sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Këshilla për femrat nga njerëz të famshëm Revista “Forbes”: Cilat janë gjërat që duhet të ndryshoni këtë vit
Specialistët nga fushat e ndryshme japin këshilla për një vit të suksesshëm
Pema e Krishtlindjeve tashmë po thahet. Pushimet kanë kaluar dhe viti i ri ka mbërritur e si çdo vit tjetër ne vrasim mendjen për ndryshimet që do bëjmë në jetën tonë. Fillimi i një viti të ri sjell gjithmonë shpresën dhe dëshirën për ndryshime. Revista “Forbes” ofron këshilla nga njerëz të famshëm për femrat.
Një prej gjërave më të rëndësishme që gratë mund të bëjnë për karrierën e tyre është të kërkojnë. Ato duhet të kërkojnë më shumë të ardhura, më shumë përgjegjësi e më shumë para. Shpeshherë femrat nuk kërkojnë atë për të cilën kanë nevojë dhe kjo është arsyeja pse shumë prej tyre nuk paguhen aq sa duhet akoma. Suze Orman, specialiste financash personale dhe autore e librit “Femrat dhe paratë” i këshillon gratë që të mos e trajtojnë veten sikur janë në shitje. Nëse nuk mund të vini një vlerë reale të asaj që bëni kjo u ul vlerën edhe ju personalisht. Nëse zhvlerësoni atë që bëni edhe ata përreth jush do ju zhvlerësojnë ju. Jepini pushtet vetes aq sa mund t’i jepeni. Pushteti vjen nga ajo që jeni ju e jo nga ajo që keni dhe transformimi fillon me mënyrën se si i lejoni të tjerët t’u trajtojnë. Dhe moda nuk duhet lënë pas dore. Duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur me ekonominë ne të gjithë bëjmë llogari me kujdes kur blejmë rroba. Ndaj, kryesore është që femrat të blejnë gjërat më të rëndësishme, siç janë një palë këpucë të zeza dhe një çante e madhe që nxë gjithçka duhet. Xhaketat pak mashkullore janë shumë në modë këtë vit. Gjëja më kryesore është që femrat të sillen si femra. Femrat po mësohen gjithnjë e më shumë të kenë sukses në punë e kjo po i kthen gati në të pandjeshme, kur vjen puna tek çështjet sentimentale. Vlera e të qenit dhe të sjellurit në mënyrë femërore nuk duhet lënë mënjanë asnjëherë.
Financa
Këshilla nga Suze Orman – specialiste financash personale dhe autore e librit “Femrat dhe paratë” ofron këshillat për vitin 2010.
Mos e trajtoni veten sikur jeni në shitje. Nëse nuk mund të vini një vlerë reale të asaj që bëni kjo u ul vlerën edhe ju personalisht. Nëse zhvlerësoni atë që bëni edhe ata përreth jush do ju zhvlerësojnë ju. Jepini pushtet vetes aq sa mund t’i jepeni. Pushteti vjen nga ajo që jeni ju e jo nga ajo që keni dhe transformimi fillon me mënyrën se si i lejoni të tjerët t’u trajtojnë.
Shëndeti
Këshilla nga Sanjay Gupta – kirurg dhe korrespondent i seksionit mjekësor për televizionin “CNN”.
Vetja juaj duhet të jetë prioritet në vitin 2010. Mendoj se problemi më i madh për gratë është se ato kanë aq shumë gjëra për të bërë sa e lënë veten pas dore. Një nga gjërat më të rëndësishme këtë vit është që klasifikojnë problemet e tyre shëndetësor dhe të kujdesen për veten në detaje. Ushtrimet fizike janë diçka e domosdoshme.
Stili
Këshilla nga Rachel Zoe – stiliste e njerëzve të famshme dhe konsulente e revistave të modës.
Duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur me ekonominë ne të gjithë bëjmë llogari me kujdes kur blejmë rroba. Ndaj, kryesore është që femrat të blejnë gjërat më të rëndësishme, siç janë një palë këpucë të zeza dhe një çante e madhe që nxë gjithçka duhet. Xhaketat pak mashkullore janë shumë në modë këtë vit.
Dashuria
Këshilla nga Patti Stanger – yll i reality shoë-t “Bravo” dhe themeluese e “Millionaire’s Club”.
Gjëja më kryesore është që femrat të sillen si femra. Femrat po mësohen gjithnjë e më shumë të kenë sukses në punë e kjo po i kthen gati në të pandjeshme, kur vjen puna tek çështjet sentimentale. Vlera e të qenit dhe të sjellurit në mënyrë femërore nuk duhet lënë mënjanë asnjëherë.
Familja
Këshilla nga Hedi Murkoff – autore e librave “اfarë të prisni kur jeni shtatzënë dhe çfarë të prisni vitin e parë”
Duhet pasur parasysh që nënat e vërteta nuk janë përfekte. Nënat e reja dhe të gjitha nënat duhet të pranojnë këtë vit se nuk mund të bëjnë gjithçka e njëkohësisht të bëjnë gjithçka mirë. Ato duhet të fokusohen në gjërat që janë më të rëndësishme, si fëmijët, partneri dhe puna.
Palestra
Këshilla nga Jillian Michaels – trajnere në jetën reale dhe trajnere në shoun televiziv “The Bigest loser”.
Që të jeni në formë në vitin 2010 duhet të ndryshoni qëndrimin tuaj. Nëse mendoni për gjithçka tjetër më të rëndësishme, si fëmijët, bashkëshorti e puna, atëherë s’do jeni asnjëherë në gjendje të filloni të stërviteni dhe të mbani trupin tuaj në formë. ثshtë më mirë të kurseni nga një kafe çdo ditë dhe të shkoni në palestër.
Mirëqenia
Këshilla nga Mallika Chopra – specialist i të jetuarit të shëndetshëm.
Ndaluni një moment dhe mendoni se çfarë do të thotë balanca për ju. Krijoni një kënd të gjërave të rëndësishme për vitin 2010. Në këtë kënd mund të jenë foto të fëmijëve tuaj, apo foto nga plazhi e gjithçka që mund t’u shërbejë për t’u qetësuar kur të keni nevojë. Gjeni kohën për të bërë gjërat që u pëlqejnë.
Ushqimi
Këshilla nga Paula Deen – kuzhiniere e shquar e “Food Network”.
Mos e ktheni gatimin në një punë rutinë e të bezdisshme për ju. Përpiquni që këtë vit ta bëni atë një aktivitet zbavitës e krijues. Duhet të mësoni të përfshini gjithë familjen në procesin e gatimit, bashkëshortin dhe fëmijët tuaj. Do e shihni se do kthehet në një aktivitet zbavitës.
Rikrijimi
Këshilla nga Padma Lakshmi – ish-modele, aktore dhe ish-bashkëshortja e Salman Rushdie.
Rruga drejt lumturisë është të bëni atë që ju pasionon në mënyrë të natyrshme. Por hapi i parë drejt mirëqenies është të zbuloni se çfarë ju pëlqen realisht. Jepini një drejtim të ri jetës suaj dhe gjeni një rrugë drejt karrierës që ju shkon më për shtat. Jini të gatshëm për të kapur mundësitë që u shfaqen. TO