Keshilla prinderimi :D

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Nga Dalia Mogahed

Shpesh kërkoj këshilla rreth edukimit tē adoleshentëve rebelë. Dhe unë që mendoj në atë moment "ju lutem më tregoni dhe mua kur të zbuloni se si mund të merremi me ta " Jam gati të ndaj një pjesë. E di që është e vështirë si ferri.

1. Dijeni këtë: fëmijët tuaj janë qenie njerëzore të ndara, jo një reflektim i juaji. Ata nuk janë trofe. Ato nuk mund të jenë zgjerime të ambicieve tuaja, ëndrrat e paplotësuara ose të jenë kompensim i asaj që nuk arritët dot ju. Ata nuk ekzistojnë për të qenë përmbushja juaj. Ata janë shërbëtorë të Zotit. Lejoni atyre ëndrrat e tyre, personalitin që duan dhe të kenë qëllimet e tyre individuale.

2. Edhe nëse ata nuk jua thonë, ju jeni ende shembulli i tyre i parë dhe më i madh. Bëhu një person që ata mund ta respektojnë dhe admirojnë pa u turpëruar. Punoni për veten në mënyrë që të bëheni lloji i burrit apo gruas që ju do dëshironit të shiheshit si shembull për ata kur të rriten . Bëhu roli model. Ji i butë, bujar dhe i durueshëm nëse kjo është ajo që do të donit për ta. Thirrni prindërit tuaj. Gatuani për mikun tuaj të sëmurë. Ata do të bëjnë atë që bëni, jo atë që thoni.

3. Njerëzit kanë të paktën tre nevoja thelbësore: sigurinë, përkatësinë dhe qëllimin. Ata do t'i gjejnë mënyra për ti plotësuar këto nevoja, ose do të shuajnë papërmbushjen e tyre, në një mënyrë ose në tjetrën. Nëse shtëpia nuk siguron një hapësirë të sigurt për të qenë kush janë dhe për t'u dashur, ata do ta gjejnë atë diku tjetër. Nëse shtëpia dhe xhamia nuk janë një vend i përkatësisë, ata do ta gjejnë atë diku tjetër. Nëse ata nuk kanë një kuptim apo qëllim në shtëpi përveç shmangies së dënimit, ata do ta kërkojnë atë diku tjetër ose do të shuajnë mungesën.

4. Fëmijët tuaj ndoshta do t'ju zhgënjejnë me raste, ose edhe shumë herë. Kthejuni pikës numër një. Ju mund të bëni gjithçka të përkryer por ende nuk mund të keni një fëmijë të përsosur. Nuk është faji yt. Profetët kishin fëmijë që u rebeluan. Kjo nuk do të thotë që ke dështuar. Ata nuk janë një vazhdimësi e cfarë ishit ju të rinj. Ne jemi përgjegjës vetëm për veprimet dhe qëllimet tona, jo për mënyrën se si sillen të tjerët, madje as për fëmijët tanë. Mos lejoni të ndiheni fajtor.

5. Nëse fëmijët tuaj janë të përsosur, lavdëroni Zotin, jo veten. Mos i merrni lëvdatat mbi shpatullat tuaja. Fëmijët janë një dhuratë, si shëndeti apo pasuria. Ata që thonë "është për shkak të përpjekjes sime" gabojnë. Mos u ndjeni më superior ndaj një prindi tjetër që po lufton beteja tē cilat ju nuk i dini.
 
Shkeputur nga libri Profeti i Khalil Gibran

Femijet!
Një grua me foshnjë në gji i tha: Folna për Fëmijët.
Dhe ai u përgjigj:
Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj.
Fëmijët janë bijtë dhe bijat e dëshirës së jetës për veten.
Ata vërtet vijnë nëpërmjet jush, por jo nga ju, Ndonëse me ju rrinë, juve nuk ju përkasin.
Dashuri mund t’u jepni, por mendimet tuaja jo,Sepse ata kanë vetë mendimet e tyre.
Sepse trupat e tyre mund t’i bujtni, por jo shpirtrat, Sepse ndër shtëpitë e së nesërmes banojnë shpirtrat e tyre, ku ju, kurrë s’mund të shkelni, madje as ndër ëndrrat tuaja.
Mund të rrekeni të jeni si ata, por mos u mundoni t’i bëni si veten.
Sepse jeta mbrapsht nuk ecën, as me të djeshmen nuk vonohet.
Ju jeni harku, prej të cilit si shigjeta të gjalla fëmijët tuaj u lëshuan.
Drejt pafundësisë e hedh Harkëtari shigjetën, Ai me fuqinë e Tij ju tendos, që sa më larg e më shpejt shigjetat e Tij të fluturojnë.
E gëzueshme qoftë tendosja juaj në duart e Harkëtarit; E do Ai shigjetën që fluturon, por po ashtu do edhe harkun që qëndron.
 
Sa te dobishme keshillat me siper.
Prinder pa gabime s`ka,por le te urojme ,te jemi nga ata prinder qe bejne sa me pak gabime kundrejt femijeve tyre.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top