Sipas mediave kineze, organizatorët e Lojërave Olimpike kanë përdorur raketa speciale për të larguar retë e shiut mbi Pekin, për të penguar të reshurat të shiut të prishin spektaklin e fishekzjarrit në ceremoninë e mbylljes të Lojërave të 29-të Olimpike.
Aksioni është ndërmarë, pasi stacionet e meteorologjike kineze, disa orë para fillimit të ceremonisë së mbylljes, kanë vërejtur retë e shiut, të cilat janë afruar stadiumit "Foleja e Zogut". Sipas mediave kineze, janë harxhuar 241 raketa me kristale të jodit dhe pastaj 8 aeroplanë kanë vepruar mbi qiellin e Pekinit me materje kimike për të pastruar qiellin nga krijimi i reve të reja. Në ditën e hapjes solemne, më 8 gusht janë përdorur 1.100 raketa kundër shiut.
alsat-m