Këto emoji me siguri i keni ditur gjithë jetës gabim!

  • Hapësi i temës Hapësi i temës D.
  • Start date Start date

D.

.
Krijuar fillimisht në Japoni, emoji-t u përdorën atje për të kursyer hapësirë për mesazhet. Tani, i përdorin thuajse të gjithë, por një pjesë e mirë e ka keqinterpretuar kuptimin e tyre origjinal.

#1

DD448ADA-853B-4CBA-9185-4951AA85FCE7.jpeg


Këto nuk janë thjesht shkronja të rastit që kanë emoji-t e tyre, por grupet e gjakut. Në Japoni dhe Korenë e Jugut, njerëzit besojnë se personaliteti dhe marrëdhëniet e dikujt varen nga grupi i tyre i gjakut. Edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që mbështet këtë teori, ajo mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës.

#2

90821D2C-B85E-4E2B-B632-64C1BFE919A2.jpeg

Ekziston një besim, se ëndrra e parë gjatë natës së 1 janarit është më e rëndësishmja, dhe nëse dikush sheh malin Fuji, të ndjekur nga një fajkua dhe një patëllxhan, fati do t'i ndjekë gjatë vitit të ardhshëm. Kështu, patëllxhani përdoret për të treguar fat të mirë.


#3

658A8A27-A26E-474D-8B9D-D287372EF4F9.jpeg


Mund të duket si lule apo diamant, por japonezët e përdorin për "e lezetshme".


#4

27CDE098-8681-4DD9-A4DD-1F8CC9E92173.jpeg

Duket si biskotë çfarëdo, por është "senbei" - gatim tradicional japonez:

DF13830B-B5B5-46D0-A1A9-A2813DB74BD0.jpeg


#5

E3204B4E-8898-4906-83BE-CF6A55CEBB61.jpeg

Në të gjithë botën, ky simbol përdoret për të treguar mbështetjen ose miratimin e dikujt, dhe për të motivuar të tjerët të vazhdojnë punën e mirë. Në Japoni, një 100 e nënvizuar e shkruar me të kuqe përdoret më së shumti gjatë vlerësimit të provimeve nga mësuesit, për të treguar se studentët e tyre dolën jashtëzakonisht mirë.

#6

B548D85E-22D6-46FB-9A3A-F1E2CFF12306.jpeg

Për shkak të madhësisë së vogël të kësaj ikone, ajo shpesh ngatërrohet për Kullën Eifel. Në fakt, përdoret për të përfaqësuar ndërtesën e dytë më të lartë në Japoni, Kulla e Tokios, e cila u frymëzua nga ndërtesa e famshme në Francë.

#7

E131DA45-7135-4CAF-90EA-336B12058273.jpeg


Disa mund ta përdorin këtë emoji për të treguar një shtëpi ose thjesht një ndërtesë. Sidoqoftë, ky është simboli për një zyrë postare japoneze. Shenja e kuqe në të përfaqëson një markë postare japoneze.

#8

AFEAD82B-AAC3-4774-BE62-DBC3AC06EAEE.jpeg



Disa e përdorin si zjarr apo si supë e nxehtë me avull, por në të vërtetë, ky emoji përfaqëson onsens - llixhat për të cilat Japonia është e famshme. Ky simbol përdoret edhe në hartat e Google për të treguar vendndodhjen e këtyre vendpushimeve.

#9

46C5086B-D8A2-4FF8-958A-A7951D9E6A6B.jpeg



Kjo ikonë nuk tregon vetëm 2 flamuj të kryqëzuar, por nënkupton ditë pushimi të ligjshme në Japoni. Mund të përdoret në kombinim me emoji të tjerë, për të specifikuar ngjarjen. Për shembull, flamujt e kryqëzuar në kombinim me një emoji tërfili do të nënkuptojnë festimin e "Ditës së Gjelbërimit të Japonisë".

#10

EED8199A-714F-44C7-BA7E-14FFC5A39FBD.jpeg


Në kulturën perëndimore, kjo ikonë përdoret zakonisht nga dikush që është i lodhur ose që dëshiron të tregojë se është thellë në mendime. Japonezët e përdorin atë për të kërkuar falje, dhe ky emoji përfaqëson përuljen.

Burimi: Bright Side
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top