Kisha irlandeze kërkon falje

Kresha

A pretty face can never trick me
Udhëheqësi i Kishës Katolike në Irlandë, kardinali Sean Brady, ka kërkuar falje për rastet e abuzimit të fëmijëve nga ana e priftërinjve dhe për mënyrën se si ato u fshehën nga kisha.


Ai kërkoi ndjesë dhe tha se ndjehej i turpëruar për abuzimet që kanë ndodhur në Dublin dhe zonën përrreth gjatë 30 vjetëve.

Kardinali foli pas publikimit të gjetjeve të një hetimi të një raporti të qeverisë irlandeze i cili nxorri në pah abuzimet dhe mbulimin e tyre nga ana e autoriteteve të kishës dhe e policisë irlandeze.

Në raport thuhet se abuzimet kanë vazhduar deri në vitin 2004. Ministri irlandez i drejtësisë tha se në shumë raste, priftërinjtë ishin lënë të lirë të abuzonin sërish.

Raporti shqyrtoi mënyrën se si i kishin trajtuar kisha katolike dhe shteti irlandez pretendimet ndaj 46 priftërinjve gjatë një periudhe 30 vjeçare.

Ai arriti në përfundimin se Kisha Katolike e kishte vënë reputacionin e saj para mirëqënies së fëmijëve.

Në raport kritikohen dhe autoritetet e shtetit irlandez.

Ministri i Drejtësisë së Irlandës, Dermot Ahern tha se vendi duhet ta pyeste veten se si një kulturë respekti ndaj kishës katolike, arriti t'i vendoste disa klerikë mbi ligjin.

Tek e fundit tha ai, as manteli i priftit nuk i mbron dot kriminelët. /bbc/
 
ma turp nuk ka me abozuar me dhenuar me grabitur me ofenduar me shpionjuar ikni ketyre te keqijave
 
Me vjen mire qe e kane pranuar. Uroj qe te merren masa konkrete qe gjera te tilla mos te perseriten me.
 
Me mire vone se kurre. Pranimi i gabimit eshte cilesi e mire qe shume pak njerez e kane.
 
Falja smjafton duhet denuar ata edhe kreret e kishes , me varje ( edhe pse jom kunder denimit me vdekje ) kta e ata etj etj kush do qofshin ata pedofila duhet denu .
 
Back
Top