halloween-it

Kresha

A pretty face can never trick me


Kisha Katolike e Polonisë ka paralajmëruar se ritet moderne të Halloween-it rrezikojnë që të promovojnë okulten.

Sipas BBC, kisha thotë se festimet e Halloween-it bien në kundërshtim me mësimet e kishës dhe krishterimin.

Një peshkop tha se festimet e 31 tetorit po promovojnë paganizmin tek të rinjtë.

Peshkopi Andzej Dziega paralajmëroi se Halloween-i qëndron pas ‘kulturës së vdekjes’.

“Ky lloj argëtimi i tundon fëmijët si ëmbëlsirat, por përbën rrezik real për dëme shpirtërore, madje edhe për shkatërrim të jetës shpirtërore,” shkruan në një letër peshkopi.

Tradita amerikane e festimeve të Halloween-it është bërë mjaft popullore në botë. // gazetatema
 
Titulli: Kisha katolike polake paralajmëron kundër Halloween-it

Ketu qendron problemi se kisha i ndalon shum aktiviteti te lira e populli esht kunder fjales tkishes, ne anen tjeter prifti ja beson mekatet, pra kjo i bie se njerzit jan egoist se po e shkelin besimin ne ket rast e duan fjalen e kishes vetem atyre si ju konvenon e jo si eshte rregulli i besimit
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kisha katolike polake paralajmëron kundër Halloween-it

Po Halloweeni s'mban me kuptimin tradicional kshu qe mos te shqetesohet shume kisha. Ne ditet e sotshme eshte shnderruar ne feste qejfi dhe jo se festohet per ate qe duhet te festohet.
 
Back
Top