Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (video)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
timthumb.php

Një fëmijë 4 vjeçar, me zhvillim të vonuar, është rrahur nga edukatorja e tij në Kinë. Kamerat e sigurisë kanë siguruar regjistrimin gjatë çasteve të dhunshme. Kjo ndodhi para fëmijëve dhe mësueseve të tjera. Kopshti i ndodhur ne zonën Guangdong në jug të Kinës ka pasqyruar këto pamje tronditëse. Në video shihet sesi dhjetëra fëmijë luajnë me lodra. Ndërkohë që tregohet dhuna e njërës prej mësueseve ndaj fëmijës 4-vjeçar.
Mësuesja e përplas në tokë fëmijën, e gjuan me shqelma dhe e rreh. Fëmija humb ndjenjat nga goditjet e marra.
E vërteta e frikshme në pamjet tronditëse. Këto çaste, të cilat trondisin çdo njeri, pasqyrojnë edhe një të vërtetë tjetër të frikshme. Mësueset e tjera të pranishme gjatë çasteve të dhunshme të shfaqura në sy të fëmijëve të tjerë nuk reagojnë aspak sikur të ishte diçka krejt normale.
Në trurin e fëmijës 4-vjeçar janë vënë re dëmtime serioze. Fëmija i pafat i cili është operuar dy here, tani e ka të vështirë të ecë dhe flasë.

Bëhet e ditur se është hapur një proces gjyqësor ndaj mësueses e cila e mbron veten duke thënë se veprimi i saj nuk ishte i gabuar.
Në seancën gjyqësore mësuesja është shprehur e gatshme të paguajë dëmshpërblim për nxënësin por më pas ka theksuar se nuk ka mundësi ekonomike për këtë.
Në Kinë, ku muajt e fundit po përflitet shumë rreth dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve në shkolla dhe kopshte, deklaratat e autoriteteve të arsimit në zonën Guangdong janë një pasqyrë e hidhur dhe e dhimbshme e situatës së rënduar.
Njëri nga deputetët e zonës shprehet se 70 % e mësueseve të cilat punojnë në Guangdong nuk kanë arsimim profesional.
/Shekulli Online/ E.L/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (video)

Smund ti shikoj keto video...mir se i vendosin keto kamerat cdo kund mos te mbesin keto raste pastaj pa u gjyku turp per edukatoren .
 
Titulli: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (video)

Sa keq qe egzistojn akoma njerez te tille dhe jan edukatore,per me teper.Kjo pseudo-edukatorja duhet te meret ne mbikqyrje nga qendrat psikjatrike.
 
Titulli: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (video)

Ja disa prej efekteve negative te qerdheve !
 
Titulli: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (video)

Tani te kalojme nga ekstremi ne ekstrem...edhe femijet ti mbajme mbyllur ne shtepi, deri ne moshen 20 vjecare....kur mund ti martojme!

Femija ka nevoj dhe per kopsht dhe per shkolle, dhe per dalje ne park. Eshte menyra si fillon e zhvillohet, meson te jetoj ne shoqeri ( jo te rri mbas fundit mamase deri sa behet burre!), meson gjera te reja ( ne kopesht mund te mesoj poezi, gjuhe te huaja, kercim, etj).

Mesusi dhe edukatori, duhet te jene njerez qe i duan femijet, qe kane durim me ta, qe kane deshire ti mesojne e ti shpjegojne me shume here nqs eshte nevoja.

Eshte e kot te themi qe nqs nje njeri vepron si kafshe...te gjithe jane kafshe....

Ca e ben me tragjik kete rast eshte kjo:
Mësueset e tjera të pranishme gjatë çasteve të dhunshme të shfaqura në sy të fëmijëve të tjerë nuk reagojnë aspak sikur të ishte diçka krejt normale.
 
Titulli: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (video)

Psikopate!!E paskan kap nervat edukatoren,sjellje e tille drejt femijes eshte e tmerrshem ,e ben femijen te rritet me i truam qe e shoqeron gjithmone...me keqja qe e gjithe ngjarja paska ndodhe ne syte e femijeve te tjer...gjynah per voglushin ne durt e kujt paska ra!!!
 
Pe: Titulli: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (vi

Ja disa prej efekteve negative te qerdheve !

Koha e historia e ka treguar qe femijet qe kane shkuar ne cerdhe,jane me te zhvilluar,me te shkathet,me te shoqerueshem dhe me inteligjente se sa ata qe rrine ne shtepi...Femija ne shtepi cdo beje?Te shohe tv gjithe diten?Te luaje ne pc?E mos me thuaj qe nuk eshte ashtu se di femije qe 4 vjec dine te hapin FB...Ne kopsht femija rri me moshen e tij,meson perralla,nje kulture tjeter,mesohet si te flasi me tjeret,mesohet me rregullat primare te nje institucioni se pikerisht ky femije pas disa kohesh do ulet ne bankat e shkollave...Gjithashtu ai mesohet qe nuk rrihet pas prinderit 24 ore ne dite,pra fiton nje individualitet ne nje kohe te caktuar...
Femijet qe rriten ne shtepi me gjyshet e me nenat jane si qullace,se skane ku i hapet horizonti do rrije me gjyshen te mbledh gjyshja dhe nja dy plaka tjera te marri neper goje e me thashetheme gocat qe kalojne aty apo komshite,gjyshja smund te beje shume pune,keshtu qe femija sa leviz,gjyshja thot : Moooooooooooosssssssssssssssssss ate,femija zmrapset,pra ka nje liri te tij te kufizuar...Pa lloarit pastaj qe kur eshte ne shtepi i vrapohet femijes me luge e me pjate mrapa,hape gojen te keqen,hape tu befsha,ja nje luge per gjyshen,ja nje luge per mamin etj etj....
Ne kopsht femija meson te haje vete,meson te rrije vete te shkoje te kryeje cdo gje vete,pra pak a shume per moshen qe ka behet ''zot'' i vetes...E ta jap me bindje te plote,qe femijet qe kane qene ne kopsht e kane shume me te lehte te ulen ne bankat e shkolles e te ambjentohen me ate gje se sa femijet qe jane rritur ne shtepi,deri ne klase te dyte qajne kur i ik mami,pa llogarit qe ka nga ata prototipa qe qajne edhe pasi martohen LOL
 
Pe: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (video)

Nje gje spo kuptoj sa pak pershtypje ju paska bere kolegeve te saj qe qenkan ne nje gjendje qetesie sikur spo ndodh asgje :S
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Titulli: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime n

Femijet qe rriten ne shtepi me gjyshet e me nenat jane si qullace

Je gabim sa je e madhe !
Ti thua se ajo puntorja qe paguhet me rroge , e zevendeson Nenen e femijes ?
Nena te shkoi te behet rrogtaric e paras - karieres e femijen e po salindur te dergoi ne cerdhe eshte per mua jo e logjikshme per ato nena ! Nese ato nuk jane ne gjendje ti kuptojn cilat jane obligimet dhe pergjegjesit e saj ndaj femijes ndaj familjes athere cfare ''Nena'' jane ato ?

Me e rendesishme per cdo nene eshte qe ti gjindet afer femijes se vete si nga ana fizike po ashtu edhe ajo shpirterore - emocionale sesa te shkoj te punoj per nje rrog e cila nuk ka vlere fare , kur femijes se vete nuk ja ploteson ate qe kerkohet prej saj si Nene .
 
Deud ,me lejo te flas mua qe i kam provu te dyja rastet. Dmth jam rrit ne komunizem me celes ne qafe........
Dhe se besoj qe na edukuan gabim apo na cuan ne rruge te shtrember,biles disa edukatore i takoj edhe kur shkoj ne Al me deshire dhe i dua e i rrespektoj.
Ndoshta nga ato kam mesu shume gjera qe me nenen time sdo i kisha mesu kurre.(turpi,femija nuk hapet me nene si me dike tjeter ..eshte psikologjike kjo)

Personalisht i kam rrit femijet deri sa kane hy ne kopesht vete...pa i cu neper cerdhe.
Besoj qe me shume ka qene kenaqesi per mua se per femijen kjo gje .
Mendoj qe nuk eshte e domosdoshme si nene te rrish 24 ore me femijen tend ,e rendesishme eshte itensiteti i asaj cka i jep per ate kohe qe rrin me te ...

Pra femija ka nevoje te zhvillohet larg syrit te nenes ,te qortohet pa hy emocionet e nenes ne mes. Jetojme me njerez prandaj duhet te merren impulse edhe nga njerez te tjere. Imagjino nje nene qe rri vec ne shtepi e nuk ka punu kurre ,cka do ti japi femijes per jeten =0.

E sa per vidion ,eshte jasht llogjike,jo njerezore gjithashtu. Ka nena qe godasin femijen e tyre ,,,ka edhe edukatore qe veprojne keshtu. Ne te dy rastet,eshte nje sjellje jo sociale.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmti

Je gabim sa je e madhe !
Ti thua se ajo puntorja qe paguhet me rroge , e zevendeson Nenen e femijes ?
Nena te shkoi te behet rrogtaric e paras - karieres e femijen e po salindur te dergoi ne cerdhe eshte per mua jo e logjikshme per ato nena ! Nese ato nuk jane ne gjendje ti kuptojn cilat jane obligimet dhe pergjegjesit e saj ndaj femijes ndaj familjes athere cfare ''Nena'' jane ato ?

Me e rendesishme per cdo nene eshte qe ti gjindet afer femijes se vete si nga ana fizike po ashtu edhe ajo shpirterore - emocionale sesa te shkoj te punoj per nje rrog e cila nuk ka vlere fare , kur femijes se vete nuk ja ploteson ate qe kerkohet prej saj si Nene .

Ti thua se ajo puntorja qe paguhet me rroge , e zevendeson Nenen e femijes ?
Nenen sta zevendos as gjyshja qe lihen femijet me gjysherit...Femija nuk cohet ne kopsht qe te plotesoje nenen,nuk cohet ne kopsht qe zevendesoje nenen...
Nena te shkoi te behet rrogtaric e paras - karieres e femijen e po salindur te dergoi ne cerdhe eshte per mua jo e logjikshme per ato nena ! Nese ato nuk jane ne gjendje ti kuptojn cilat jane obligimet dhe pergjegjesit e saj ndaj femijes ndaj familjes athere cfare ''Nena'' jane ato ?
Nevoja e ben njeriun te beje keta gjera,plus perfitimi i femijes qe rritet ne nje ambjent femijesh si kopshti e jo ne nje ambjent te rriturish,ku me hir apo pahir degjon muhabete nga me te ndryshmet...
Me e rendesishme per cdo nene eshte qe ti gjindet afer femijes se vete si nga ana fizike po ashtu edhe ajo shpirterore - emocionale sesa te shkoj te punoj per nje rrog e cila nuk ka vlere fare , kur femijes se vete nuk ja ploteson ate qe kerkohet prej saj si Nene .
Ah nese e kam burrin super miliarder,edhe rri ne shtepi une kujdesem me femijet,ama nese burri im punon me 5 mije leke dita rroge ne Shqiperi,me ca do jetojme ne?Femija do kushte,femija do te ndihet si i moshatareve te tij ne ngrenie,ne veshje e cdo nevoje...E sjam dakord kur thua qe e bejne per karriere,por e bejne per ekonomi...
Realiteti eshte i ashper ke familje qe me nje rroge nuk paguajne dot qera,fatura uje drita gaz ushqim,plus nevoja veshje mbathje,pra duhet te dale te punoje edhe femra...Kjo nuk eshte zgjidhje per rehati te nenes,por zgjidhje mbijetese...
 
Titulli: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (video)

Ufffaaa me erdhi te qaj per koke time :(
Sa njerez te poshter si kapet ashtu pa pike meshire, sthem dashuri per femi por pa pike meshire.
Por si loder ktheje ne nje ane ktheje ne tjetren, ptu!!!
Disa gjera te tilla ndodhen edhe ne it si me pleqte qe i rrihnin, si me bebat, qe i linin edhe nen shtrat.
Kulmi cf jane keta kafshe.
 
Titulli: Pe: Titulli: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime n

Deud ,me lejo te flas mua qe i kam provu te dyja rastet. Dmth jam rrit ne komunizem me celes ne qafe........
Dhe se besoj qe na edukuan gabim apo na cuan ne rruge te shtrember,biles disa edukatore i takoj edhe kur shkoj ne Al me deshire dhe i dua e i rrespektoj.
Ndoshta nga ato kam mesu shume gjera qe me nenen time sdo i kisha mesu kurre.(turpi,femija nuk hapet me nene si me dike tjeter ..eshte psikologjike kjo)

Personalisht i kam rrit femijet deri sa kane hy ne kopesht vete...pa i cu neper cerdhe.
Besoj qe me shume ka qene kenaqesi per mua se per femijen kjo gje .
Mendoj qe nuk eshte e domosdoshme si nene te rrish 24 ore me femijen tend ,e rendesishme eshte itensiteti i asaj cka i jep per ate kohe qe rrin me te ...

Pra femija ka nevoje te zhvillohet larg syrit te nenes ,te qortohet pa hy emocionet e nenes ne mes. Jetojme me njerez prandaj duhet te merren impulse edhe nga njerez te tjere. Imagjino nje nene qe rri vec ne shtepi e nuk ka punu kurre ,cka do ti japi femijes per jeten =0.

E sa per vidion ,eshte jasht llogjike,jo njerezore gjithashtu. Ka nena qe godasin femijen e tyre ,,,ka edhe edukatore qe veprojne keshtu. Ne te dy rastet,eshte nje sjellje jo sociale.

Endrra , mos ti qasemi ne te dy ekstremet temes , sikur ti qe nuk je dakord qe nena te rrin me femijen 24 ore edhe une nuk jame dakord qe nena ti mungoj femijes se tij tere diten . Nese ajo i mungon athere kur i duhet femijes me se shumti ne vitet e para te jetes se tij , cfare nene athere me eshte ajo ?! Per mendimin tim ajo s'mund te quhet nene kur e rrit femijen e vete neper cerdhe e ajo i mungon tere diten femijes se saj bash ne momentet me te duhura te jetes se tij .

Per ate po e shohim se te gjithe femijet por rriten ne cerdhe , po rriten pastaj ne shkolla por suksesi ku po eshte ?! Ne shkollat fillore - mesme e prishtines konsumimi i drogave eshte me i madhi ne rajon , po ti shikojm secilin femije , me siguri te gjithe keta kane vijuar cerdhet !

Edhe pese ne jemi rritur neper shtepiat tona me prinderit tane 24 ore , por ne rrugeve te keqia nuk kemi shkuar se i kemi pasur prane prinderit , si fizikisht si emocionlisht - shpirterisht. E nuk shohe dallim te madhe mes nje femije qe rritet ne qerdhe dhe atij ne shtepi ne moshat 0-5 vjeq .
E mendoj qe shumica e nenave nuk i dergojn femijet me te vetmin qellim qe te marrin njohuri - aftesi qe te pergaditen me mire per jeten . Por, kete e bejen si shkak i zgjedhjes mes punes dhe kujdesjes se femijes ne shtepi . Kjo eshte krejt esenca me duket mua .

Dhe tjetera po e them prap , prekujdesjet si ja ben nena femijes se vete , edukatorja ne cerdhe , nenen e femijes s'mundet ta zevendesoj asnjehere .
 
Titulli: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (video)

Prandaj duhet vjehrra ne shtepi, te kujdeset per femijet...dhe kjo tregon se vjehrren duhet ta durojme pa marre parasysh se si sillet ajo, e te mos i dergojme femijet tane ne duart e gjithkujt.
 
Vjehrra duhet duruar pa mare parasysh si sillet? Pse? Konsiderohet qe nqs te rrit femijet, do jetoj me ju, dhe nqs ajo sdo bej gje tjeter pervec se t'ju bej te ziheni....vetem nje atmosfere te kendshme + te pershtatcme per femijet sdo keni.
Por, lere mos ndalojme tek sjellja e vjehrres, se shume mire mund te jete gjyshja tjeter qe i rit femijet ( mamaja burrit).
Gjithsesi dhe gjyshrit kane nje "problem". Varet ne ca moshe jane, sepse aq me te moshuar, aq me pak fuqi per te kujdesur nje femije te vogel e aq me shume ta shoqerojne ne park ose te vrapojne mbas tyre. Gjyshrit, zhvillojne disa manira lidhur me ushqimin ( femija duhet te haj nje pjate te madhe sa i rituri, e ta haj te gjithen, femija duhet te haj me detyrim x dhe y, etj gje qe mund te coj femijen ne nje sjellje kundra ushqimit, thjesht sdo pranoj me ushqimin, dhe s'jane te pakta rastet) ose lidhur me menyren e edukimit, te gjitha te bazuara ne faktin " qe kam ritur 1-2 ose 8 femije, si sdi te ris dhe nipin/mbesen?".
E ceka dhe me lart, qe njerzit ndryshojne me kohen, kur plakesh, dhe kujdesi behet me i madhe. Nqs per femijen tend the " eh ra, ska gje, se su vra, do i kaloj se ate pune ka femija, te vrapoj e te gervishi gjynjte" per nipin sdo thuash me nje lloj " MOS VRAPO! Mos u bej me djerse! mos mos mos" Mbase eshte dhe frika qe mos pesoj gje, e tere faji do bjeri mbi supet e tua qe e kishe kujdes....
Por prap, besoj qe edukimi duhet te behet ne baze te asaj cfare vendosin prindrit, e jo si diktojne gjyshet.

Pa lidhje me postimin tend Ylli, por me postimet e me siperme:
Per cudi, ne qe kemi vajtur ne cerdhe, kopesht dhe shkolle....si skemi arritur konsumes drogesh, "alkoolaxhi" apo "duhanxhi".... Me siguri kemi qen gjenerate e vecante LOL Se keta qe po vin mbas nesh, duhet patjeter te kene prindrit 24 h me vete, qe mos devijojne nga rruga e drejte!!!
Se me ca do ushqehen keta femije.....se kush do i mbaj ne shkolle...nje Zot e di!
 
Back
Top