Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Un e lexova per 10 vertetat me te famshme ??kur pash kto
Mos u trego injorante sepse jo ç'do lokal i kaPo I mbaj shenim qe kur t'na qerase dikush te di ca me zgjedh dhe mos te tregohem injorante
Preferoj the bardhen me shumeMos u trego injorante sepse jo ç'do lokal i ka
kur te bjeri rasti thuj: Une pi vetem barolo lol
..oj oj ç'më more mend e kokës vetëm të lexoj emrat Monfortino, Ca ‘del Bosco, Ferrari, Sassicaia, Brunello➊ Piemonte. Giacomo Conterno Barolo Riserva DOKG “Monfortino” 2001. Thjesht një “must” për të gjithë dashamirët e verës së kuqe më të famshme Piemonteze. Monfortino është emri i të vetmit vresht nga vjen rrushi.
Shiko fotografinë 1714670
➋ Lombardia. Ca ‘del Bosco, Franciacorta DOCG Dosaggio Zero i “Annamaria Clementi” 2009. Annamaria Clementi është një nga spumantet më të mira italiane. Shumë ekspertë e krahasojnë atë me shampanjat më të mira franceze. Fatkeqësisht, edhe çmimi i saj është gjithçka, përveçse popullor.
➌ Veneto. Quintarelli, Amarone della Valpolicella Classico Riserva DOCG 1995. Për shumë dashamirës të Amarones, Giuseppe Quinarelli konsiderohet një mesia i vërtetë. Prodhimi i tij është shumë i vogël, në përpjesëtim të zhdrejtë me çmimin e shisheve të tij.
➍ Trentino. Ferrari, Trento DOC “Giulio Ferrari Riserva del Fondatore” 1993. Për tifozët është thjesht “Il Giulio”. Dedikuar krijuesit të Trento DOC, kjo spumante konsiderohet një nga verërat më të mira në botë.
➎ Toscana. Tenuta San Guido, Bolgheri Sassicaia DOC 2016. Ju nuk mund të mendoni për verën italiane pa menduar Sassicaia-n. Një nga të paktat DOC, e cila mund të prodhohet nga një kompani e vetme. Nëse edhe kjo nuk është ekskluzive …
➏ Toscana. Biondi Santi, Brunello di Montalcino Riserva DOCG 1995. Biondi Santi është një nga baballarët e verës më të famshme toskane në botë: Brunello di Montalcino. Eshtë një nga verërat më të shtrenjta në Itali. Në SHBA vlerësohet si një yll i Hollivudit.
➐ Umbria. Caprai, Montefalco Sagrantino DOCG “25 vjet” 2005. Një verë e shkëlqyer e kuqe e aftë të vjetërohet për dekada në kantinë. Arnaldo Caprai ka ri-lançuar imazhin e saj në botë.
➑ Umbria. IGT e Bardhë “Muffato della Sala” 2013 – Castello della Sala. Prodhuar nga familja Antinori, është një verë e mrekullueshme për ëmbëlsirë.
➒ Campania. Mastroberardino, Taurasi Riserva DOKG “Radici” 2012. Kur vera e Campanias nuk kishte arritur akoma të gdhendte emrin e vet në mesin e më të mëdhenjve të botës, Mastroberardino krijoi Radicin dhe u vlerësua nga kritikët më të rëndësishëm të enologjisë.
➓ Siçili. Donnafugata, Passito di Pantelleria DOC “Ben Ryé” 2016. Ishulli i Pantellerias, me vreshtat e tij, është një nga vendet më interesante në Itali. Dhe Ben Ryé është një nga verërat më të njohura në ishull (dhe e mirë) në botë. / bota.al
Po nuk pagujte vet ... leri preferencat po kenaqu me qyl lolPreferoj the bardhen me shume
Per mua gllenjka e pare mbetet kufiri...o ndalon ...o ecen...brenda shishes ka aq shume endrra dhe pastaj vera...
Barbera d’Alba 1926, Barolo Bussia i Monforte 1947, Barbaresco Asili 1952, Spanna e pese keshtjellave 1964, Brunello i Montalcino 1971, Ghemme 1974, Sassicaia 1978....etj.
E rendesishme eshte momenti, arsyeja, personat e ftuar,...., gjithmone une mendoj se gota e fundit eshte me e mire se e para
Duhet planifikuar nje udhetim per tek ty vetem per te pire I cik vere te mireHajdeni se ju ofrojë një më te mirë dhe më të vjetër
Shiko fotografinë 1714927
Shiko fotografinë 1714928
Nuk është e thënë që është e mirëDuhet planifikuar nje udhetim per tek ty vetem per te pire I cik vere te mire
Nuk është e thënë që është e mirë
Vera është shumë delikate dhe e ndjeshme ndaj shumë gjërave. Gjurma, errësira, lageshta, temperatura rreth ambjentit ku mbahet vera janë domethënëse.
Kush i mban në shtëpi ristorante gjatë humbin shijen, nuk janë të nivelit që duhet.
Kantinat po, ata i konservojnë në menynë profesionale
Pastaj verat e vjetra 20_30 vjeçare, duhen hapur edhe 24 ore para se të ofrohet për t'u pire, që të oksigjenohet mirë
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.