Kinë, 9-vjeçari ecën 4.5 km për në shkollë, i ngrijnë flokët nga acari (Video)
Fati i një fëmije kinez ka marrë vëmendjen e miliona njerëzve pasi një fotografi e flokëve të tij të ngrira nga dëbora u shpërnda gjerësisht në internet.
Fëmija, nga Kina rurale, kishte ecur më shumë se një orë, rreth 4.5 kilometra për të shkuar në shkollë në një mëngjes të ashpër dimri,njofton DailyMail.
I veshur me rroba të holla, djali sfidoi temperaturat që arrinin në minusr nëntë gradë, për të shkuar në një provim dje në një qytet të vogël në Shaotong, Provinca jugore e Kinës, Yunnan.
Djali është një nxënës i klasës së tretë në Shkollën Fillore ‘Zhuanshanbao’ në qytetin Xinjie, njofton Daily People’s.
Ai vjen nga një familje e varfër. Babai i tij është një punëtor emigrant në një qytet tjetër dhe nëna e tij e ka braktisur atë dhe të atin, sipas Pear Video.
Djali quahet Wang Fuman dhe është tetë vjeç. Ai jeton në një shtëpi thuajse të shkatërruar në Ludian me gjyshen dhe motrën e tij më të madhe.
Drejtori i shkollës, i quajtur Fu, tha se shtëpia e fëmijës është larg shkollës dhe atij i duhet më shumë se një orë rrugë për të shkuar në shkollë çdo ditë.
Me temperaturat e ulëta dhe dëborën që binte, flokët dhe vetullat e djalit ishin mbuluar plotësisht nga acari kur ai mbërriti në shkollën që nuk ka ngrohje.
Sipas drejtorit të shkollës, djali është një nxënës i zellshëm me një dhunti të veçantë në matematikë.
Një fotografi e marrë nga Daily People tregon djaloshin duke vënë duart e tij të plasaritura në një letërtë testimit. Dokumenti i testimit tregon se djali ka arritur të marrë 99 për qind të pikëve në matematikë.
Fuman i tha një gazetari nga Pear Video se duart e tij kishin ngrirë, sepse ai ndihmonte gjyshen e tij të bënte punë në fermë. Ai gjithashtu tha se nuk e kishte parë babain e tij për disa muaj dhe se i mungonte shumë.
g.shqip