Kinezi ndërton helikopter për veti

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Një bujk kinez me edukimin të ulët ka ndërtuar helikopterin e vet nga druri.

Kinezi 20-vjeçar Wu Zhongyuan nga fshati Luoyang në provincën qendrore Henan të Kinës, ka bërë tre muaj për të kompletuar fluturaken e punuar me duart e veta.

Ai thotë se i ka mbajtur në mend disa nga mësimet e fizikës gjatë shkollës për të ndërtuar makinën e cila, sipas tij, mund të fluturoj deri në 800 metra lartësi.

"Nuk kam pasur ndonjë dizajn”, ka thënë ai. "Burimi i vetëm për mua për të marrë njohuri ishte të shfletoj internetin nëpërmes celularit tim".

Helikat i ka të punuara nga druri i vidhit, motori është nga një motoçikletë, derisa korniza e helikopterit është forcuar me gypa çeliku, raportojnë mediat lokale.

Wu, i cili jeton në një fshat malor, ka thënë: "E kam pasur këtë ëndërr që nga fëmijëria që të mos kam nevojë të ngjitem në këmbë nëpër male më. Kam pasur dëshirë të shkojë në shkollë me makinën time fluturuese".

Baba i tij, Wu Xizhao, ka thënë se ai ka shpenzuar rreth 1.000 euro për të ndërtuar helikopterin i cili do të bëj testin e parë fluturues gjatë kësaj jave.
 

Attachments

  • f.0804141853101_m.jpg
    f.0804141853101_m.jpg
    54.2 KB · Shikime: 11
kinezi ska lene gje pa kopjuar cuditem qe paska filluar kaq vone per tu mare me helikopterat
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top