Panairi i Librit të Tiranës për këtë vit nuk do të realizohet për shkak të pandemisë.
Lajmin e bëri të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë, të cilët nëpërmjet një postimi në Facebook, njoftuan:
"Të dashur kolegë botues, librarë, eskpozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,
ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas panifikimit, më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, datë 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, është negative, për shkak të "rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi".
Ju falenderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,
Grupi organizator"
Anabelmagazine