KRAHASIMI I FEMIJEVE!
Një nga zakonet më të këqia, që ne pa menduar fare, vazhdojmë ta përdorim, është krahasimi I një individi me një tjetër. Krahasimin e përdorim sidomos te fëmijët, psh: “ai fëmija i X bën këtë gjë, ndërsa ky i joni rri si dudum”. Nuk mjafton krahasimi por vazhdojmë edhe me etiketimin për ta plotësuar kuadrin. Kjo papërgjegjshmëri i ka pushtuar të gjithë pa përjashtim me shkollë dhe pa shkollë. Edhe pse ekziston dhe një thënie e urtë, që tërheq vëmëndjen si: “asgjë nuk e vret lumturinë më shumë se krahasimi”, ne vazhdojmë pa përfillur asgjë. Prindër mos e krahasoni fëmijën tuaj, me fëmijën e të tjerëve. Edhe ju vetë, kur ju krahasojnë me dikë tjetër, ndiheni keq, atëhere pse e bëni këtë gjë me fëmijën tuaj? Të ndjerit keq, mban gjallë pasigurinë, dyshimin dhe mbi të gjitha, mendimin e keq për veten dhe frikën nga tjetri, qoftë ky edhe prindi. Lira Gjika

Attachments
Redaktimi i fundit: