Këshilla rreth bashkëshortësisë ( Nikahut )

Këshilla rreth bashkëshortësisë ( Nikahut )

- Ule shikimin tënd dhe mos shiko pa kontroll, sepse shikimi është shigjetë helmuese! - Kur të jesh në rrugë, mos hyj në mes të dy grave, por ec në anën e djathtë apo të majtë!



- Martohu sa më shpejt, ngase ai që martohet është më optimal që ta ruajë shikimin dhe nderin e tij!

- Kur të vijë koha për martesë, zgjedh gruan besimtare dhe të devotshme!([1])

- Mos kërko divorcin, sepse ai, shkurorëzimi, është prej gjërave të lejuara, të cilën Allahu e urren më shumë!

- Tërhiqja vërejtjen grave, vajzave dhe të afërmeve tuaja, që mos të kërkojnë divorc nga burrat e tyre, pa pasur ndonjë arsye të fortë!

- Mos e mëso gjuhën tënde duke iu drejtuar gruas me betim për shkurorëzim![2]

- Në pamundësi të martesës përmbaje nderin tënd, derisa Allahu të të begatojë me dhuntitë e Tij dhe forcohu me agjërim!

- Nëse ty si prind të vjen dhe të kërkon dorën e vajzës ai që ju kënaqë me fenë dhe moralin e tij, atëherë martojeni vajzën me të dhe largojuni mehrit të shtrenjtë!([3])

- Shpalle kurorëzimin dhe bëni dasmë me aq sa të mundeni!

- Mos toleroni që as fejesën e as dasmën ta kremtoni me gjëra të ndaluara, siç janë përdorimi i veglave muzikore, dëfrimit, zbavitjes etj.!

- Bashkëshortes tënde paguaja hakun e saj të merituar, “mehrin - dhuratën e martesës”, përfillini obligimet që keni ndaj saj, dhe silluni me të me sjellje të mira!

- Njiheni bashkëshorten tuaj me obligimet martesore, të cilat duhet t’i kryejë në mënyrë të vazhdueshme!

- Mos bëni marrëdhënie intime me gruan tuaj kur ajo është në të përmuajshmet apo lehonë (me hajz apo nifas)!

- Mësojini grave tuaja dispozitat dhe normat e fesë islame dhe mos lejoni që ato të praktikojnë ndonjë gjë të kotë dhe besëtytni!

- Nëse jeni martuar njëkohësisht me më shumë se një grua, atëherë bëhuni i drejtë në ndarjen e kohës me to. Ruaju nga zullumi - padrejtësia!

- Kujdesu për gruan dhe fëmijët e tu dhe kini kujdes nga koprracia!

- Kini kujdes që mos ta humbisni askënd nga ata që i keni nën kujdesin tuaj!

- Emërtojeni fëmijën tuaj me emër të mirë!

- Mos i favorizoni meshkujt mbi vajzat!



- Kur është në pyetje dhurata, përpiquni që mes fëmijëve të krijoni një ambient barazie dhe uniteti!

- Edukojini fëmijët tuaj dhe kur të arrijnë t’i dallojnë gjërat[4] detyrojini që t’i praktikojnë normat bazë të fesë islame, në mënyrë që të mësohen me to! Gjithashtu në atë moshë fëmijët ndajeni secilin në shtratin e vet!

- Unifikohuni me bashkëshorten për metodologjinë që do të ndiqni rreth edukimit të fëmijëve, për shkak se mospajtimet e prindërve ndikojnë negativisht në edukimin e tyre!

- Martojini fëmijët kur të arrijnë moshën e pjekurisë!

- Ruajuni dhe assesi mos u bëni shkaktar që t'i prishni marrëdhëniet e dy bashkëshortëve, dy ortakëve dhe dy të dashuruarve!

- Gratë e tua urdhëroi që të mbulohen tërësisht sipas normave që ka paraparë (obliguar) Islami, për ta ruajtur nderin e tyre, dhe për ta mbajtur lumturinë e shoqërisë dhe rrethit ku jeton. Zbulimi i femrës dhe zhveshja e saj shpie padyshim në shkatërrimin dhe çrregullimin e shoqërisë!

- Urdhëroji gratë e tua që të mbulohen edhe nga ata, që nuk i kanë të ndaluar për martesë si: djali i xhaxhait, djali i dajës, vëllai juaj etj., sepse sot gratë janë mësuar që nga personat e lartpërmendur të dalin të zbuluara (pa shami)!

- Mos prano që gratë tuaja të shkojnë te rrobaqepëset jomuslimane për t’i qepur veshjet e tyre!

- Tërhiqja vërejtjen grave tuaja që mos të dalin nga shtëpia me veshje pa mëngë ose me mëngë (krahë) të shkurtra, madje edhe nëse është ndër mantel, për arsye se mund të ballafaqohen me situata që kërkojnë shtrirjen e dorës apo krahut, si dhe era mund t’i zbulojë ato pa ndonjë qëllim!

- Tërhiqja vërejtjen grave tuaja që mos të veshin çorape të tejdukshme, e as çorape me ngjyra, përveç çorapeve me ngjyrë të zezë e të mbylltë, të cilat nuk kanë asnjë zbukurim!

- Mos lejo që gratë tuaja të veshin këpucë të zbukuruara të cilat tërheqin shikimin e meshkujve!

- Tërhiqja vërejtjen grave tuaja që të mos dalin në tregje e të shtyhen me burra të huaj dhe të zbulohen para shitësve, për arsye se Allahu ka xhelozi karshi këtyre gjërave, po ashtu edhe besimtari xhelozon!



- Ndaloji gratë tuaja nga zotimi për të ndezur zjarre e qirinj tek varret e evlijave (njerëzve të devotshëm), ngase një gjë e tillë është e ndaluar juridikisht në Islam!

- Mos i lejoni gratë tuaja që të abstenojnë nga disa lloje të lejuara të ushqimit në shenjë afrimi tek Allahu, sepse edhe kjo gjë është e ndaluar sipas sheriatit islam!

- Ndaloji gratë e tua që të mos dalin të përcjellin xhenazen (të mos marrin pjesë në ceremonitë mortore)!

- Mësoje gruan tënde dhe vajzat e tua që t’i ruajnë sekretet e burrave të tyre!

- Tërhiqja vërejtjen gruas dhe vajzave të tua që mos t’i lëndojnë burrat e tyre me ndonjë fjalë, vepër apo me ndonjë mosmarrëveshje tjetër!

- Këshilloji gratë e tua që të mos shoqërohen me gra të pambuluara nga frika e infektimit prej tyre, sepse të pajtuarit me gjynahe është mëkat gjithashtu!

- Mos lejo që gratë dhe vajzat e tua të marrin pjesë në dasma (ahengje; fejesa, martesa etj.) në të cilat këndohet, kërcehet, vallëzohet dhe në të cilat ka muzikë!

- Ndaloji gratë e tua që të mos flasin në rrugë dhe të mos qeshin në vende të tilla!

- Këshilloji gratë që të mos flasin me mysafiret e tyre tek dyert (tek porta)!

- Tërhiqja vërejtjen grave dhe vajzave të tua që të mos flasin me burra të huaj, vetëm në raste të domosdoshme kur e kërkon nevoja, dhe në atë rast të flasin pas perdes dhe duke mos e thyer zërin e tyre gjatë bisedës!

- Mësoji grave të tua rëndësinë e qëndrimit të tyre në shtëpi, për shkak se ato janë krijuar me qëllim që t’i edukojnë fëmijët në shtëpi. Kur të dalin nga shtëpia mos të dalin pa pëlqimin e burrit!

- Mos lejo që gratë dhe vajzat e tua të dalin në piknik apo në vende dëfrimi të vetmuara, po ashtu të mos shkojnë në kinema, për shkak se atje do të mësojnë vetëm shthurje, turpëri e çrregullime!



Përktheu nga gjuha arabe:

Mr. Fehim Dragusha
 
Titulli: Këshilla rreth bashkëshortësisë ( Nikahut )

- Mos toleroni që as fejesën e as dasmën ta kremtoni me gjëra të ndaluara, siç janë përdorimi i veglave muzikore, dëfrimit, zbavitjes etj.!- Mos lejo që gratë dhe vajzat e tua të marrin pjesë në dasma (ahengje; fejesa, martesa etj.) në të cilat këndohet, kërcehet, vallëzohet dhe në të cilat ka muzikë!
Si i behet qe shumica e martesave behen me muzik? Dhe flas sidomos ne arabi.

- Mos prano që gratë tuaja të shkojnë te rrobaqepëset jomuslimane për t’i qepur veshjet e tyre!
Cte keqe ka te shkosh tek nje rrobaqepes jomymulman? Nuk bejn te njejten pune te dyja palet. :mah

- Tërhiqja vërejtjen grave tuaja që mos të veshin çorape të tejdukshme, e as çorape me ngjyra, përveç çorapeve me ngjyrë të zezë e të mbylltë, të cilat nuk kanë asnjë zbukurim!
- Mos lejo që gratë tuaja të veshin këpucë të zbukuruara të cilat tërheqin shikimin e meshkujve!

Kam pare ne vende te ndryshme qe grate mysulmane kane bere te kunderten e ketyre gjerave edhe ato me preardhje nga Arabia.

Sa shume paradokse qe lexova tek ky artikull gjera qe gjasme jane te ndaluara ne te vertet nuk i respektojn.
 
Titulli: Këshilla rreth bashkëshortësisë ( Nikahut )

Si i behet qe shumica e martesave behen me muzik? Dhe flas sidomos ne arabi.

Ceshtja e muzikes sipas parimeve Islame eshte ceshtje diskutabile ndermjet dijetareve & juristeve Islam. Pra varet se cili shtet, ciles shkolle juridike Islame i takojne, ashtu edhe e praktikojne Islamin.

Kam pare ne vende te ndryshme qe grate mysulmane kane bere te kunderten e ketyre gjerave edhe ato me preardhje nga Arabia.

Vetem 20 % te muslimaneve ne tere boten, i perkasin vendeve Arabe. Pra, jo cdo gje arabe = Islame :) Ke arab qe s'kane t'bejne fare me Islamin, edhe pse ndoshta rrjedhin nga familje fetare apo ku ta di une....! Nuk gjykohet feja ne baze te pasueseve te atij besimi fetar. Vetem arabet nuk e perfaqesojne Islamin, as vetem shqiptaret, as nje grup i caktuar, nje popull, fis etj...! Duhet pasur parasysh keto gjera para se t'gjykojme Islamin.

Cte keqe ka te shkosh tek nje rrobaqepes jomymulman? Nuk bejn te njejten pune te dyja palet

S'ka gje te keqe ne shiqim te pare. Mendoj se autori ka dashur ta ceke ate anen pozitive, pra, pasuria te endet tek muslimanet (pazari). Apo ndoshta per arsye se rrobaqepesja e besimit Islam, e din me mire se cfare veshje duhet qepur, menyra e veshjes sipas parimeve Islame :)
 
Titulli: Këshilla rreth bashkëshortësisë ( Nikahut )

Vetem 20 % te muslimaneve ne tere boten, i perkasin vendeve Arabe. Pra, jo cdo gje arabe = Islame Ke arab qe s'kane t'bejne fare me Islamin, edhe pse ndoshta rrjedhin nga familje fetare apo ku ta di une....! Nuk gjykohet feja ne baze te pasueseve te atij besimi fetar. Vetem arabet nuk e perfaqesojne Islamin, as vetem shqiptaret, as nje grup i caktuar, nje popull, fis etj...! Duhet pasur parasysh keto gjera para se t'gjykojme Islamin.


Une spo gjykoj Islamin thjeshte me ate qe kam pare flas, tani smund ta bredh tere boten per te pare se si eshte ne cdo vend Islami. Por meqe feja e ka preardhjen nga vendet arabe, keta duhet ta perfaqesojn fillimishte fen pastaj si pasoj vendet e tjera. Gjithsesi nuk kam shume informacione karshi kesaj fes me ato dituri qe kam ato shpreh. Sa per ta ditur e them sdua te hap debatime kot. :)
 
Titulli: Këshilla rreth bashkëshortësisë ( Nikahut )

tani smund ta bredh tere boten per te pare se si eshte ne cdo vend Islami.

Nuk ke nevoje te bredhesh per t'shtuar dituri me shume rreth nje besimi fetar. Mendon ti se une kam shkuar ne Vatikan apo ne ndonje vend tjeter te krishtere qe kam mesuar rreth krishterimit bie fjala ?
 
Back
Top