Këshilla si diamante

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Këshilla si diamante


1. Buzëqesh çdoherë, sepse dhëmbët e tu nuk janë avret.

2. اdoherë thuaje fjalën e vërtet, ajo t’i ngritë ambiciet dhe ta shton dashurinë.

3. Largoju polemikës, sepse ajo e helmon zemrën tënde dhe të shokut tënd.

4. Sillu me të tjerët ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen me ty, ky është argument se ti i çmon ata.

5. Arsyetoji të tjerët, sepse ti realitetin nuk e di.

6. Porosia e të Dërguarit tonë ndaj njërit prej shokëve te tij: “Mos u zemëro! Mos u zemëro! Mos u zemëro!”

7. Porosia e të Dërguarit tonë: “Përhapeni selamin mes jush, është rruga jonë drejt dashurisë.”

8. Dhuroni dhurata, që të duheni.

9. Mësoju të dëgjosh, sepse të tjerët i duan çdoherë ata që dëgjojnë.

10. Syrin tënd bëje si syri i bletës që nuk sheh pos lulet, e jo sy mize që sheh vetëm të ndytat.

11. Respektoji mendimet e atyre që janë përreth teje dhe çmoji ato.

12. Bëju modest ndaj të gjithëve, mendjemadhësia është ajo që Iblisin e ka zbritur në fund të fundit.

13. Mëso të falësh çdoherë, sepse ajo që gjendet tek Allahu është më e mirë dhe e përjetshme.

14. Këshillo me urtësi dhe butësi, sepse feja është këshillë!

15. Bashkoju gëzimeve dhe pikëllimeve të të tjerëve, ndërto histori me ata që të kujtojnë në kujtimet e jetës së tyre.

16. Mbylleni derën e mallkimit! Enesi i ka shërbyer Muhammedit alejhi selam 10 vjet dhe asnjëherë nuk ka qenë i qortuar. A mendoni se një i ri në moshën e Enesit nuk gabon!?

17. Mësoju të jesh i qetë dhe i durueshëm, këto dy cilësi i do Allahu dhe i do i Dërguari i Tij alejhi selam.




Kurandhesunet.net
 
Pe: Këshilla si diamante

10. Syrin tënd bëje si syri i bletës që nuk sheh pos lulet, e jo sy mize që sheh vetëm të ndytat.

Kete keshille ma ka dhene dikush para sh vitesh, kur u largova. ME qellim qe ti merja vendit te ri vetem te mirat..:)

12. Bëju modest ndaj të gjithëve, mendjemadhësia është ajo që Iblisin e ka zbritur në fund të fundit.

Tamam
 
Back
Top