Këshilla për fëmijë nga 30 deri 55 vjeç

Nga Klementin Mile*

ثshtë bërë e zakonshme të shohësh individë të rritur që sillen si fëmijë. اka i dallon fëmijët nga të rriturit janë kapriçot (tekat ose trillet). Nga këndvështrimi i shoqërisë kapriçot shfaqen si diçka e rrezikshme, pasi esenca e kapriços është arbitrariteti. Kapriçoja konstituon individin si arbitër, ndërkohë që shoqëria reduktohet në një entitet pasiv për tekat individuale. Në këtë mënyrë vendosen premisat për shkatërrimin potencial të të gjitha strukturave sociale: vlerave, programeve, roleve, personalitetit, institucioneve dhe normave. Prandaj individët që sillen si fëmijë janë të aftë të shkelin mbi familjen, karrierën, marrëveshjet dhe ligjin – vetëm e vetëm që të realizojnë tekat dhe trillet. Të jesh arbitër do të thotë të kesh lirinë për të vendosur, por kjo liri e kapriços nuk i merr në konsideratë pasojat e vendimit për veten dhe të tjerët; ajo është një liri që shfaqet si papërgjegjshmëri.

Por si ndodh që individi i rritur sillet si fëmijë? اfarë e kushtëzon këtë sjellje? Filozofi danez Kierkegaard ka zhvilluar një teori të stadeve të ekzistencës njerëzore. Sipas tij ekzistenca e njeriut kalon nëpër tri stade: estetik, etik dhe fetar. Në stadin estetik njeriu është Don Zhuan; ky është stadi i intensitetit më të fortë dhe më të përpiktë të jetës, i përqendruar në çaste të shkëputura nga njëri-tjetri, pa lidhje midis tyre. Në këtë stad ka rëndësi paradoksalizmi i ndryshimit dhe i së resë sipas motos carpe diem (kape çastin). Stadi etik formon kontrast të thellë me stadin estetik. Stadi etik është ai i angazhimit dhe besnikërisë, ku çastet nuk kanë intensitet, por ekstensitet dhe lidhen pandërprerë me njëri-tjetrin duke vendosur bazën për gjëra të qëndrueshme. Në këtë stad gjendet për shembull martesa. Stadi fetar ruan disa elemente prej dy stadeve të mëparshme, por në atë mënyrë që ata shkatërrojnë njëri-tjetrin. Në këtë stad çasti fiton intensitet më të fortë, duke e rrokur plotësisht kohën në unitetin tërësor dhe absolut të saj. Ky çast është absoluti që e kapërcen kohën falë përsëritshmërisë, me qëllim që të arrihet çka na është mohuar: përjetësia.

Individi i rritur sillet si fëmijë vetëm kur këto stade nuk ndjekin rendin normal të tyre – pra, kur nuk fillohet me stadin estetik, për të vijuar pastaj me atë etik dhe në fund atë fetar. Ekzistenca e disa njerëzve mund të fillojë me stadin etik, e kjo do të thotë që ata e përjetojnë në moshë të papërshtatshme stadin estetik ose fetar. Po ashtu ekzistenca e të tjerë njerëzve mund të fillojë me stadin fetar, e kjo sjell përjetimin në moshë të papërshtatshme të stadit estetik ose etik. ثshtë e qartë se njeriu është i dënuar t’i përjetojë të tria këto stade të ekzistencës, por ajo që bën diferencën është rendi i përjetimit.

Në terma të tjerë, stadi estetik lidhet me të bukurën, stadi etik me të mirën dhe stadi fetar me të shenjtën. Ta fillosh ekzistencën prej stadit etik, në radhë të parë do të thotë ta vëzhgosh botën me anë të kodit etik e mirë / e keqe dhe të priresh drejt së mirës duke e shmangur të keqen. Kështu, filtri parësor nëpër të cilin kalon gjithçka – si gjërat ashtu dhe njerëzit – është mirësia. Pra është e domosdoshme, mbi të gjitha, që diçka të jetë e mirë. Në këtë mënyrë njeriu e kufizon jetesën e vet brenda sferës së mirësisë dhe, vetëm nëse e kalon filtrin e mirësisë, mund të hyjë në jetën e tij ndonjë gjë e bukur ose e shenjtë. Bukuria dhe shenjtëria janë derivate, ose, po të shprehemi me gjuhën logjike, predikate. Pra për njeriun që e fillon ekzistencën me stadin etik ka vetëm dy mundësi: të zgjedhë një të mirë të bukur, ose një të mirë të shenjtë. Por të pretendosh që vetëm e mira është e bukur, ose që vetëm e mira është e shenjtë, do të thotë të mbyllësh sytë para realitetit të botës, ku ka edhe bukuri pa mirësi edhe shenjtëri pa mirësi. Realiteti hakmerret për këtë mbyllje fatale të syve, duke i shfaqur njeriut më vonë, kur ky i hap sytë në një moshë të papërshtatshme, bukuri dhe shenjtëri të parezistueshme prej sferës së të keqes.

E njëjta gjë ndodh me individin që e fillon ekzistencën me stadin fetar. Edhe për të ka vetëm dy mundësi: të zgjedhë një të shenjtë të bukur, ose një të shenjtë të mirë, me pretendimin që vetëm e shenjta është e bukur, ose që vetëm e shenjta është e mirë. Edhe në këtë rast realiteti hakmerret duke i shfaqur njeriut në një moshë të mëvonshme bukuri dhe mirësi të parezistueshme dhe aspak të shenjta, të cilat e tundojnë pareshtur. Në këto kushte njeriu gjendet i papërgatitur për të përdorur arsyen dhe përvoja nuk e ndihmon aspak; përkundrazi, është pikërisht përvoja (kalimi anormal i stadeve të ekzistencës) që e dënon t’i jepet kapriços dhe tundimit për të shkatërruar të gjitha strukturat sociale.

Mapo.al
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top