Këshilla të arta

Këshilla të arta

اka ka shkuar ka kaluar, çka ka kaluar ka vdekur andaj mos mendo në të kaluarën sepse ajo ka shkuar dhe ka kaluar.

Lere të nesërmen derisa të vijë, mos u preokupo me të nesërmen sepse nëse ti e rregullon të sotmen e ke rregulluar të nesërmen.

Duhet të ecni, të jeni sportivë dhe të i shmangeni dembelizmit dhe letargjisë, ikni nga zbrazëtia e kohës dhe papunësia.

Përtërije jetën, ndryshoi metodat e jetesës, ndryshoje përditshmërinë e jetesës tënde.
Shmangi pijet stimuluese, çajin dhe kafenë.

Shtoje të thënuritë se '' S'ka zgjidhje e as forcë pos nga Allahu xh,sh '' ( La havle we la kuvete ila bi-lahi) sepse kjo e zgjeron mendjen, e përmirëson gjendjen, me të e tejkalon vështirësinë dhe e kënaq Madhërinë.

Shtojeni kërkim faljen ( Istigfarin ) sepse me të vjen furnizimi, zgjidhja e problemeve, pasardhësit, dija e dobishme, lehtësimi dhe fshirja e mëkateve.

Sprovat të afrojnë drejt Allahut xh,sh, të mësojnë të lutësh, ta largojnë mendjemadhësinë, të vetëkënaqurit, dhe të mburrurit.

Mos u shoqëro me ata që kanë urrejtje, smire dhe inati ndaj të tjerëve sepse ata janë vrasësit e shpirtit dhe bartësit e pikëllimit.

Kujdes nga mëkatet sepse ato janë burimi i shqetësimit dhe pikëllimit, janë shkaktarë të fatkeqësive dhe krizave.

Mos fol fjalë të këqija dhe mos i pëshpërit të këqijat që thuhen ndaj teje sepse ato e lëndojnë thanësin dhe jo atë ndaj kujt janë thënë.

Sharja e armiqve dhe fyerja e ziliqarëve ndaj teje tregojnë vlerën tënde sepse kjo do të thotë se ti je bërë dikush, je bërë person i rëndësishëm.

Dije se ai që të përgojojnë, të ka dhuruar nga mirësitë e tij, të ka fshirë nga mëkatet tua, të ka bërë të njohur, andaj kjo është mirësi.

Buzëqesh në fytyrat e njerëzve sepse kështu e përfiton miqësinë e tyre, bëju i butë në të folur sepse kështu do të te duan, bëju i thjeshtë para tyre sepse kështu do të te lartësojnë. /Mesazhi/Artan Musliu
 
Back
Top